Udhëheqës për ushqyerjen e të voglit tuaj sipas moshës së tij

Mosha: 12 deri 24 muaj

Shenja që është gati

Mund të fillojë të përdorë një lugë (megjithëse mjeshtëria do të dojë edhe pak kohë).

Me çfarë duhet ushqyer?

Në listën e ushqimeve që tani mund të konsumojë fëmija juaj është:

  • Qumështi;
  • Bulmetra të tjerë (djathë të butë të pasterizuar, kos me yndyrë dhe djathë fshati);
  • Të njëjtin ushqim si edhe pjesa tjetër e familjes (të shtypur ose të grirë në copa sa një kafshatë);
  • Drithëra të pasuruara me hekur (tërshërë, elb, grurë, përzierje drithërash);
  • Drithëra të tjera (grurë integral, bukë, makarona, oriz);
  • Fruta (pjepër, kajsi, qitro);
  • Perime: brokoli, lulelakër, të gatuara sa të zbuten;
  • Proteina (vezë, mish ose pulë, peshk pa hala, fasule);
  • Lëng limoni dhe lëngje të tjera;
  • Mjaltë.

Sasia ditore:

  • 2 filxhanë bulmetra (1 filxhan qumësht ose kos, 1 filxhan djathë).
  • 100 gram drithëra, gjysma drithëra integrale, (1/3 filxhan drithëra të ftohta, ¼ filxhani oriz ose makarona, 1 fetë bukë).
  • 1 filxhan fruta (të freskëta, të ngrira dhe/ose lëng 100%). Jepini përparësi frutave ndaj lëngjeve të tyre.
  • 1 filxhan perime (jepjani perimet të prera në copa të vogla dhe të gatuara që të parandaloni asfiksi-në).
  • Rreth 60 gram proteina (30 gram = një fetë mish për sanduiç, rreth 1/3 e një gjoksi pule, 1//4 e konservës me peshk ton, ¼ filxhan fasule të thata ose 1 vezë).

Udhëzime për ushqyerjen

Ekspert-ët zakonisht thonë që nuk duhet t’u jepni fëmijëve të vegjël vezë, peshk sepse atyre mund t’u krijohet një alergji ndaj këtyre ushqimeve. Por studimet më të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatri-së kanë gjetur se nuk ka prova që foshnjave u krijohet alergji nga ushqimi qysh herët me këto ushqime. Megjithatë, disa mjekë rekomandojnë të bëhet kujdes kur vjen puna për të futur ushqime të reja. Në qoftë se ju keni merak që fëmija juaj mund të ketë alergji ndaj disa ushqimeve, jepjani ato një e nga një dhe shihni për ndonjë reaksion alergjik.

Asfiksimi është ende një rrezik nga i cili duhet ta ruani fëmijën tuaj. Pra, mësoni më shumë se prej cilave ushqime duhet ta ruani atë.

Mosha: 24 deri 36 muaj

Shenja që është gati

Qumështi i lopës: Kur dhe si të fillojmë ta përdorim atë?

Përse ekspertët rekomandojnë të prisni për ta ushqyer foshnjën tuaj me qumësht lope deri sa ai të jetë 12 muajsh?

Ka disa arsye për ta vonuar përdorimin e qumështit të lopës deri sa foshnja juaj të arrijë në ditëlindjen e tij të parë.

Foshnjat mund ta tresin qumështin e lopës plotësisht ose po aq lehtë sa edhe qumështin e gjirit apo atë të pasuruar me vitamina. Qumështi i lopës përmban përqendrime të larta të proteina-ve dhe mineraleve të cilat mund të jenë barrë për veshkat e pa maturuara të foshnjës tuaj. Veç kësaj, qumështi i lopës nuk ka sasitë e duhura të hekurit, vitaminës C dhe ushqyesve të tjerë të fëmijëve. Madje ai mund të shkaktojë edhe anemi nga pamjaftueshmëria e hekurit tek disa foshnja, meqenëse proteinat e qumështit të lopës mund të acarojnë veshjen e brendshme të sistemit tretës, duke shkaktuar gjak në jashtëqitje. Së fundmi, qumështi i lopës nuk siguron yndyrat më të shëndetshme për foshnjat në rritje.

