Si ta dini kur jeni në ovulacion?

Kur ju jeni në ovulacion (ose çlironi një vezë nga vezorja), kjo vezë ka një shans që të fekondohet. Kur ajo vezë fekondohet, ju jeni shtatzënë.

Ju jeni më së shumti pjellore nga dy deri tre ditë para ovulacionit deri në ditën kur veza është çliruar nga vezorja. Në qoftë se ju e dini kur kjo vezë çlirohet, mund të planifikoni marrëdhënie seksuale në përputhje me këtë dhe të shtoni shanset tuaja për të mbetur shtatzënë (ose për të parandaluar shtatzëninë, në qoftë se po përpiqeni të bëni këtë). Këtu janë tre mënyra për të përcaktuar se kur ndodh kjo gjë, nga më e thjeshta e deri tek më e sakta.

Numëroni ditët

Mënyra më e lehtë për të llogaritur kur çlirohet veza nga vezorja juaj është të numëroni në të kundërt. Së pari gjeni se në çfarë dite ka gjasa të fillojë perioda juaj. (Në qoftë se perioda juaj është shumë e parregullt, kjo metodë nuk do të funksionojë për ju).

Nga kjo ditë, numëroni mbrapsht 12 ditë dhe pastaj katër të tjera. Ka shumë të ngjarë që ju të keni ovulacionin gjatë këtij intervali pesë ditor. Në qoftë se ju jeni një grua nga të shumtat që kanë një cikël 28 ditor, ekziston një shans i mirë për ju që ta keni ovulacionin në ditën e 14-të. (Dita 1 është dita e periodës tuaj, dita e 28 është dita e fundit para ditës 1 të periodës tuaj pasuese).

Ju ndihmon për të numëruar ditët

Provoni kalkulatorin e ovulacionit për të bërë llogaritjet në vendin tuaj. Ai u tregon se kur ka të ngjarë që ju të keni ovulacionin pasues dhe cila është dita e duhur për të mbetur shtatzënë.

Klikoni këtu për të bërë testin.

Ndiqni dhe hidhni në grafik sinjalet e trupit tuaj

Një mënyrë më e saktë për të gjetur se kur e keni ovulacionin është të gjurmoni modelet e temperaturës së trupit tuaj dhe të shkarkimit vagina-l për një cikël apo dy. Kjo gjë është e natyrshme dhe pa kosto, por kërkon kohë dhe përpjekje.

Në qoftë se u kushtoni vëmendje këtyre sugjerimeve dhe i hidhni ato çdo ditë në një grafik, ju mund të filloni të shikoni një model që mund t’ju ndihmojë për të parashikuar se kur e keni ovulacionin pasues.

Temperatura e trupit

Kur duhet të bëni seks në qoftë se doni të mbeteni shtatzënë?

Koha është gjithçka. Sperma mund të jetojë për dy deri në tre ditë, por veza është në qarkullim për vetëm 12 deri në 24 orë. Për të rritur gjasat e konceptimit, është e rëndësishme që të bëhen marrëdhënie më shumë se një herë në kohën e ovulacionit. Një qasje e mirë është që të keni marrëdhënie seksuale një ose dy ditë përpara ovulacionit dhe përsëri në ditën e ovulacionit. Në këtë mënyrë, ka më shumë të ngjarë të keni një furnizim të shëndetshëm me spermë që pret në tubin fallopian (tubat uterine) për lëshimin e vezës.

Natyrisht koha e saktë kur një grua ka ovulacion-in nuk është krejt e qartë. Gjithçka varet nga kohëzgjatja e ciklit menstrual. Zakonisht një grua e ka ovulacionin rreth 14 ditë para periodës së pasuese të saj dhe jo në mes të ciklit sikurse mendohet zakonisht. Nëse ju keni një cikël 28-ditor, atëherë do ta keni ovulacionin nga mesi i ciklit tuaj. Por në qoftë se keni një cikël 35-ditor, ovulacioni do të jetë afërsisht në ditën e 28-të dhe jo të 17-të.

Për të përcaktuar kohën kur ju jeni me më shumë gjasa për të qenë pjellore, provoni kalkulatorin tonë të ovulacionit.

Si mund ta di kur e kam ovulacionin?

Disa gra janë të vetëdijshme se kur e kanë ovulacionin. Të tjera nuk vënë re ndonjë ndryshim. Nëse mendoni të mbeteni shtatzënë, përpiquni ta studioni ciklin tuaj menstrual për disa muaj.
Disa shenja të imta të ovulacionit janë:
• Ndjeshmëri e gjinjve;
• Ndjenjë e lehtë parehatie në mes të abdomen-it;
• Shtim i shkarkimeve vagina-le në formën e një lëngu si e bardha e vezës;
• Rritje e temperaturës bazale.

