10 ushqimet më të mira për flokë të shëndetshëm

Kur vjen puna tek flokët e shëndetshëm, nuk është e rëndësishme vetëm çfarë vini mbi flokë. E rëndësishme është dhe çfarë hani.

Lisa Drayer, dietologe në Nju Jork, thotë se si për çdo pjesë tjetër të trupit, qelizat dhe proceset që mbajnë flokun të fortë dhe me volum, ndikohen nga dieta e balancuar që mbani.

Ndryshimet në flokun tuaj (të mira dhe të këqija), duan më shumë kohë të vihen re se sa ndryshimet e lëkurës.

Dermatolog-ia Cybele Fishman shpjegon se me një dietë të varfër, nuk duhen më shumë se disa ditë që të shfaqen akne në lëkurë dhe zbehje e saj, ndërkohë që një defekt në ushqyeshmërinë e flokëve, mund të dojë disa muaj për t’u shfaqur.

Ushqimet që hani sot ju ndihmojnë për të forcuar rrënjët e flokëve (gjëndrat e qimeve janë vendet nga ku lind  secila qime e flokëve) dhe skalpin që rrethon qimen. Drayer thotë se me rrënjë dhe skalp më të shëndetshëm, do të keni flokë më të fortë.

Sigurisht që floku juaj nuk ndikohet vetëm nga çfarë hani. Duhanpirja, çekuilibri hormonal dhe gjumi i pakët, gjithashtu ndikojnë në mënyrën si duket dhe si e ndjeni flokun. Nuk ka një ushqyes magjik që ta rregullojë flokun kur keni këto shqetësime.

Megjithatë ju keni shumë më tepër në dorë nga çmendoni. Nëse hani në bazë të një diete të ekulibruar, të pasur me proteina dhe të larmishme, e cila fokusohet tek këto 10 ushqime, ju do i jepni flokut kujdesin total që i duhet dhe meriton.

1. Salmoni

Përveçse është i pasur me vitamina D dhe dhe proteina (të dyja janë thelbësore për flokë të fortë), acidet yndyrore omega-3 që gjenden tek ky peshk i shijshëm i ujërave të ftohta, janë çelësi i vërtetë. Organizmi ynë nuk i prodhon dot këto acide, të cilat na nevojiten për rritjen e flokëve. Rreth 3% e qimes së flokut është e përbërë nga këto acide. Drayer shpjegon se acidet omega-3 gjenden dhe në membranë qelizore të skalpit dhe në vajërat natyral që e mbajnë flokun të hidratuar.

Mosha dhe pjelloria: Mbetja shtatzënë në të njëzetat

Koha është në anën tuaj në qoftë se po përpiqeni të mbeteni shtatzënë në të njëzetat tuaja, edhe biologjia po ashtu. Trupi juaj është i përgatitur plotësisht për shtatzëninë dhe ka të ngjarë do të jetë ende në qoftë se ju vendosni të shtoheni.

E thënë kjo, shtatzënia në çfarëdo moshe vjen me avantazhe dhe dizavantazhe të dallueshme. Ne jemi lidhur me specialistë të pjellorisë, konsulentët financiarë dhe edukatorët e marrëdhënieve dhe nëna rreth të njëzetave për të marrë një tablo realiste të asaj se çfarë do të thotë të keni një fëmijë në të njëzetat tuaja.

Pro-të

Nga një perspektivë rreptësisht biologjike, të njëzetat janë dhjetëvjeçari më i mirë për ngjizjen dhe për mbajtjen e një foshnje. Ekspertët thonë se pjellshmëria mesatare e gruas arrin kulmin kur ajo është në moshën 24 vjeç.

Ashtu si çdo grua, ju jeni lindur me të gjitha vezët që do të keni gjatë jetës tuaj: rreth 1 milion në lindje. Në kohën që arrini pubertet-in, vezët tuaja numërohen rreth 300 000, por vetëm 300 prej tyre çlirohen nga vezoret gjatë viteve tuaja të riprodhimit.