Pasi foshnja juaj të jetë në gjendje ta tresë atë, qumështi bëhet një pjesë e rëndësishme e dietës së saj. Ai është një burim i pasur kalciumi, që ndërton kocka dhe dhëmbë të forta dhe ndihmon të rregullohet koagulim-i i gjakut dhe kontrolli i muskujve. Po ashtu, është një nga burimet e pakta të vitaminës D që e ndihmon trupin të absorbojë kalciumin dhe është vendimtar për rritjen e kockës.

Gjithashtu qumështi siguron proteinën për rritje, si edhe karbohidratet, të cilat do t’i japin foshnjës tuaj energjinë që i nevojitet për t’u çapitur gjithë ditën. Dhe në qoftë se foshnja juaj merr mjaftueshëm kalcium, ai do të ketë më pak rrezik për një presion të lartë të gjaku-t, goditje, kancer të zorrës së trashë dhe frakturave të ijeve gjatë jetës së mëvonshme.

Sa qumësht duhet të pijë fëmija im?

Sipas Akademisë Amerikane të Pediatri-së, shumica e fëmijëve do të marrin mjaftueshëm kalcium dhe vitamina D në qoftë se ata pinë 2 deri 2 ½ filxhanë qumësht lope në ditë. Ju ofroni  fëmijëve tuaj një vjeç, qumësht të plotë (veç rastit kur kanë rrezik të shtuar për obezitet).

Shpeshtësia e ushqyerjes me gji

Foshnjat e dinë instiktiv-isht se çfarë duan, qumësht! Por dalja e tij nga ju dhe në barkun e tij është një aftësi që duhet mësuar. Po ashtu edhe për ju, synimet tuaja janë më të mirat (ta ushqeni këtë fëmijë sa të ngopet, dhe sa më shpejt), por teknika juaj e ushqyerjes me gji, kjo ka nevojë për njëfarë shkundje. Në fillim, asnjë nga ju nuk e ka fare idenë se çfarë duhet bërë. Kjo është normale, dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Kushtojuni kësaj dhe që të dy do të bëheni shumë shpejt profesionistë në ushqyerjen me gji.

Sa shpesh duhet të ushqej me gji?

Gjatë dy deri tre ditëve të para pas lindjes, rregulla e shpeshtësisë së ushqyerjes me gji është ta ushqeni sa më shpesh foshnjën tuaj (tetë deri 12 ushqyerje në ditë, rreth 30 minuta mesatarisht për çdo seancë, megjithëse seancat mund të jenë më të shkurtra apo më të gjata në varësi të foshnjës), por mos prisni që të ngopet. Në të vërtetë ai apo ajo nuk do të kenë edhe shumë oreks, dhe qumështi juaj nuk ka arritur ende. Substanca e hollë, në ngjyrë si të verdhë që ju prodhoni është kulloshtra (e njëjta lëndë rridhte nga gjinjtë tuaj gjatë shtatzënisë dhe ju shqetësonte që makineria juaj prodhuese e qumështit nuk funksiononte mirë), ajo është një përzierje jetësore faktorësh imunë dhe proteinash që e fut foshnjën tuaj në një jetë të re të shëndetshme jashtë mitrës. Ju do të bëni shumë pak, por foshnjës do t’i nevojiten jo më shumë se afërsisht një lugë çaji  për t’u ushqyer gjatë këtyre ditëve të hershme.

Si do ta di unë që po prodhoj qumësht të mjaftueshëm

Dieta për nënat që ushqejnë me gji

Ju ende nuk keni përfunduar së ngrëni sa për dy vetë. Në vijim do të tregohet se si të merrni lëndët e duhura ushqimore për t’i dhënë foshnjës një drekë të lëngshme (edhe vaktet e tjera për të cilat ajo ka nevojë).

