10 shenjat e hershme të shtatzënisë

A mund të jeni shtatzënë? Disa simptoma mund të shfaqen afërsisht në kohën kur nuk iu kanë ardhur periodat, apo një javë apo dy më vonë. Në fakt, 7 nga 10 gra kanë simptoma në kohën kur ato janë gjashtë muaj shtatzënë.

Në qoftë se ju nuk mbani shënim për ciklin tuaj menstrual ose ai ndryshon shumë nga muaji në muajin pasues, ju mund të mos jenin e sigurt se kur duhet të prisni periodën tuaj. Por në qoftë se ju filloni të përjetoni disa nga simptomat e mëposhtme (jo të gjitha gratë i kanë ato të gjitha) dhe pyesni përse juve nuk u kanë ardhur periodat, fare mirë mund të jeni shtatzënë. Bëni në shtëpi testin e shtatzënisë dhe do ta gjeni atë me siguri.

1. Mospëlqimi i ushqimit

Në qoftë se jeni shtatzënë, nuk është e pazakontë që të ndjeheni e zmbrapsur nga aroma e një sanduiçi të Bolonjës ose një filxhani kafe dhe për disa aroma për të shkaktuar refleks-in e të vjellit. Megjithëse askush nuk e di këtë me siguri, ky mund të jetë një efekt anësor nga estrogjenet që rriten me shpejtësi në sistemin tuaj. Gjithashtu mund të gjeni se disa ushqime që më parë i pëlqenit papritur janë plotësisht të neveritshme për ju.

2. Ndryshime të humorit

Është e zakonshme që gjatë shtatzënisë ju të keni ndryshime të befta të humorit, pjesërisht për shkak të ndryshimeve hormonale që prekin nivelet tuaja të neuro transmetuesve (korrierëve kimikë në tru). Çdo njeri reagon ndryshe ndaj këtyre ndryshimeve. Disa nëna të ardhshme përjetojnë emocione të shtuara, edhe të mira edhe të këqija, të tjera ndjehen më shumë në depresion ose plot ankth.

Shënim: Në qoftë se ju jeni ndjerë e trishtuar ose e pashpresë ose e paaftë t’ia dilni mbanë me përgjegjësitë tuaja të përditshme, ose mendoni t’i bëni dëm vetes, drejtojuni menjëherë mjeku tuaj ose një profesionisti t shëndetit mendor.

3. Fryrje abdominale

Ndryshimet hormonale në shtatzëninë e hershme mund t’ju bëjnë të ndiheni e fryrë, njëlloj si ndjesia që disa gra kanë para periodave të tyre. Ja sepse rrobat tuaja mund të ndjehen si më të ngushta se zakonisht në bel.

4. Urinim i shpeshtë

Sëmundja e virusit Ebola

Fakte të rëndësishme

  • Sëmundja e virusit Ebola, që më parë njihej si ethja hemorragjike Ebola, është një sëmundje e rëndë, shpesh vdekjeprurëse për njerëzit.
  • Epidemitë Ebola kanë një përqindje të vdekshmërisë deri në 90%.
  • Epidemitë Ebola ndodhin kryesisht në fshatrat e prapambetur në Azinë Qendrore dhe në Afrikën Perëndimore, pranë pyjeve tropikale.
  • Virusi transmetohet tek njerëzit nga kafshë të egra dhe përhapet në popullsi nëpërmjet transmetimit nga një person tek tjetri.
  • Lakuriqët e natës të familjes Pteropodidae konsiderohet se janë strehuesit në natyrë të virusit të Ebolas.
  • Pacientët e sëmurë rëndë kanë nevojë për një përkujdesje intensive. Nuk ekziston ende ndonjë mjekim i licencuar ose ndonjë vaksinë për përdorim tek njerëzit dhe kafshët.

Fillimisht Ebola është shfaqur në vitin 1976 në dy epidemi njëkohësisht, në Nzara (Sudan) dhe në Yambuku (Republika Demokratike e Kongos). E fundit ishte në një fshat pranë lumit Ebola, nga i cili e ka marrë emrin sëmundja.

Virusi i Ebola-s është një nga tre pjesëtarët e familjes Filoviridae, krahas familjes Marburgvirus dhe Cuevavirus. Familaj Ebolavirus përmbledh 5 specie të veçanta:

  1. Bundibugyo ebolavirus (BDBV);
  2. Zaire ebolavirus (EBOV);
  3. Reston ebolavirus (RESTV);
  4. Sudan ebolavirus (SUDV);
  5. Taï Forest ebolavirus (TAFV).