Ndërsa moshoheni, vezoret tuaja plaken së bashku me pjesën tjetër të trupit tuaj dhe vezët tuaja bëhen më pak të shëndetshme. Për këtë arsye, vezët e grave më të reja kanë më pak të ngjarë se ato të grave më të moshuara  që të kenë anomali gjenetike, të cilat japin si rezultat sindroma Down dhe defekte të tjera në lindje.

Risku i abort-eve po ashtu është shumë më i ulët. Risku është rreth 10% për gratë në të njëzetat e tyre, 20% për gratë në mes apo në fund të tridhjetave dhe rreth 35% për gratë në fillimin e të dyzetave.

Në të njëzetat, ju keni më pak të ngjarë që të keni probleme të tjera gjinekologji-ke si fibroid-e dhe endometriozë, të cilat shpesh përparojnë dhe me kalimin e kohës bëhen shumë problem.

Vetë shtatzënia është zakonisht më e lehtë fizikisht për gratë në të njëzetat, sepse ato janë me një risk më të ulët për ndërlikime shëndetësore si presioni i lartë i gjaku-t dhe diabet-i.

Vezët, pjelloria dhe mosha: Si funksionojnë?

Pjelloria bie natyrshëm me rritjen e moshës së gruas, por rënia ka pak të bëjë me plakjen që ndodh në kocka, lëkurë dhe pjesën më të madhe të organ-eve të trupit. Është mosha dhe cilësia e vezëve të një gruaje arsyeja primare për rënien e pjellorisë me plakjen e gruas. Ja sepse gratë në të pesëdhjetat e madje edhe në të gjashtëdhjetat kanë qenë në gjendje të mbeten shtatzënë duke përdorur vezët e dhuruara nga një grua më e re.

Ju ndoshta keni dëgjuar që vajzat lindin me një pasuri të tërë vezësh-ose para vezësh- tashmë brenda vezoreve të tyre. Kjo do të thotë që vezët e një gruaje janë gjithmonë në moshën që është dhe gruaja. Këto një milion deri në dy milionë vezë në pritje quhen oocite primare. Ato në të vërtetë ende nuk janë vezë, por janë mbështjellë në një fshikëz mbrojtëse, në folikulë dhe ruhen në një lloj gjumi, duke pritur për hormonet e pubertet-it që t’i zgjojnë. Me kalimin e kohës, oocitet vdesin vazhdimisht. Në kohën që vajza arrin pubertetin kanë mbetur vetëm 300 000 deri në 500 000. Pjesa tjetër janë shpërbërë dhe absorbuar nga trupi në një proces natyror të quajtur atresia.

Ndarja e vezëve

Shumica e qelizave në trup përmbajnë dy kopje të strukturave të quajtura kromozome. Kromozomet përmbajnë ADN-në tonë, informacionin tonë gjenetik. Qeniet njerëzore kanë 23 çifte kromozomesh të ndryshëm, domethënë 46 kromozome në secilën qelizë. Kur një oocit primar ndahet, çdo pjesë ka vetëm një kromozom. Pasi oociti i nënshtrohet kësaj ndarje, quhet vezë. Qelizat e spermës po ashtu kanë vetëm një kopje të secilit kromozom, 23 në total. Kjo siguron që kur veza dhe sperma takohen dhe shkrihen me njëra tjetrën, veza e fekonduar që vjen si rezultat, që së shpejti do të bëhet embrion, do të ketë dy kopje të secilit nga kromozomet në çdo qelizë.

11 mënyra për të pakësuar kolesterolin tuaj kur jeni esëll

Si është kolesteroli juaj? Në qoftë se mendoni që leximi normal që keni pasur në vitin 2004, bën që ende të jeni në rregull, mendoni përsëri: Nivelet e substancës së mpiksjes së arterie-ve shpesh rriten me kalimin e moshës. Kardiolog-ët thonë që çdo njeri në moshën 20 vjeç e më tepër duhet të kontrollohet për kolesterol të lartë, të paktën një herë në pesë vjet, me ekzaminime më të shpeshta për një person që mendohet me risk të lartë për sëmundjet e zemrës.

