Parrezikshmëria e kremrave për mbrojtjen nga dielli

Jeni pajisur me krem mbrojtës nga dielli? Të gjithë ne e dimë se duhet ta përdorim atë çdo ditë, pavarësisht në bie shi apo shkëlqen dielli për të ulur rrezikun e kancer-it të lëkurës dhe për të ndihmuar të parandalohen shenjat e plakjes së parakohshme.

Por gjetja e një kremi të tillë mund të jetë çoroditëse. Ka lloje të ndryshme dhe me përbërës të ndryshëm dhe etiketat e kremrave për mbrojtjen nga dielli ndryshojnë vazhdimisht.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ju gjithashtu mund të keni dëgjuar paralajmërime nga disa grupe që disa prej përbërësve të kremrave janë të rrezikshëm.

Pra, çfarë duhet të keni parasysh nga të gjithë këto? Çfarë mund të thuhet për rrezikun e kancer-it të lëkurës? Dhe çfarë ka brenda në shishe? Këtu do të gjeni përgjigjet:

Rreziku nga kremrat për mbrojtjen nga dielli

Ju mund të keni dëgjuar që disa prej këtyre kremrave përmbajnë përbërës potencialisht të rrezikshëm, duke përfshirë ata që do të renditen më poshtë:

Palmitati i Retinilit. I rrjedhur nga vitamina A, palmitati i retinil-it iu shtohet disa kremrave për mbrojtjen nga dielli për të ndihmuar të reduktohen shenjat e plakjes. Ai nuk është filtrues i rrezeve ultravjollcë, pra nuk është një përbërës i rëndësishëm i kremrave për mbrojtjen nga dielli. Disa dermatolog ndjejnë që studimet sugjerojnë një lidhje midis palmitatit të retinilit dhe kancerit të lëkurës, në analizat laboratorike me minjtë, gjë që është për t’u shqetësuar.

“Unë nuk do ta përdorja kurrë palmitatin e retinilit. Kur sugjeroj kremra për mbrojtjen nga dielli”, thotë Dr. Debra Jaliman, asistent profesore e dermatologj-isë në Shkollën e Mjekësisë në Malin Sinai.

Disa prodhues të kremrave për mbrojtjen nga dielli po e heqin këtë përbërës nga produktet e tyre dhe vetëm një e treta e të gjithë kremrave e përmbajnë atë.

Ekspert-ë të tjerë e konsiderojnë këtë përbërës të parrezikshëm.

Shtatzënia molare

Një shtatzëni molare ndodh kur indi që normalisht bëhet fetus, në vend të kësaj bëhet një tumor anormal në mitër. Edhe se ai nuk është një embrion, ky tumor shkakton simptomat e shtatzënisë.

Një shtatzëni molare duhet të trajtohet menjëherë. Kjo do të sigurojë që i gjithë indi të largohet. Ky ind mund të shkaktojë probleme serioze tek disa gra.

Gati 1 në 1 500 gra me simptoma të hershme të shtatzënisë ka një shtatzëni molare. Kjo do të thotë që 1 499 gra nga 1 500 nuk e kanë këtë problem.

Çfarë e shkakton shtatzëninë molare

Shtatzënia molare mendohet se shkaktohet nga një problem me informacionin gjenetik të një veze ose spermatozoidi. Janë dy lloje të shtatzënisë molare: e plotë dhe e pjesshme:

  • Shtatzënia e plotë molare. Një vezë pa informacion gjenetik fekondohet nga një spermatozoid. Spermatozoidi rritet vetë por ai mund të bëhet vetëm një bllok indesh. Ai nuk mund të bëhet një fetus. Ndërsa ky ind rritet, ai duket si një vile rrushi. Ajo mund të mbushë mitrën.
  • Shtatzënia e pjesshme molare. Një vezë fekondohet nga dy spermatozoide. Placenta bëhet tumor molar. Çdo ind i fetusit që formohet ka gjasa të ketë defekte të rënda.

Disa herë një shtatzëni e cila duket sikur është me binjakë gjendet të jetë një fetus dhe një shtatzëni molare. Por kjo ndodh shumë rrallë.

Gjërat që mund të rrisin riskun tuaj për të pasur një shtatzëni molare përfshijnë:

  • Moshën. Risku për një shtatzëni të plotë molare rritet në mënyrë që qëndrueshme pas moshës 35 vjeç.
  • Një histori e një shtatzënie molare, veçanërisht nëse keni pasur dy a më shumë.
  • Një histori aborti.
  • Një dietë e ulët me karotinë. Karotina është një formë e vitaminës A. Gratë që nuk marrin mjaftueshëm nga kjo vitaminë kanë një shkallë më të lartë të shtatzënisë së plotë molare.

Cilat janë simptomat?

Një shtatzëni molare shkakton të njëjtat simptoma të hershme si edhe një shtatzëni normale, siç është një periodë e munguar ose sëmundja e mëngjesit. Por një shtatzëni molare zakonisht shkakton edhe simptoma të tjera. Ato mund të përfshijnë:

  • Rrjedhje të gjaku-t nga vagina.
  • Një mitër më të madhe se normale.
Humbja e flokëve tek gratë: Flokë që hollohen. Shkaqet dhe zgjidhjet.