Ëndrra është realiteti juaj tashmë që ju ushqeni me gji fëmijën tuaj. Është e vërtetë, prodhimi i qumështit djeg 500 kalori në ditë, që do të thotë se kur ju ushqeni me gji, ju do të merrni 500 kalori shtesë në ditë (më shumë se para shtatzënisë) për të plotësuar këtë nevojë, dhe kjo është një nga shumë dobitë e ushqyerjes me gji.

Hej patatina? Jo saktësisht. Cilësia ka të bëjë po aq shumë sa dhe sasia, veçanërisht në qoftë se ju prisni të qëndroni vertikalisht gjatë këtyre ditëve të gjata të pas lindjes (madje edhe netëve edhe më të gjata). Lajmi i mirë është se ju jeni mësuar të ushqeheni mirë me gjithë atë praktikë që keni bërë për gjithë nëntë muajt e shtatzënisë. Lajm edhe më i mirë është se ngrënia mirë gjatë periudhës së ushqyerjes me gji është shumë  e ngjashme me atë të ngrënies ndërsa ju prisni një fëmijë (lajmi më i mirë nga të gjithë) me rregulla paksa më të lirshme. Ju ende duhet të synoni një shumicë ushqimesh të shëndetshme dhe duhet të eliminoni nga ato më pak të shëndetshme. Përveç kësaj, ndërsa numri i kalorive ka rëndësi, ju ende nuk do të keni nevojë që t’i numëroni ato. Ju mbetet vetëm të respektoni dietën e ushqyerjes me gji sa më mirë që të mundeni.

Çfarë duhet ngrënë

Ashtu sikurse ngrënia mirë gjatë shtatzënisë, edhe ajo gjatë ushqyerjes me gji sjell balancën e duhur të ushqimit të mirë (dhe të mirë për ju vetë). Përpiquni të merrni sa më poshtë për çdo ditë:

  • Proteina: tre racione;
  • Kalcium: pesë racione (një rritje nga kërkesa juaj e shtatzënisë për katër);
  • Ushqime të pasura me hekur: një a më shumë racione;
  • Vitamina C: dy racione;
  • Perime me gjethe të gjelbra dhe të verdha, fruta të verdha: tre deri katër racione;
  • Drithëra integrale dhe karbohidrate të tjera komplekse të përqendruara: tre ose më shumë racione;
Artriti dhe të ushqyerit

Kërkuesit, për shumë dekada, kanë eksploruar lidhjet potenciale midis dietës dhe artrit-it, por përveç efektit të dietës së pasur me purina (purinë) në rastin e cermës, ende ka mosmarrëveshje në lidhje me rezultatet e shumë prej studimeve për ushqimet.

Ka pak të dhëna shkencore që tregojnë se marrja e suplementeve të shtrenjtë ushqimorë ose përdorimi i dietave sjell përfitime. Më mirë është të marrësh ushqime me dietë të balancuar që sjellin të njëjtat rezultate por që mbajnë peshën nën kontroll dhe që përmbajnë të tëra vitaminat dhe mineralet që keni nevojë.

Për këtë arsye ju duhet që të përpiqeni të hani me një dietë që:

  • Përmban shumë drithëra, perime dhe fruta;
  • Ka pak yndyrë;
  • Përmban sasi të moderuara sheqeri, kripe dhe alkool-i.

Faktori peshë

Pesha juaj është lidhja më e rëndësishme midis dietës dhe artritit, sepse të qenit mbipeshë i vendos në kushte të vështira ijet, gjunjët, nyjet e këmbëve dhe këmbët. Nëse nuk keni mundësi të kryeni ushtrime për shkak të artritit, duhet të reduktoni marrjen e kalorive. Kjo parandalon që energjia e tepërt që vjen nga ushqimi që hani të magazinohet në trupin tuaj si yndyrë. Megjithatë, ju duhet të vazhdoni të hani ushqime që kanë shumë vitamina dhe minerale siç janë frutat dhe perimet dhe miell të pasitur, ushqime me niseshte dhe të reduktoni yndyrat dhe sheqernat.

Pesha e tepërt trupore është një problem për shumë njerëz me artrite, kryesisht tek ata që i kanë kushtet për një stil jetese më sedentare për shkak të kushteve të sëmundjes. Njerëzit me artrit reumatoid që marrin kortikosteroide mund të kenë rritje në peshë për shkak të efekteve anësore të trajtimit me steroide.