BDBV, EBOV dhe SUDV janë shoqëruar me epidemi të mëdha të EVD në Afrikë ndërsa nuk thuhet kjo për RESTV dhe TAFV. Speciet e RESTV, të gjetura në Filipine dhe në Kinë mund të infektoj-në qeniet njerëzore, por deri tani nuk është raportuar ndonjë sëmundje apo vdekje nga këto specie.

Transmetimi

Ebola transmetohet në popullsinë njerëzore nëpërmjet kontaktit nga afër me gjaku-n, sekrecionet, organ-et apo lëngjet e tjera të kafshëve të infektuara. Në Afrikë, infeksioni është dokumentuar se vjen nga kontakti me shimpanzetë, gorillat, lakuriqët e natës, majmunët, antilopat e pyllit, të gjetura të gjalla apo të ngordhura në pyllin tropikal.

Përdorimet

Parandalimi i hedhjes së transplanteve të palcës së kockave, veshkave, mëlçisë, pankreas-it, zemrës dhe transplantimi-t zemër-mushkëri si dhe për profilaksi dhe trajtim të sëmundjeve: transplanti kundër nikoqirit (graft-versus-host).

Kundërpërdorimet

I kontraindikuar tek pacientët me tejndjeshmëri në bar.

Efektet anësore

Tremor, dhimbje koke, konfuzion, hipertension, sinusit (infeksion i sinus-eve), pështirosje, vjellje, diarre, nefrotoksicitet (helmim i veshkave), anemi, leukopeni, trombocitopeni, anemi hemolitik-e, hepatotoksicitet (helmim i mëlçisë), infeksione, anafilaksi, ginekomasti (rritje e gjinjve në patologji).

Dozimi

Të rriturit dhe fëmijët: 15 mg/kg P.O. 4-12 orë para transplantimit dhe vazhdohet post-operativisht çdo ditë 1-2 javë . Pastaj doza zvogëlohet 5% çdo javë deri në dozën mbajtëse prej 5-10 mg/kg në ditë. Dozimi alternativ është 5-6 mg/kg injeksion intravenoz (I.V) 4-12 orë para transplantimit. Dozimi post-operativ (pas operacionit) të vazhdohet derisa pacienti toleron formën oral-e të trajtimit.

Format farmaceutike dhe dozat

Solucion oral: 100 mg/mL.

Injeksion: 50 mg/mL.

Kapsula: 25 mg, 50 mg, 100 mg.

Përdorimet

Sëmundjet e syrit: Për mjekimin lokal të infeksioneve nga herpes simplex.

Antiviralët: Trajtim dhe profilaksi e herpesit rekurent të lëkurës dhe mukozave (HSV-1 dhe HSV-2); herpes simplex encealit; herpes zoster; herpesi gjenital.

Kundërpërdorimet

Sëmundjet e syrit: Pacientët me mbindjeshmëri ndaj barit.

Efektet anësore

Sëmundjet e syrit: Djegie të lehta dhe kalimtare, menjëherë pas përdorimit të pomadës, blefarit (infeksion i qerpikëve), konjuktivit (infeksion i konjuktivë-s së syrit).

Antiviralët: Inflamacion lokal në vendin e injektim-it; letargji; marrje mendsh; ndjesi të vjelle; tremor (dridhje); halucinacion; çrregullim në funksionin e mëlçisë dhe veshkave.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit

Sëmundjet e syrit: 5 herë në ditë, çdo 4 orë, në sasi të vogla, brenda pjesës së poshtme të qeskës konjuktivale (kapakëve) duke mos e përdorur natën, të paktën tri ditë.

Antiviralët:

  • Herpes simplex: Oral-isht (nga goja), 200 mg 5 herë në ditë; fëmijët nën 2 vjeç ½ e dozës së të rriturit; në parandalimin e rekurrencës (përsëritjes) 200 mg 4 herë në ditë; mundësisht të  rregullohet në 200 mg  2-3 herë në ditë, 6-12 muaj pa ndërprerje;
  • Herpes zoster: 800 mg 5 herë në ditë (7 ditë); fëmijët nën 2 vjeç, 20 mg/kg  4 herë në ditë; 2-5 vjeç, 400 mg 4 herë në ditë.

Me injeksion intravenoz (I.V):

  • Herpes simplex, zoster, herpesi gjenital fillestar, 5 mg/kg çdo 8 orë (5 ditë).
  • Herpes simplex, encefalit 10 mg/kg, çdo 8 orë (10 ditë).

Te fëmijët: Deri 12 vjeç, 250 mg/m2, çdo 8 orë (5 ditë); në herpes simplex encefalit, 500 mg/m2, (10 ditë);

Me rrugë lokale në lëkurë 4 herë në ditë (5 ditë); në sy, 5 herë në ditë (3 ditë).