Flokët janë  të lidhura me imazhin e vetvetes

Të gjatë, të shkurtër, të lidhur e me shkëlqim, për shumicën e grave janë më shumë se sa një tufë fibrash. Janë një shprehje e stilit dhe personalitetit. Studimet sugjerojnë po ashtu që flokët dhe imazhi i vetvetes janë të gërshetuar ngushtësisht. Në qoftë se një “ditë e keqe për flokët” mund ta bëjë një grua që të ndihet keq, humbja e tyre mund të jetë një pamje e shqetësuar në fytyrë çdo mëngjes para pasqyrës.

Humbja e flokëve është e zakonshme edhe tek gratë

Ideja që floku që hollohet është një problem për djemtë është e gabuar. 40% e njerëzve që përjetojnë humbje të përkohshme apo afatgjatë të flokëve janë gra. Disa kanë një flok që po hollohet ndërkohë që të tjera e shohin që pjesa qendrore gradualisht po zgjerohet. Të tjera zhvillojnë një rënie të flokëve të dalluar në kurorën e kokës. Ndryshe nga burrat tek gratë rrallëherë zhvillohet rënie e flokëve në pjesën e përparme të kokës.

Si rritet floku

Skalpi mesatar ka 100 000 fije floku. Çdo folikulë prodhon një flok të vetëm që rritet me një ritëm prej 1.5 cm në muaj. Pasi rritet për dy deri në gjashtë vjet, floku rri edhe pak para se të fillojë të bjerë. Ai zëvendësohet nga një flok i ri dhe cikli rifillon. Në çdo moment të dhënë të kohës 85% e flokëve rritet dhe pjesa tjetër qëndron në vend.

Sa shumë humbje e flokëve është normale?

Meqenëse flokët që janë në prehje normalisht bien, shumica e njerëzve kanë një rënie prej 50 deri 100 fijesh për ditë. Ju zakonisht do të gjeni disa në krehër apo furçën e flokëve ose në veshjen tuaj. Rënia jo normale e flokëve mund të ndodhë në disa mënyra. Ju mund të vini re tufa që bien kur juve i lani me shampo apo kur i krihni. Ose floku juaj mund të hollohet ngadalë me kalimin e kohës. Në qoftë se jeni të shqetësuar për ndryshimet në flokët tuaj kontrollohuni tek mjeku.

Gjetja e rrënjëve të rënies së flokëve

Kontakti me shumë farmaci të specializuara në njohuritë e të ushqyerit dhe në suplementet ushqimore, si dhe një komunikim me farmacistin tuaj, që gjithashtu di se çfarë ilaçesh ju mund të jeni duke marrë, është një fillim i mirë. Nëse ju keni ndonjë problem mjekësor të veçantë, ju duhet ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Gratë

Sot, shumë gra janë duke u përballur me një punë me kohë të plotë. Krahas kësaj ato menaxhojnë shtëpinë, kujdesen për fëmijët, merren me sport dhe ndërkohë  përpiqen të mbajnë veten e tyre aktive dhe energjike. Stresi dhe mosmarrja e rregullt e vakteve, nënkupton që ato nuk po marrin mjaftueshëm hekur, zink dhe magnez, ndërmjet shumë elementëve esencialë ushqimorë nga dieta e tyre ditore. Kjo mund të çojë në lodhje, lëkurë të dobët, humbje interesi për seks dhe një rezistencë të dobët ndaj infeksioneve më të lehta siç janë kolla dhe të ftohurit.

  • Disa gra mendojnë se marrja e vitaminave ditore i ndihmon ato që të qëndrojnë në formë ndaj axhendës së tyre të zënë. Përveç kësaj, gratë kanë edhe disa nevoja individuale ushqimore.
  • Magnezi, vitamina B6, kalcium-i dhe vitamina E mund të ndihmojnë për simptomat e dhimbshme që janë të lidhura me sindromën para-menstrual-e (PMS).
  • Shtatzënia dhe të ushqyerit me gji rrisin nevojën për vitamina B kompleks, hekur dhe acid folik. Gratë gjithashtu mund të mos marrin gjatë ditës sasitë e nevojshme të kalciumit dhe ka ekzistuar një shqetësim që shumë gra shtatzëna nuk janë duke marrë sasinë e mjaftueshme të jodit. Një formulë me multi-vitamina dhe minerale është formuluar specifikisht për përdorim gjatë shtatzënisë dhe të ushqyerit me gji, e cila shpesh rekomandohet. Vitamina A në doza të larta mund të dëmtojë zhvillimin normal të fëmijës – farmacisti juaj mund t’ju ndihmojë që të identifikoni se cilat suplemente janë të sigurta për përdorim gjatë shtatzënisë.
  • Mungesa e ushqimeve në dieta, siç janë ushqimet e bulmetit ose frutat dhe zarzavatet mund të çojnë në deficit, veçanërisht të kalciumit, acidit folik dhe hekurit. Disa dieta nuk duhet të merren pa këshillën e specialistit të ushqimit.