Dhimbja vaginale dhe vulvodinia

Fakte mbi dhimbjen vaginale dhe vulvodininë:

  • Vulvodinia i referohet dhimbjes në zonën e vulvë-s dhe vaginës për të cilën nuk është identifikuar ndonjë shkak.
  • Vulvodinia nuk lidhet me sëmundjet e transmetueshme seksualisht (STD-sexual transmitted diseases).
  • Shkaku i saktë i vulvodinias nuk njihet.
  • Simptomat përfshijnë djegie, puls-im ose dhimbje që mund të lokalizohet në një zonë të vulvës ose më e përhapur.
  • E kruara vaginale mund të shoqërohet me vulvodinia.
  • Vulvodinia mund të trajtohet me medikamente dhe/ose me masa të kujdesit për veten.
  • Nuk ka ndonjë trajtim që të jetë i efektshëm për të gjithë gratë.
  • Anestetikë-t lokalë, kremrat nga estrogjenet me përdorim lokal, ilaçet kundër depresion-it dhe ato antikonvulsive janë shembuj të trajtimit mjekësor të vulvodinias.
  • Teknika e kontrollit psikologjik, ushtrimet fizike dhe bllokuesit nervorë mund të jenë të dobishëm.
  • Vulvodinia nuk shoqërohet me kancer-in apo sëmundje të tjera serioze, por mund të jetë burim i një shqetësimi fizik dhe emocional afatgjatë.

Çfarë janë dhimbja vaginale dhe vulvodinia?

Vulvodinia i referohet dhimbjes në zonën e vulvës dhe hapjes vaginale. Ajo konsiderohet se është dhimbje për të cilën nuk ka shkak të njohur. Ajo është e ndryshme nga dhimbja e lokalizuar thellë në komblik apo brenda në vaginë. Ky artikull përqendrohet tek dhimbja në zonën e vulvës dhe në hapjen e vaginës. Ajo mund të jetë kronike dhe mund të zgjasë me vite tek disa gra. Shkalla e ashpërsisë ndryshon tek gra të ndryshme. Shpesh ndodh në mungesë të shenjave fizike ose çrregullimeve të dukshme. Mund të jetë e rëndë dhe mund të ndikojë në aktivitetin seksual dhe të shkaktojë marrëdhënie të dhimbshme (dispareuni).

Çfarë e shkakton dhimbjen vaginale dhe vulvodinian?

Lichen sclerosis

Lichen sclerosis është një gjendje jo e zakonshme e lëkurës që mund të zhvillohet kudo në trup. Më shpesh ajo prek organ-et gjenital-e (vulvë-n tek gratë dhe gjithashtu edhe lëkurën përreth anus-it). Çdonjeri mund ta marrë lichen sclerosis në çfarëdo moshe, duke përfshirë edhe fëmijët, por gratë pas menopauzë-s kanë një rrezik më të lartë. Për shkak se lichen sclerosis mund të shkaktojë një kruarje të vazhdueshme vulvale, ajo si fillim mund të merret gabimisht si myk.

Simptomat e lichen sclerosis

Në lichen sclerosis, lëkura është e inflamuar. Ajo zakonisht është e kuqe dhe mund të ketë disa pika të bardha. Lëkura shpesh është e kruajtshme, por mund të shkaktojë dhimbje të lehta. Kur është e fortë, mund të ketë edhe gjakderdhje. Ashtu sikundër një kruarje e vazhdueshme, gratë me lichen sclerosis vulvale mund të përjetojnë dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale dhe gjatë urinim-it. Nëse ajo prek vulvën, ajo mund të ndikojë edhe në hyrjen e vaginës edhe në marrëdhënien seksuale.

Diagnostikimi i lichen sclerosis

Lichen slerosis shpesh mund të diagnostikohet nga paraqitja e lëkurës dhe nëse ka ndonjë dyshim konfirmohet nëpërmjet biopsi-së. Kjo do të thotë heqjen e një pjese të vogël të indeve të prekura për ekzaminim. Tek të rriturit, zakonisht është mirë për të konfirmuar diagnozë-n në këtë mënyrë.