Në qoftë se periodat e mia janë të parregullta, a do të jetë më e vështirë që të mbetem shtatzënë?

Shtatzënia molare

Një shtatzëni molare ndodh kur indi që normalisht bëhet fetus, në vend të kësaj bëhet një tumor anormal në mitër. Edhe se ai nuk është një embrion, ky tumor shkakton simptomat e shtatzënisë.

Një shtatzëni molare duhet të trajtohet menjëherë. Kjo do të sigurojë që i gjithë indi të largohet. Ky ind mund të shkaktojë probleme serioze tek disa gra.

Gati 1 në 1 500 gra me simptoma të hershme të shtatzënisë ka një shtatzëni molare. Kjo do të thotë që 1 499 gra nga 1 500 nuk e kanë këtë problem.

Çfarë e shkakton shtatzëninë molare

Shtatzënia molare mendohet se shkaktohet nga një problem me informacionin gjenetik të një veze ose spermatozoidi. Janë dy lloje të shtatzënisë molare: e plotë dhe e pjesshme:

  • Shtatzënia e plotë molare. Një vezë pa informacion gjenetik fekondohet nga një spermatozoid. Spermatozoidi rritet vetë por ai mund të bëhet vetëm një bllok indesh. Ai nuk mund të bëhet një fetus. Ndërsa ky ind rritet, ai duket si një vile rrushi. Ajo mund të mbushë mitrën.
  • Shtatzënia e pjesshme molare. Një vezë fekondohet nga dy spermatozoide. Placenta bëhet tumor molar. Çdo ind i fetusit që formohet ka gjasa të ketë defekte të rënda.

Disa herë një shtatzëni e cila duket sikur është me binjakë gjendet të jetë një fetus dhe një shtatzëni molare. Por kjo ndodh shumë rrallë.

Gjërat që mund të rrisin riskun tuaj për të pasur një shtatzëni molare përfshijnë:

  • Moshën. Risku për një shtatzëni të plotë molare rritet në mënyrë që qëndrueshme pas moshës 35 vjeç.
  • Një histori e një shtatzënie molare, veçanërisht nëse keni pasur dy a më shumë.
  • Një histori aborti.
  • Një dietë e ulët me karotinë. Karotina është një formë e vitaminës A. Gratë që nuk marrin mjaftueshëm nga kjo vitaminë kanë një shkallë më të lartë të shtatzënisë së plotë molare.

Cilat janë simptomat?

Një shtatzëni molare shkakton të njëjtat simptoma të hershme si edhe një shtatzëni normale, siç është një periodë e munguar ose sëmundja e mëngjesit. Por një shtatzëni molare zakonisht shkakton edhe simptoma të tjera. Ato mund të përfshijnë:

  • Rrjedhje të gjaku-t nga vagina.
  • Një mitër më të madhe se normale.
Metodat hormonale të kontrollit të lindjeve

Hyrje në kontrollin e lindjeve

Në qoftë se një grua është seksualisht aktive dhe ajo është pjellore, në kuptimin që është fizikisht e aftë që të mbetet shtatzënë, ajo duhet të pyesë veten: “A dua unë të mbetem shtatzënë tani? ”Në qoftë se përgjigja e saj është “Jo”, ajo duhet të gjejë ndonjë metodë të kontrollit të lindjeve.

Terminologji-a për “kontrolli e lindjeve” përfshin “kontracepsion-in, parandalimin e shtatzënisë, kontrollin e pjellshmërisë dhe planifikimin familjar. Por pavarësisht terminologjisë, personat seksualisht aktivë mund të zgjedhin nga një larmi metodash për të reduktuar mundësinë e mbetjes shtatzënë. Megjithatë, asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve në dispozicion në ditët e sotme nuk ofron një mbrojtje të përsosur kundër infeksioneve të transmetueshme seksualisht (STI-sexual transmitted diseases), me përjashtim të abstinencë-s.

Me terma të thjeshta, të gjithë metodat e kontrollit të lindjeve bazohen ose në pengimin e spermës së një mashkulli që të arrijë në vezën e femrës (fekondim) ose në pengimin e vezës së fekonduar të ngulet në mitrën e femrës dhe të fillojë të rritet. Metoda të reja të kontrollit të lindjeve vazhdojnë të krijohen dhe të testohen. Dhe çfarë është e përshtatshme për një çift në një pikë mund të ndryshojë me kohën dhe me rrethanat.

Për fat të keq asnjë nga metodat e kontrollit të lindjeve përveç abstinencë-s nuk konsiderohet 100% efektive.

Llojet e metodave hormonale të kontracepsionit

Janë disa metoda të ndryshme hormonale për kontrollin e lindjeve. Diferencat midis tyre janë:
•  Lloji i hormonit;
•  Sasia e hormonit; dhe
•  Rruga me të cilën hormoni hyn në trupin e njeriut.

