Dalja e dhëmbëve të vogëlushit tuaj

Vogëlushit tuaj do t’i dalin dhëmbët për dy vitet në vazhdim. Ja se çfarë duhet të dini për këtë:

Në kohën kur fëmija juaj feston ditëlindjen e tij të parë, ai ndoshta do të ketë disa dhëmbë. Cilët dhëmbë ka më shumë mundësi t’i kenë dalë atij deri në këtë kohë? Dy dhëmbët e poshtëm qendror që dalin rreth moshës shtatë muajsh dhe homologët e tyre të sipërm, të cilët ka mundësi të dalin disa javë më pas. ADN e fëmijës (bazuar në atë të prindërve) përcakton zakonisht se kur do t’i dalin ata, kështu që fëmija juaj një vjeçar mund të ketë të dalë deri në tetë dhëmbë (ose edhe dy apo asnjë).

Ndërsa nuk mund të dini se sa dhëmbë do të ketë i vogli juaj në moshën një vjeçare, radha e daljes së tyre është pak më e përcaktuar (megjithëse edhe ajo ndonjëherë mund të ndryshojë). Vogëlushi juaj ka të ngjarë që të ndjekë këtë grafik:

  • 12 deri 15 muaj: Dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm prerës (dhëmbët nga të dy anët e dhëmbit në qendër) duhet të dalin rreth moshës 12 muajsh. Dhëmballët e para të vogëlushit janë në radhë për të çarë mishin e dhëmbëve dhe zakonisht shfaqen në vitin e dytë të jetës, megjithëse disa fëmijë të vegjël mund të mos kenë dhëmballë të dala deri në moshën 18 apo 19 muajsh. Dhe përgatituni: Për shkak të përmasave të tyre relativisht të mëdha dhe cepave të dyfishta, dhëmballët e fëmijëve të vegjël mund të shkaktojnë dhimbje duke çarë mishin për të dalë, kështu që pajisuni me disa teknika disi qetësuese.
  • 15 deri 18 muaj: Është koha për ata që quhen dhëmbët e qenit (canine), të vendosur midis prerësve të skajit dhe dhëmballëve të para të vogëlushëve. Dhëmbët e sipërm të qenit zakonisht dalin disa muaj më parë se të poshtmit.
  • 18 deri 24 muaj: Dhëmballët e dyta sipër dhe poshtë mund të fillojnë të dalin aty nga fundi i vitit të dytë të jetës, por këto të fundit nuk i nxjerrin tamam kokat e tyre si të perlave deri pas muajit të 24-t.
Të mësuarit e pastrimit të dhëmbëve me furçë: Gjashtë udhëzime për të stërvitur vogëlushët

Afërsisht për dy vite ishit ju që e mbanit furçën e dhëmbëve. Tashmë është koha për ta dorëzuar stafetën dhe për ta mësuar vogëlushin tuaj që t’i pastrojë dhëmbët vetë. 

Qysh kur i vogli juaj ka pasur dhëmbin e parë, juve ndoshta i keni kërkuar që ta hapë gojën shumë për t’ia pastruar dhëmbët e tij të bardhë që shtohen dita ditës. Dhe deri në këtë kohë, ai ka të ngjarë që është mësuar me këtë rutinë. Tashmë ai e ka parë se si ju e njomni furçën e dhëmbëve, ai ju ka ndjekur e ka parë se sa pastë dhëmbësh ju vini mbi të dhe ka filluar edhe të mësohet që duhet ta pështyjë atë në lavaman (shumicën e herëve). Kështu që në këtë pikë ju mund të jeni gati ta dorëzoni stafetën, pra furçën e dhëmbëve tek gjenerata pasuese dhe t’i ngarkoni fëmijës tuaj përgjegjësinë e të fërkuarit me furçë të dhëmbëve të vet.

Por edhe në qoftë se jeni gati të pushoni së kontrolluari ritualin e pastrimit të dhëmbëve në mëngjes dhe në mbrëmje, vogëlushi mund të mos jetë dhe aq i zellshëm të veprojë vetë me furçën. Në qoftë se ai reziston ndaj këtij ndryshimi, provoni këto taktika për ta lehtësuar punën:

  • Ia lini vogëlushit ta marrë vetë furçën dhe pastën. Merreni vogëlushin me vete kur shkoni në dyqan për të psonisur dhe ia lini atij të zgjedhë furçën dhe pastën e tij të preferuar të dhëmbëve. Një lloj me ngjyra tërheqëse i dorezës së furçës mundet që juve nuk ju frymëzon, por nga ana tjetër vogëlushit tuaj mund t’i duket i përshtatshëm. E njëjta gjë duhet bërë edhe për pastën, ai mundet që të zgjedhë atë që ka shije më të mirë për të.
  • Mos prisni që ai ta kryejë këtë proces në mënyrë të përsosur. Ndoshta fëmija juaj nuk do t’i pastrojë mirë dhëmbët. Mos u dekurajoni. Këto mësime vlejnë për të si për t’i rrënjosur zakonin e pastrimi të dhëmbëve me furçë ashtu edhe për të përsosur teknikën e këtij pastrimi. Shumë shpejt ai do të përmirësohet.
Piketat e zhvillimit të fëmijës tuaj: Socializimi

Kur dhe si zhvillohet ai

Si ka filluar fëmija juaj të lidhet me njerëz të tjerë? Si dhe ku ai fillon të bëjë miq? E gjithë kjo ka filluar me juve. Si prind i tij, ju keni qenë miku e shoku i tij i parë, i pari që ka qeshur me sjelljet e tij të çuditshme dhe që i është përgjigjur bashkëbisedimit të tij me belbëzime. Me ndihmën tuaj ai ka mësuar se si të bashkëveprojë me të tjerët dhe ka zbuluar se sa lehtë dhe gazmore është t’i bësh ata të qeshin, të marrin pamje komike në fytyrë, madje edhe të nxjerrësh tinguj të çuditshëm bashkë me ta. Për dy vjetët që pasojnë, ai do të grumbullojë përvoja të tilla të para duke mësuar të luajë lojëra, të bisedojë, të bëjë miq dhe të mrekullojë të afërmit. Të mësuarit me socializmin është një proces që zgjat tërë jetën, një proces që vogëlushi juaj tani po e zbulon drejtpërdrejt.

12 deri 18 muaj

Gjatë vitit të parë të jetës, vogëlushi është fokusuar kryesisht në zhvillimin e aftësive fizike si kapja dhe ngritja e objekteve dhe të mësuarit me ecjen. Ai është kënaqur me shpërthimet e shkurtra në kohën e lojës me të tjerët, si gjyshi dhe gjyshja, por mbi të gjithë ju ka parapëlqyer juve, e ndoshta një dado të dashur.

Tashmë është më ndryshe. Ai gjithnjë e më shumë interesohet për botën rreth tij, megjithëse ende shikon çdo gjë se si lidhet me të. Ndërsa fëmija juaj mëson të flasë dhe të komunikojë me të tjerët, ai po zbulon njerëz të tjerë dhe se sa gëzim është t’u afrohet atyre dhe të shikojë reagim-in e tyre. Natyrisht, këtu është edhe kulmi i ankth-it të ndarjes, kështu që vogëlushi juaj mund të jetë i ndrojtur dhe i ngjitur pas jush. Mos u shqetësoni, kjo gjë zakonisht reduktohet pas moshës 18 muajsh.