Trajtimi i lichen sclerosis

Lichen sclerosis është trajtuar zakonisht  duke aplikuar një krem të fortë steroidal në zonën e prekur. Kjo aplikohet çdo ditë për disa javë dhe pastaj më pak për disa javë të tjera.

Ju mund të keni nevojë për të aplikuar një krem steroidal afatgjatë, disa herë në javë, për të parandaluar ripërsëritjen e lichen sclerosis.

Si mund ta marr lichen sclerosis?

Herpesi: Përgjigjet e pyetjeve tuaja

Çfarë është herpes?

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë. Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Një nga simptomat më të dukshme është shfaqja e një flluske të vogël në lëkurë. Herpes mund të shfaqet në buzë (herpes oral), në pjesët gjenitale (herpes gjenital) ose në pjesë të tjera të trupit (herpes jo-gjenital).

Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2). Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Diferenca kryesore ndërmjet të dy llojeve është vendi i zhvillimit.

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vagina-le dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Si mund ta dini nëse ju keni herpes gjenital?

Shumë njerëz nuk do të kenë simptoma të dukshme dhe as nuk do të jenë në dijeni që ato mund të jenë në kontakt me virusin. Ato mund t’i vënë re simptomat shumë vonë. Njerëzit mund të infektohen me herpesin gjenital dhe t’jua kalojnë atë të tjerëve edhe pse ato vetë mund të mos kenë simptoma.

Për të tjerët, simptomat e para të herpesit gjenital shfaqen nga 2 deri në 21 ditë pasi ka ndodhur kontakti me virusin e herpesit. Periudha e parë e herpesit gjenital është më e rënda. Kur ju jeni në kontakt me virusin, sistemi juaj imun (sistemi imunitar) nuk ka patur kohë për të zhvilluar antitrup-at mbrojtës, duke lejuar në këtë mënyrë shumëfishimin e virusit në mënyrë të shpejtë dhe duke shkaktuar simptoma sinjifikative.

Vaksinat që tashmë u jepen grave për të parandaluar shfaqjen e kancer-it të qafës së mitrës sigurojnë edhe një mbrojtje të fortë ndaj kancerit të anus-it.

Kërkuesit amerikanë studiuan më shumë se 4200 gra të reja, të cilët ishin caktuar rastësisht për të marrë vaksinë-n kundër virusit të papilomë-s humane (HPV-Human Papilloma Virus) ose vaksinën e hepatitit A (si një kontroll apo krahasim).

Vaksina HPV ofron mbrojtje ndaj llojeve 16 dhe 18 të HPV-së, të cilat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe të rreth 80% të kancerave analë.

Gjithashtu, kanceri anal është shumë i rrallë, gratë e kanë incidencë-n dy herë në krahasim me burrat, dhe normat e përgjithshme janë në rritje, thanë studiuesit në revistën Onkologjia (2011, online më 22 gusht).

Pas 4 viteve, 62% e grave që kishin marrë 3 doza të vaksinës së HPV-së nuk shfaqën shenja në anus të infeksionit të HPV-së, ndërkohë që 77 % nuk kishin infeksione të HPV-së në qafën e mitrës.

Tek gratë të cilat nuk kanë qenë të ekspozuara ndaj HPV-së, vaksina parandalonte infeksionet anale të HPV-së në pothuajse 84%, shumë afër efektivitetit kundër infeksionit të qafës së mitrës në pothuajse 89%.

“Kjo sugjeron se në të ardhmen, gratë që marrin vaksinat parandaluese HPV para ekspozimit ndaj virusit do të kenë më pak të ngjarë për kancerin”, thanë autorët.

“Vaksinat HPV kishin potencial të lartë për parandalimin e një pjese të madhe të HPV-ve të cilat ishin të lidhura me kancerin, dëshmitë e publikuara për vaksinën (efektivitetin) kundër infeksioneve të HPV-së 16 dhe 18 të qafës së mitrës, vaginës, vulvë-s dhe tashmë anusit.”

Studimi tregoi gjithashtu se vaksina ofronte mbrojtje kundër llojeve të tjera të kancerit HPV 31, 33 dhe 45 në anus – hera e parë që kjo mbrojtje është treguar në një zonë jogjenitale të trupit.