Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Përdorimet

Preventivë tek komplikimet e ishemi-së kardiake, preventivë e shkurtër (një muaj) tek infarkt i miokard-it (infarkt i miokardit), tek pacientët me angina jostabile që nuk reagojnë në trajtim me terapi konvencionale.

Kundërpërdorimet

Hemorragji intern-e aktive, tek intervenimet kirurgjik-ale, tek traumat intrakranial-e (në kokë) apo intra-spinal-e (kolona vertebrale) në dy muajt e fundit, neoplazmë (tumor) intrakraniale, malformacione arteriovenoze, aneurizëm, hipertension të rëndë, hemorragji, trombocitopeni, vaskulit, retinopati (patologji të retinës nga hipertensioni ose diabet-i) hipertensive ose diabetike.

Efektet anësore

Manifestime hemorragjike, ndjesi të vjelle,  vjellje, hipertension, bradikardi, dhimbje gjoksi, dhimbje shpine, dhimbje koke, ethe, trombocitopeni, rrallë tamponada e zemrës, reaksion të mbindjeshmërisë.

Dozimi

Të rriturit: Në fillim me injeksion intravenoz për 1 min, 250 mcg/kg, pastaj me infuzion I.V, 125 nanogram/kg/minutë (maksimalisht 10mcg/minutë).

Format farmaceutike dhe dozat

Injeksion: 2 mg/mL.

Përdorimet

Profilaksi e krijimit të gurë-ve në veshka të acidit urik (urik acidi) dhe oksalatit të kalcium-it (okstalozë).

Kundërpërdorimet

Sulmi akut i gihtit nuk trajtohet me allopurinol por të vazhdohet me të, kurse sulmi të trajtohet në mënyrë të veçantë.

Efektet anësore

Urtikarie (njolla të kuqe), të tërhiqet terapia; nëse është urtikarie mesatare rifillo me kujdes, por të ndërpritet nëse kjo rishfaqet-reaksionet e mbindjeshmërisë shfaqen rrallë dhe përfshijnë ethe, adenolimfomë, artralgji (dhimbje të artikulacion-eve), dhe eozinofili që i ngjan sindroma Stevens-Johnson ose Lyell Morbus, vaskulit (infeksion i enëve të gjaku-t), hepatit (infeksion i qelizave të mëlçisë), nefrit intersticial (infeksion i veshkave) dhe shumë rrallë epilepsi; çrregullimet gastrointestinal-e (stomak-zorrë); pafuqishmëri, dhimbje koke, vertigo (humbje ekuilibri), marrje mendsh, çrregullime të të parit dhe shijes, hipertension (tensioni arterial i rritur), depozitim pa simptomë i ksantineve në muskuj, alopeci (rënie flokësh), hepatotoksicitet (helmim i mëlçisë), parestezi (letargji nervore) dhe neuropati (patologji nervore), çrregullime të pasqyrës së gjakut (përfshirë leukopeni, trombocitopeni, anemi hemolitik-e dhe anemia aplastike sekondar-e).

Dozimi

Fillimisht jepen 100-300 mg në ditë si dozë e vetme, më mirë para ushqimit, pastaj doza rregullohet varësisht nga koncentrimi plazma-tik ose urinar i acidit urik; doza e rëndomtë e mbajtjes në rastet mesatare është 100-200 mg në ditë, në rastet mesatarisht të rënda 300-600 mg në ditë, në rastet e rënda 700-900 mg në ditë; dozat mbi 300 mg jepen në doza të ndara; tek fëmijët në rastet e neoplazmë-s, (tumor), çrregullimeve enzimatik-e: 10-20 mg/kg në ditë ose 100-400 mg në ditë.

Dozat dhe format farmaceutike

Tableta: 100 mg, 300 mg.

Përdorimet

Infeksionet urinare, infeksionet e traktit të poshtëm respirator (mushkëritë), gonorre pa komplikime, uretrit dhe cervicit jo-gonorreal, septikemi (sepsis), infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta.

Efektet anësore

Shih shënimet më lart. Është raportuar gjithashtu takikardi, hipotension (ulja e tensionit) kalimtar, reaksione të vaskulit-it (inflamacion i enëve të gjakut), anksiozitet (ankth), qëndrim jostabil dhe tremor (dridhje), hipostazë, neuropati, simptomë ekstrapiramidal-e, reaksione psikotike (të ndërpritet terapia); shumë rrallë ndryshime në glukozë-n në gjak, raste të izoluara të pneumoni-së, verdhëza kolestatike (bllokim të rrugëve biliar-e), hepatit (infeksion i mëlcisë), nefrit intersticial (infeksion i nefroneve të veshkave); hipotensioni dhe reaksione lokale tek dhënia e infuzion-it intravenoz (përfshirë tromboflebit).

Dozimi

Nëpërmjet gojës tek infeksionet urinare: 200-400 mg në ditë preferohet në mëngjes, të rritet tek infeksionet e traktit të sipërm respirator (bronket, trakeja, laringu) deri në 400 mg në ditë.

Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (mushkëri): 400 mg në ditë preferohen në mëngjes, të rritet nëse është e nevojshme deri në 400 mg dy herë në ditë.

Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: 400 mg, dy herë në ditë.

Gonorre pa komplikime: 400 mg si një dozë e vetme.

Uretrit (infeksion i uretereve) dhe cervicit (infeksion i qafës) jogonokokal: 400 mg në ditë si dozë e vetme ose e ndarë në dy doza.

Nëpërmjet infuzionit intravenoz (më së paku gjatë 30 minutash për çdo 200 mg), infeksionet e komplikuara të traktit urinar 200 mg në ditë.