Lajmi i mirë? Në qoftë se kolesteroli juaj esëll në total është 200 ose në qoftë se kolesteroli juaj “i keq” nuk është atje ku duhet, çuarja e tij në një nivel më të ulët mund të jetë më e lehtë nga sa ju e mendoni. Në fakt, me modifikime të thjeshta të mënyrës së jetesës dhe në qoftë e nevojshme me mjekimin e përshtatshëm, njerëzit shohin shpesh një reduktim të konsiderueshëm të kolesterolit brenda gjashtë javëve.

Më poshtë keni 11 udhëzime të ekspert-ëve se si ta ulni kolesterolin tuaj esëll.

1. Caktoni një objektiv

Ju e dini se duhet ta çoni më ulët kolesterolin tuaj, por si duhet të veproni? Kjo varet nga disa faktorë, duke përfshirë historinë tuaj personale ose familjare si edhe faktin nëse keni faktorë risku kardiovaskular, si obezitet-i, presioni i lartë i gjaku-t dhe duhanpirja.

Në qoftë se risku juaj konsiderohet i lartë, shumica e mjekëve do të caktonte një objektiv të kolesterolit të “keq” prej më pak se 70. Në qoftë se risku për ju është i moderuar një objektiv prej 130 është në përgjithësi i mirë. Në qoftë se risku për ju është i ulët vlera prej më pak se 160 është një objektiv i arsyeshëm. Tendenca tani është që njerëzit të trajtohen më herët veçanërisht në qoftë se kanë dy a më shumë faktorë risku.

 2. Merrni në konsideratë mjekimin

shendoshur

Ndërkohë që shumica e njerëzve duket se janë të interesuar vetëm për mënyrën si të bien në peshë duke humbur disa kile, ka të tjerë që duan të shtojnë pak peshë dhe të fitojnë disa kile. Për fat të keq, shumica e këtyre njerëzve bien pre e suplementeve të panevojshme dhe jo të shëndetshme, si dhe e ushqimeve të këqija për të vënë peshë, para se të kontrollojnë për ushqime natyrale dhe të shëndetshme.

Nëse dëshironi të shtoni peshë, nuk duhet të mbështeteni tek ushqimet e pashëndetshme me shumë kalori që nuk janë të ushqyeshme. Zgjidhni ushqime që janë ushqyese dhe me shumë energji, kurdo që të jetë e mundur. Ne po ju tregojmë 25 ushqime natyrale që do t’ju ndihmojnë të shtoni peshë, në mënyrë të shëndetshme.

Salmoni

Hani dy racione salmon çdo ditë. Kjo do t’ju sigurojë larminë e duhur të proteinave dhe do t’ju ndihmojë të shtoni peshë.

Kungulli i zi i pjekur (kungulli lajthi)

Ky zarzavat sezonal është i pasur me antioksidantë dhe fibra. Piqeni me pakëz vaj ulliri në vend të gjalpit, kjo do ta bëjë atë më të mirë dhe të shëndetshëm.

Gjalpi i kikirikut

Lyjeni bukën me gjalpë të butë dhe të kripur kikiriku. Ai do t’ju japë rreth 192 kalori shtesë. Ai është edhe i pasur me proteina.

Vezët

Vezët janë të lira dhe të mbushura me proteina, vitamina A, vitamina D, vitamina E dhe me kolesterol të mirë.

Drithërat e gatshme të mëngjesit

Ky produkt është i mbushur me fruta të thata dhe tërshërë, që janë shumë të mira për ju. Një tas përmban rreth 500 kalori, sasi që është e shëndetshme dhe e shijshme për mëngjes.

Gjalpi

Gjalpi është i lidhur me rritjen në peshë në afat të gjatë. Konsumi i gjalpit duhet të jetë i moderuar, pasi konsumi i rregullt i gjalpit është i dëmshëm për zemrën.

Simitet e ndryshme

Simitet kanë përqendrim të madh kalorish dhe janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve komplekse.

