Piketë për vogëlushin tuaj: Ecja

Kur dhe si ndodh kjo

Fëmija juaj është stërvitur vazhdimisht për hapat e parë qysh nga dita e lindjes. Gjatë vitit të parë, ai ka zhvilluar fuqinë dhe koordinimin e muskujve të tij dhe ka zotëruar një shkathtësi pas një tjetre, që nga rrokullisja deri tek qëndrimi ulur, zvarritja apo largimi me shpejtësi.

Pasi i ka bërë të vetat këto aftësi, ai ka qenë gati ta detyrojë veten të qëndrojë në pozicionin në këmbë e madje edhe të udhëtojë rreth e qark dhomës duke u mbajtur tek mobiliet. Paskëtaj është çështje besimi dhe balance që ai të ecë vetë.

Mësimi i ecjes kërkon shumë praktikë dhe mund të dojë shumë kohë. Dhe zotërimi i saj është një përparim i madh në betejën e fëmijës tuaj për t’u bërë më i pavarur.

12 deri 18 muaj

Shumica e fëmijëve i hedhin hapat e tyre të parë afërsisht kur është ditëlindja e tyre e parë, por diapazoni normal për të arritur këtë piketë është shumë i gjerë. Mos u shqetësoni në qoftë se fëmija juaj është nga ata të vonshmit, i rëndësishëm është progresioni i aftësive. Në qoftë se ai ka qenë pak i vonuar në rrokullisjet dhe zvarritjet e tij, shanset janë që atij do t’i duhen edhe disa javë ose muaj të tjerë për të ecur. Për sa kohë ai vazhdon të mësojë gjëra të reja, nuk keni pse të shqetësoheni tepër.

19 deri 24 muaj

Kur  fëmija bëhet më i sigurt mbi këmbët e veta, ai do të fillojë të ndjehet më komod kur ecën me diçka në dorë, si p.sh. një kafshë prej pellushi ose një top. Ai do ta sfidojë veten duke mbajtur edhe pesha më të rënda, si p.sh. një çantë. Gjithashtu do të emocionohet kur të zbulojë që mund të vrapojë dhe jo vetëm të ecë nga një vend në tjetrin.

25 deri 30 muaj

Në kohën që mbush 2 vjeç, është bërë aq i sigurt për aftësitë e tij, saqë tashmë merr pjesë në lojëra të ndryshme. Hapat e tij po bëhen më të sigurt dhe po fiton aftësinë që të shkelë thembrën dhe gishtat e këmbëve, ashtu siç bëjnë edhe të rriturit.

Udhëheqës Vizual: Stërvitja 20 minutëshe e një nëne të zënë me punë

[ssba_hide]

tendosja e ijeve

Tendosja e ijes në më të shumtën e rasteve përfshin dëmtimin pjesor të muskujve të brendshëm të kofshës – të njohur si muskujt aduktor-ë. Këto muskuj ndihmojnë në lëvizjen e këmbës përpara dhe përfshijnë pectineus, adductor brevis, adductor longus, adductor magnus dhe gracilis. Këta muskuj aduktorë vijnë nga pelvisi për në pjesën e brendshme të kofshës. Dëmtimet e lehta përfshijnë mbitendosjen e muskulit, ndërsa dëmtimet më të rënda përfshijnë tërheqjen e madhe të fibrave muskulorë.

Simptomat e tendosjes së ijes

Simptomat janë shtypja e papritur e fortë në pjesën ballore të ijes kur muskuli tërhiqet fort dhe bën që të ngadalësoni ose të ndaloni. Dhimbja mund të jetë e butë ose e fortë në zonën e ijes, ose mund të keni dhimbje gjatë ecjes. Mund të zhvillohen edhe nxirje dhe mund të ecni çalë – çalë.

Shkaqet

Vrapimi, hedhja, zhytja me forcë dhe ndryshimet e forta të drejtimit gjatë vrapimit janë aktivitete që të çojnë në tendosje të ijes.

Trajtimi i tendosjes së ijes

Pushimi, akulli dhe lidhja me fasha janë trajtimet fillestare. Edhe ilaçet anti-inflamatore mund të ndihmojnë. Sapo të kalojë dhimbja akute, duhet të fillojnë ushtrimet e shtriqjes dhe të forcimit nën mbikqyrjen e fizioterapi-stit.