Hani në mënyrë që të keni energji për tërë ditën

Si një nënë ju jeni vazhdimisht në lëvizje. Menaxhoni mirë listën e gjërave që duhet të bëni dhe vazhdoni të mbaheni gjallë me këto përtypje të vogla të cilat jua shtojnë energjinë.

Cili është sekreti për të pasur energji të mjaftueshme gjithë ditën? Natyrisht, një filxhan i madh me kafe. Por gjëra të tjera të cilat duhet të bëjnë mamatë përfshijnë të siguruarit që ato të pushojnë mirë dhe të kenë marrë sasi të konsiderueshme lëngjesh. Përveç këtyre gjërave, megjithëse është shumë joshëse një ëmbëlsirë apo një pije energjike që përmban sheqer, specialistët e të ushqyerit thonë që proteina-t nga mishi pa dhjamë, yndyrat e shëndetshme, fibrat dhe karbohidratet komplekse janë një kombinim magjik që përmban në vetvete sekretin e një energjie që zgjat për tërë ditën. Pra, në vend që të preferoni një shtim të shpejtë të energjisë që ju merrni nga një ëmbëlsirë, ushqimet e përfshira në sa më sipër do t’ju furnizojnë juve me një dozë energjie të qëndrueshme për të qenë vazhdimisht e fuqishme gjatë tërë ditës tuaj.

Kafe

Energjizues natyror origjinal, kafeja është një mënyrë e shëndetshme për të filluar menjëherë mëngjesin tuaj. Megjithëse një filxhan kafe italiane mund të duket si kënaqësi e thjeshtë, studiuesit thonë që ata që pinë rregullisht kafe, kanë risk më të ulët për çdo gjë, që nga diabeti mellitus tipi II, mosfunksionimi i zemrës, ataku kardiak dhe depresion-i e deri tek kancer-i lëkurës. Dhe meqenëse kafeja natyrshëm nuk ka sheqer, një kafe taze është një alternativë shumë më e shëndetshme se sa një pije energjike kur keni nevojë për pak energji. Vetëm bëjini një favor vetes, pini kafe të thjeshtë dhe mos u ngatërroni me gjëra të tjera. Një filxhan kafe ka vetëm pesë kalori por po të filloni t’i shtoni shurup, çokollatë, kremra të ndryshëm apo edhe qumësht, atëherë kaloritë, yndyrat dhe sheqeri rriten në mënyrë eksponenciale. Madje edhe një kapuçino e “lehtë” mund të përmbajë lart nga 100 kalori dhe 39 g sheqer. Në vend të tyre, mund të shtoni qumësht me pak yndyrë për të marrë edhe pak kalcium.

Ujë

Udhëheqës vizual: Ushqime që e shtojnë pjellorinë

[ssba_hide]