Hormonet mund të jenë estrogjen dhe/ose progesteron. Këto hormone mund të merren nga goja, të mbillen në indin e trupit, të injektohen nën lëkurë, të absorbohen nga një bandazh mbi lëkurë apo të vendosen tek vagina. Mënyra e vendosjes përcakton nëse ekspozimi i hormonit është i vazhdueshëm ose i ndryshueshëm.

Hormonet nga goja: tableta

Çfarë po ndodh në barkun tuaj? Shumëçka. Foshnja juaj në krijim e sipër është vetëm një topth i vogël prej disa qindra qelizash që shumëfishohen çmendurisht. Pasi topthi i qelizave (i quajtur blastocist –embrion fillestar) fillon e strehohet në mitër, një pjesë e tij që do të zhvillohet në placentë, fillon të prodhojë hormonin e shtatzënisë, gonadotropinën horionike njerëzore, e cila u thotë vezoreve tuaja të pushojnë së lëshuari vezë dhe inicion prodhimin e shtuar të estrogjenit dhe progesteronit (që e pengojë mitrën të largojë veshjen dhe pasagjerin e saj të vockël), si edhe stimul-on rritjen e placentës.
2
Gonadotropina horionike njerëzore është një hormon që e bën pozitiv një test shtatzënie. Nga fundi i kësaj jave ju mund të bëni një test dhe të merrni rezultat pozitiv! (Në qoftë se testi është negativ dhe nuk ju kanë ardhur periodat për dy apo tre ditë, atëherë provoni ta bëni atë përsëri).

Ndërkohë, lëngu amniotik fillon e grumbullohet rreth topthit të qelizave në zgavrën që do të bëhet qeska amniotike (mbështjellësi amniotik). Ky lëng do ta mbrojë foshnjën në javët e muajt që do të vijnë. Pikërisht tani, blastocisti juaj i vogël, e merr oksigjenin dhe ushqimin (dhe flak mbeturinat) nëpërmjet një sistemi primitiv të formuar nga tunele mikroskopikë, të cilët e lidhin foshnjën që po zhvillohet me enët e gjakut në murin e mitrës. Placenta nuk është aq e zhvilluar sa ta marrë përsipër këtë detyrë deri në fund të javës pasuese.

Si po ndryshon jeta juaj

Para se foshnja juaj të fillojë me të vërtetë të rritet, ju përgatisni terrenin. Javën e fundit, estrogjenet dhe progesteron-i në gjak rriten në sasi, kjo bën që uterus (mitra) të formojë një veshje të brendshme të zhvilluar e që përmban shumë enë gjaku dhe të mbështesë një vezë potencialisht të fekonduar. Në të njëjtën kohë në vezore, vezët po maturohen në qese të mbushura me lëng, të quajtura folikula. Në fillim të javës (shpesh rreth ditës së 14-të të ciklit prej 28 ditësh), tek ju ndodh ovulacioni. Një nga vezët del nga folikula dhe largohet nga vezorja në drejtim të gypit të mitrës.
2
Gjatë 12 deri 24 orëve pasuese, kjo vezë do të fekondohet në qoftë se një nga 250 milionë spermatozoid-et (mesatarisht) që derdh partneri juaj, arrin të notojë nëpër të gjithë rrugën nga vagina deri në qafën e mitrës, e më pas sipër drejt gypit të mitrës dhe depërton në vezë. Në këtë rrugëtim prej dhjetë orësh deri tek veza, do të mbijetojnë vetëm rreth 400 spermatozoide. Vetëm një prej tyre do të arrijë të strehohet në të duke kaluar përmes membranë-s. (Duhen rreth 20 minuta që fituesi fatlum ta gjejë rrugën për të hyrë brenda).

Gjatë dhjetë deri tridhjetë orëve pasuese, bërthama e spermatozoidit shkrihet me atë të vezës, duke kombinuar materialin gjenetik të tyre. Në qoftë se spermatozoidi mbart një kromozom Y (kromozomi Y), foshnja juaj do të jetë djalë, në qoftë se ai është një kromozom X (kromozomi X), ju do të jeni duke pritur një vajzë.

Gjatë udhëtimit prej tre katër ditësh nga gypi i mitrës deri në mitër, veza e fekonduar (tashmë e quajtur zigotë) do të ndahet në 16 qeliza identike. Pasi ajo futet në mitër, zigota quhet morula (embrioni fillestar). Një apo dy ditë më pas, ajo do të fillojë të rrugëtojë në veshjen e mitrës duke vazhduar rritjen dhe shndërrimin e saj të mahnitshëm.