Toni

Acidet yndyrore esenciale të tonit, përmbajnë një numër të mirë yndyrash të shëndetshme, të cilat jo vetëm ndihmojnë për rritjen në peshë, por edhe të ruani mirëqenien fizike.

Buka e misrit

Morrat – Pediculosis capitis (morri i kokës), të njohura gjithashtu si thërrija (që janë zakonisht vezët e morrave) jetojnë, hanë dhe rriten në flokët dhe lëkurën e kokës njerëzore. Ato janë të vogla, insekte pa krahë, rreth 2,5-3,5 mm në gjatësi. Morrat nuk mund të kërcejnë ose të fluturojnë, por ato mund të lëvizin në kokë duke kaluar nga një flok tek floku tjetër me kthetra të forta. Morrat e shëndetshëm të kokës mund të jenë shumë të vështirë për t’u parë, pasi ata lëvizin shpejt kur flokët janë të çrregullt.

Morrat femërorë lëshojnë nga 6 deri në 8 vezë çdo ditë. Vezët janë hedhur afër furnizimit të tyre ushqimor të kokës. Vezët (thërrizat), shihen shpesh prapa veshëve dhe qafës. Ata janë të bashkangjitur në flokë dhe janë shumë të vështirë për t’u hequr apo rrëshqitur përgjatë boshtit të flokëve. Kjo është në kontrast me zbokthin, i cili është i lehtë për rrëshqitje përgjatë boshtit të flokëve. Vezët çelin rreth 7 deri në 10 ditë pasi janë hedhur.

Si përhapen morrat e kokës?

Për shkak se ato nuk mund të fluturojnë ose të hidhen, morrat e kokës duhet të bien në kontakt të ngushtë me flokët ose kokën e një personi tjetër, që të mund të shpërndahen. Kjo mund të ndodhë në rast se ulesh ose shtrihesh pranë një personi me morra, ose duke përdorur të njëjtin krehër ose kapele. Infestacionet e morrave të kokës ndodhin më shpesh në fëmijët e shkollave sepse ato kanë tendencën që të jenë në kontakt të ngushtë me njëri tjetrin. Prania e morrave nuk është e lidhur me mungesën e pastërtisë (në fakt, disa mendojnë se morrat preferojnë flokë të pastër).

Simptomat e morrave të kokës

Morrat e kokës mund të shkaktojnë kruarje të skalpit, por gjithashtu ndodh të mos ketë asnjë simptomë. Një infektim aktiv i morrave të kokës diagnostikohet duke parë në lëkurën e kokës dhe në flokë, nëse mund të ketë insekte që jetojnë në lëkurën e kokës (apo gjetja e ndonjë veze).

Teknika e krehërit të lagur në gjetjen e morrave

Edhe njerëzit që bartin një gjen që rrit rrezikun e sëmundjes kardiovaskular-e (sëmundjen e zemrës dhe atakun) mund të modifikojnë rrezikun e atakut të tyre të zemrës nëpërmjet dietës, sugjeroi studimi.

Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka sfiduar besimin tradicional se njerëzit janë të “mbërthyer me gjenet e tyre”, duke treguar se efekti i një profili të lartë të rrezikut gjenetik mund të modifikohet përmes konsumit të zarzavate, frutave dhe perimeve të papërpunuara.

Një nga studimet më të mëdha të ndërveprimit të dietës u fokusua në sëmundjet kardiovaskulare, dhe kërkuesit studiuan më shumë se 8000 persona, duke përfshirë edhe ato “me” dhe “pa” llojin e gjenit 9p21.

Ata gjetën se njerëzit me llojin e gjenit 9p21 që konsumonin një dietë të lartë në ushqime bimore të papërpunuara, arra dhe bulmet kishin një rrezik të ngjashëm të një sulmi jofatal të zemrës sikundër jobartësit e gjenit, ndërsa një rrezik i lartë gjenetik plus një dietë të lartë në mish, vezë dhe yndyra u shoqërua me një dyfishim të rrezikut të infarkt-it të zemrës.