Nganjëherë njerëzit me artrit reumatoid kanë një një gjendje të dobët të të ushqyerit si rezulat i humbjes së peshës. Mund të jetë e vështirë për njerëzit me artrit të rritin marrjen e ushqimeve nëse ata përjetojnë dhimbje kur përpiqen që të marrin ilaçe të tjera që shkaktojnë gastrit-e dhe ulçerë peptik-e.

Vitaminat dhe mineralet

Të ngrënit shëndetshëm: hani si një fshatar jo si mbret mesjetar

Ndërsa jetesa e fshatarëve mesjetarë evropianë nuk do të ishte ajo që sot shumë njerëz do të dëshironin që ta përjetonin, dieta e tyre mund të ofronte një çelës për reduktimin e epidemi-së së obezitetit.

Edukatorët britanikë dhe ekspert-ët e shëndetit të fëmijës do të udhëtojnë në shkolla të ndryshme për t’u mësuar nxënësve aspektet e dobishme të dietës mesjetare.

Dr Iona McCleery, ligjëruese në historinë e mesjetës në Universitetin e Lids (Britani të Madhe), tha në një deklaratë për median universitare që në të kaluarën ishte e zakonishme që shtresat e ulëta kishin dieta shumë të varfëra, ndërsa sot janë kryesisht të varfërit  më shumë të prirur për obezitet.

“Sa më i varfër të ishit, më të larta ishin shanset që ju të hanit më shumë zarzavate dhe të kishit më shumë drithëra të pranishme në dietën tuaj”, tha ajo.

“Të varfërit ishin gjysmë vegjetarianë pasi thjesht nuk mund ta përballonin blerjen e mishit…. Shëndeti ishte shumë i lidhur me dietën”.

Historiania e ushqimit Caroline Yeldham, një anëtare tjetër e grupit të edukimit, tha se dietat mesjetare, nga nevoja, ishin të bazuara në ushqime të freskëta dhe shumë pak ushqime të rezervuara, të cilat ishin me pak yndyrë, kripë dhe sheqer. Përveç kësaj, koha e ushqimit ishte në fokus familjar dhe të komunitetit, dhe vaktet e vogla ishin më pak socialisht të pranueshme, tha ajo.

“Ishte sigurisht edhe një gamë shumë e gjerë përbërësish që ne priremi për ti ngrënë sot – më shumë barishte dhe më shumë peshk, në krahasim me importet të cilat ishin një pjesë e vogël e dietës”

Udhëheqës Vizual: Të jetuarit me fibrilacionin atrial

[ssba_hide]

 

Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave për kolesterolin, po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se më parë

Një studim i ri ka zbuluar se përdoruesit e statinave (medikamenteve që bllokojnë procesimin e kolesterol-it), po konsumojnë më shumë ushqime jo të shëndetshme se një dekadë më parë.

Një studim i ri ka zbuluar se shumë amerikanë, të cilët përdorin statina për të ulur kolesterolin, duket se besojnë që ata mund të hanë shumë ushqime jo të shëndetshme, pa patur asnjë pasojë.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që përdorën statina në vitet 2009-2010 konsumuan më shumë yndyra dhe kalori, se ata që i morën këto medikamente 10 vjet më parë. Kjo rritje e konsumit të kolarive dhe yndyrave nuk u vu re mes njerëzve që nuk i përdornin këto medikamente, u shprehën kërkuesit e Universitetit të Los Anxhelos-it në Kaliforni.

Analizat e të dhënave nga Vëzhguesit e Institutit të Shëndetit dhe Ushqyerjes, treguan se përdoruesit e statinave në vitet 2009-2010 kishin konsumuar 9.6% më shumë kalori dhe më shumë yndyrë se 14.4% e përdoruesve të statinave në vitet 1999-2000.