7 ushqime për të vënë muskuj për meshkujt

Të bësh muskuj barku dhe të formosh trupin, fillon shumë më herët sesa palestra. Formimi i muskujve kërkon një formulë që bazohet tek të pirët e shumë lëngjeve dhe të ngrënit e  ushqimeve me sasinë e duhur të  energjisë, si dhe të merresh me pesha. Formula e duhur do të fuqizojë stërvitjen tuaj, rregullojë muskujt dhe do t’ju ndihmojë të ndërtoni fizikun tuaj.

Plani i të ushyerit

1. Frutat dhe perimet jane baza e dietave të shëndetshme. Ato përmbajnë fibra, vitamina, minerale dhe lëngje. Perimet përmbajnë dhe sasi të vogla proteine.

2. Bulmeti me sasi të vogla yndyre na jep proteina cilësore, karbohidrate dhe vitamina të domosdoshme si vitamina D, potas dhe kalcium. Dietologët e sportit Christine Rosenbloom dhe Nacy  Clark, këshillojnë qumësht me çokollatë si pije pas stërvitjes për regjenerim. Nëse nuk e tresni dot qumështin, provoni kos të freskët (mundësisht të bërë vetë).

3. Mishi jo i dhjamosur është një burim i shkëlqyer proteinash, hekuri (për transportin e oksigjenit në muskuj) dhe aminoacide-sh, për të cilat Rosenbloom thotë se ndihmojnë shtimin e masës muskulare.

4. Pula me mish të kuq, krahasuar me atë të bardhë, ka 25% më shumë hekur dhe tre herë më shumë zink për një sistem të shëndetshëm imunitar (sistemi imunitar).

5. “Vezët përmbajnë aminoacide-t kryesore”, thotë Rosenbloom. Një në ditë është e mjaftueshme sipas Guidës Dietore të 2010-tës, por mos e hidhni të verdhën.

6. Arrat (jo të kriposura dhe të pjekura)  janë burim i mirë proteinash. Ato gjithashtu përmbajnë vitamina, fibra, antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme.

7. Fasulet (bishtajat) dhe të gjithë drithërat  janë karbohidrate cilësore dhe përmbajnë edhe sasi të vogla proteinash, për energji dhe regjenerim muskujsh, si dhe fibra, vitamina dhe antioksidantë.

Regjimi është gjithçka

Regjimi është gjithçka  për zhvillimin e muskujve sepse për forcë duhen proteina dhe më pas karbohidrate, ndërsa për regjenerim të muskujve, karbohidrate dhe më pas proteina. Plani më i mirë është që gjatë ditës të bëni një dietë që i përmban të dyja si dhe sasi të vogla yndyrash të shëndetshme.

Kontraceptivi i emergjencës – pilula e mëngjesit tjetër

Kontracepsion-i emergjent është një metodë që përdoret për të parandaluar një shtatzëni që mund të ketë rezultuar nga një akt seksual i pambrojtur. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet prishjes së prezervativit ose zhvendosjes së diafragmës, ose harresës së marrjes së pilulës ose kryerjes së marrëdhënies seksuale pa masa mbrojtëse. Kontraceptivi i emergjencës gjithashtu mund të përdoret për të parandaluar shtatzëninë, pasi gruaja është detyruar për të kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Kontracepsioni emergjent, mund të përfshijë ose të paturit e një pajisje brenda mitrës (IUD) të futur ose duke marrë kontracepsionin hormonal të emergjencës pas ngjarjes sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsioni emergjent hormonal nganjëherë është referuar si “pilula e mëngjesit tjetër” edhe pse kjo mund të shkaktojë konfuzion, pasi ajo duhet të merret sa më shpejt të jetë e mundur pas seksit të pambrojtur dhe jo domosdoshmërisht në mëngjes. Shumica e mjekëve dhe farmacistëve janë të njohur me përshkrimin e recetave të kontracepsionit urgjent, por në qoftë se jo, klinika e planifikimit tuaj familjar apo qendra shëndetësore e grave duhet të jetë në gjendje që t’ju ndihmojë.

Si funksionon?

Në rrjedhën normale të ngjarjeve, kur një grua mbetet shtatzënë, një nga vezoret e saj lëshon një vezë (ovulacion) – e cila është e fekonduar nga spermatozoid-i dhe noton deri në tubat fallopianë (tubat uterine). Pastaj veza e fekonduar kalon nëpër tubin fallopian në mitër, ku ajo ngulit veten në rreshtimin e mitrës.

Kontracepsioni emergjent ndalon vezën e pllenuar nga transplantim-i në rreshtimin e mitrës (barkut). Kjo është e vërteta e pajisjeve intrauteriane dhe gjithashtu e pilulave të hormoneve. Përveç kësaj, kur pilulat e hormoneve janë përdorur dhe ata janë dhënë në pjesën e ciklit menstrual para ovulacionit, ato gjithashtu mund të vonojnë dhënien e vezës, e cila do të parandalojë fekondim-in e saj.