Format farmaceutike dhe dozat

Sëmundjet e syrit: 

Pomadë për sy: 3.5%;

Pomadë për lëkurë: 5%.

Gripi i derrit: Një analizë e detajuar në lidhje me këtë virus famëkeq

Gripi i derrit, i njohur gjithashtu si gripi H1N1 i tipit A, është një sëmundje njerëzore. Njerëzit e marrin sëmundjen nga njerëz të tjerë, jo nga derrat.
Sëmundja u quajt fillimisht gripi i derrit sepse virusi që shkakton sëmundjen, u shpërnda në fillim nga derrat e gjallë (tek të cilët ky virus u zhvillua) tek njerëzit. Ky virus është në fakt një kombinim, një përzierje e gjeneve të virusit të gripit të shpendëve, derrave dhe njerëzve. Shkencëtarët janë ende duke debatuar mbi emrin që duhet të ketë ky lloj gripi, por shumica e njerëzve e njohin atë si virusi i gripit të derrit H1N1.

Viruset e gripit të derrit që zakonisht përhapen mes derrave, nuk janë të njëjtat viruse të gripit të njerëzve. Gripi i derrit nuk i infekton shpesh njerëzit dhe rastet e rralla që kanë ndodhur në të kaluarën kanë prekur kryesisht njerëzit që kishin kontakt të drejtpërdrejtë me derrat. Por shpërthimi i tanishëm i “gripit të derrit” është i ndryshëm. Ky lloj gripi shkaktohet nga një virus i ri i gripit të derrit që ka ndryshuar në mënyrë të tillë që ta lejojë virusin të përhapet nga personi tek tjetri, pa qenë nevoja që ata të kenë kontakt me derrat.

Kjo e bën atë një virus njerëzor gripi. Për ta dalluar atë nga viruset e gripit që infektoj-në kryesisht derrat dhe nga viruset e gripit sezonal A H1N1 që kanë qenë në qarkullim për shumë vite, CDC-të (Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve) e quajnë virusin “Virusi H1N1 i 2009-ës”. Emrat e tjerë përfshijnë “H1N1 roman”, ose nH1N1 “kombinim i katërfishtë H1N1″ dhe “virusi pandemik H1N1 i 2009-ës”.

Shumë njerëz kanë imunitet, minimumi të pjesshëm ndaj viruseve sezonale H1N1, për shkak se ata kanë qenë të infektuar ose të vaksinuar kundër këtij mikro-organizmi të gripit. Këto viruse ndryshojnë gjenetikisht, e cila është arsyeja pse vaksina e gripit duhet të përmirësohet me kalimin e kohës.

Zhvillimi më dramatik këtë javë janë refleks-et. Gishtat e foshnjës do të hapen e mbyllen së shpejti, gishtat e këmbëve do të përkulen, muskujt e syve do të shtrëngohen dhe goja do të bëjë lëvizje thithëse. Në fakt, në qoftë se e vini gishtin në bark, foshnja do të përpëlitet duke reaguar, megjithëse ju nuk do të jeni në gjendje ta ndjeni këtë. Zorrët e rritura me shpejtësi sa arrijnë kordonin e kërthizës (kordoni umbilikal), do të fillojnë të lëvizin në zgavrën abdominale dhe veshkat do të fillojnë të nxjerrin jashtë urinë në fshikëzën e urinës. 2

Ndërkohë qelizat nervore shumëfishohen me shpejtësi dhe në trurin e foshnjës tuaj formohen me vrull nyje nervore. Fytyra e saj duket pa diskutim njerëzore, sytë janë zhvendosur nga anët në ballë dhe veshët janë pikërisht atje ku duhet të jenë. Nga maja e kokës në të ndenjura, foshnja juaj e ardhshme është vetëm pak më shumë se 5 cm e gjatë (afërsisht në përmasat e një limoni) dhe peshon 14.15 gram.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mitra juaj është rritur deri në atë pikë ku mjeku kujdestar tashmë mund të ndjejë majën e saj (bazën) poshtë në abdomen-in tuaj, pikërisht mbi kockën pubik-e. Ju tashmë mund të jeni në rrobat e amësisë, veçanërisht në qoftë se kjo nuk është shtatzënia juaj e parë. Në qoftë se jeni ende mjaft e vogël dhe ende jo e gatshme për veshjen e amësisë, padyshim që e keni vënë re se mesi ju është trashur dhe jeni më rehat me një veshje të çlirët, më pak kufizuese.