Infeksionet e traktit të poshtëm respirator (mushkëri): 200 mg 2 herë në ditë.

Septikemi (sepsis): 200 mg dy herë në ditë.

Infeksionet e lëkurës dhe të indeve të buta: 400 mg 2  herë në ditë.

Në infeksionet e rënda ose të komplikuara: doza mund të rritet deri në 400 mg 2 herë në ditë.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 200 mg, 400 mg.

Injeksion: 2 mg/mL 50 mL, 2 mg/mL 100 mL.

Amoksicilinë+Acid klavulanik

Përdorimet

Infeksionet në të cilat shtamet e bakterieve prodhojnë beta-laktamazë (në të cilat përdorimi vetëm i amoxicillin-ës nuk është përkatës) përfshirë infeksionet e traktit respirator (aparati i frymëmarrjes), urogjenital dhe abdominal (barkut), celulitin, pickimet e insekteve dhe shtazëve, infeksionet e rënda stomatologji-ke me celulit të përhapur.

Kundërpërdorimet

Ndjeshmëria në penicilin-ë; histori e verdhëzës kolestatike që është si pasojë e përdorimit të koamoksiklavit.

Efektet anësore

Sikurse te amoxicillin-a; hepatit, verdhëz kolestatike (nga bllokimi i rrugëve biliar-e të mëlçisë), eritemë multoform, sindroma Stevens-Johnson, nekrolizë epidermike topikale (shkatërrim i epidermës), dermatit eksfoliativ (infeksion i lëkurës), është raportuar edhe vaskulit (infeksion i enëve të gjaku-t); rrallëherë manifestohet edhe zgjatje e kohës së gjakrjedhjes, marrje mendsh, dhimbje koke, konvulsion (posaçërisht me doza të larta ose në insuficiencë të veshkave), ngjyrosje sipërfaqësore e dhëmbëve dhe precipitim, flebit (infeksion i venës) në vendin e dhënies së injeksion-it.

Dozimi

Oral-isht (nga goja), i shprehur si amoxicillin 250 mg në çdo 8 orë, kurse në raste të rënda doza dyfishohet.

Fëmijët 2 muajsh-2 vjeç marrin nga 20-40 mg/kg/ditë të ndarë në 3 doza.

Fëmijët 1-6 vjeç marrin nga 125 mg shurup çdo 8 orë. Te rastet e rënda doza dyfishohet.

Format farmaceutike dhe dozat

Clavam 1.2 g inj, Klavunat 625 mg film tab (forte), 156.25 mg/5ml susp(shurup), 312.5 mg/5ml susp (shurup), Klaks 625 mg film tab, 1 g film tab, 228mg/5ml susp(shurup), 457 mg/5ml.

Djegia e shputave të këmbëve

Ndjesia e djegies tek shputat e këmbëve mund të shkaktohet nga dëmtimi i nervave të këmbëve, që ndryshe quhet neuropati. Shumë sëmundje mund të shkaktojnë këtë ndjesi djegie tek shputat e këmbëve, por diabet-i është një nga shkaqet kryesore. Pjesa më e madhe e kurave për këtë gjendje mjekësore fokusohen tek parandalimi i dëmtimeve të mëtejshme të nervave dhe lehtësimi i dhimbjes që ato sjellin.

Shkaqet e djegies tek këmbët

Zakonisht neuro-patia, dëmtimi i nervave, është shkaku kryesor i djegies tek këmbët. Fibrat e dëmtuara të nervave mund të bëhen hiperaktive dhe humbin funksionin e tyre. Nervat e dëmtuara i dërgojnë sinjale të paqena dhimbjeje trurit edhe pse nuk ka ndonjë dëmtim apo plagë. Tek shumica e njerëzve me neuropati, nervat e këmbëve dëmtohen në fillim tek mbaresat më të largëta nervore. Këta njerëz ndonjëherë përjetojnë dhe cimbime dhe mpirje të këmbëve.
Diabeti është deri tani shkaku kryesor i djegies së këmbëve. Ka dhe shumë gjendje mjekësore që shkaktojnë neuropati si:

  • Sëmundja kronike e veshkave (uremia);
  • Mungesa e vitaminave (vitamina B kompleks-B1 dhe me raste B6);
  • Abuzim me alkool-in;
  • Niveli i ulët i hormoneve tiroidiene (hipotiroidizëm);
  • HIV (human immunodeficiency virus);
  • Polineuropati e amiloidit;
  • Efektet anësore të medikamenteve, duke përfshirë dhe kimioterapinë, overdozën e vitaminave B6, mjekimet e HIV-it, izionazidi, aminodaroni, metformin etj;
  • Helmimi nga metalet e rënda (merkuri, arseniku dhe plumbi);
  • Vaskulit (inflamacion i vena-ve të gjakut);
  • Sarkoidozë;
  • Sindroma Guillain-Barre;
  • Sëmundjet arterial-e;
  • Edemë ose mosqarkullimi i lëngjëve;
  • Hipertension.

Përveç neuropatisë, infeksionet dhe inflamacioni këmbëve mund të japë dhe një ndjesi djegie. Më e rëndomta nga këto infeksione është dhe ajo që njihet si këmbët e atletit, një infeksion i lëkurës që shkaktohet nga myku.
Sëmundja e arterie-ve periferike gjithashtu mund të shkaktojë djegie të këmbëve. Qarkullimi i pakët i gjakut tek pjesa e këmbëve mund të shkaktojë dhimbje, cimbim dhe ndjesi djegie, veçanërisht kur ecim.