Përdoruesit e statinave në vitet 1999-2000 konsumonin më pak kalori dhe yndyrë se njerëzit të cilët nuk i kishin përdorur fare këto medikamnete, por ky raport nuk është më i njëjti, sipas studimit i cili u botua në internet në 24 prill në numrin e revistës Jama: Mjekësia e Brendshme dhe në të njëjtën kohë, u prezantua në takimin vjetor të Shoqërisë së Përgjithshme të Mjekësisë së Brendshme në Denver.

“Ne besojmë se ky është studimi i parë për të treguar se njerëzit që përdorin statina konsumojnë më shumë kalori dhe yndyra se njerëzit që i përdornin të njëjtat medikamente dhjetë vjet më parë”, u shpreh autori i studimit Takehiro Sugiyama, një klinicist trajnues në Qendrën Kombëtare për Shëndetin dhe Mjekësinë Globale në Japoni, në një deklaratë për shtyp nga UCLA (Universiteti i Los Anxhelos-it në Kaliforni).

“Statinat janë përdorur nga rreth një e gjashta e të rriturve. Ne mund të kemi nevojë të ritheksojmë rëndësinë e modifikimeve dietike për ata që janë duke i përdorur këto barna, tani që obezitet-i dhe diabet-it janë probleme të mëdha në shoqëri”, tha Sugiyama, i cili udhëhoqi hulumtimin.

Një udhëzues i shpejtë për lëkurën e thatë të prirë për akne dhe si të trajtohet ajo

Çdokush e di që lëkura e prirë për akne prodhon yndyrë të tepërt. Por në luftën kundër puçrrave, disa e teprojnë. Pavarësisht nga prodhimi i tepërt i dhjamërave, shumë pacientë luftojnë po ashtu edhe kundër tharjes së lëkurës, gjë që mund të jetë rezultat i larjes së tepërt ose efekt anësor i disa ilaçeve. Cilido qoftë shkaku, e rëndësishme është që ju ta trajtoni atë, sepse mungesa e lagështisë e bën lëkurën tuaj më të ndjeshme dhe më të prirë për t’u inflamuar.

Si duhet trajtuar lëkura e thatë?

Do të shohim se si dëmtimi i funksionit mbrojtës të lëkurës, e lejon lagështinë të largohet dhe çfarë do të thotë kjo për shëndetin e lëkurës tuaj. Duke qenë se lagështimi është zgjidhje evidente, do t’u jepen po ashtu edhe disa njohuri bazë për lagështuesit dhe se si të zgjidhni diçka që është e përshtatshme për lëkurën tuaj.

Njohuri bazë për lëkurën e thatë

Shtresa e jashtme e lëkurës vepron si një barrierë midis jush dhe botës së jashtme. Nga ana mjekësore kësaj i referohen si funksioni mbrojtës i lëkurës. Për të pasur një ide se si funksionon kjo, përfytyroni një mur me tulla.

Qelizat janë si tullat dhe yndyrat natyrore në lëkurën tuaj janë llaçi që i lidh ato me njëra tjetrën. Qelizat që veprojnë si tullat, janë të mbushura me ujë dhe yndyra deri sa ënjten. Kjo ënjtje është e mirë sepse ajo i lidh qelizat fort me njëra tjetrën dhe e bën të vështirë për çdo gjë që ta depërtojë barrierën.

Edhe yndyrat në shtresën e sipërme të lëkurës janë një barrierë natyrore për ujin. Ato e pengojnë lagështinë të largohet me të tepërt nga lëkura juaj. Pa këtë shtresë të lëkurës barrierë, organ-et tuaja të brendshme jetësore do të thaheshin dhe do të vdisnin shpejt.

Kur ju e lani fytyrën tuaj me sapun ose me një pastrues tjetër të ashpër ndodh diçka e keqe. Detergjenti largon shumë yndyra natyrore nga lëkura. Ai largon llaçin që i mban lidhur tullat dhe lejon që uji të avullojë nga lëkura.

Në 28 cm dhe afërsisht 450 gram, pothuajse sa një pako makarona, foshnja juaj po fillon të duket si një i sapolindur në miniaturë. Buzët, qepallat dhe vetullat po i bëhen më të dallueshme dhe madje po i zhvillohen kicat e dhëmbëve nën mishra. Sytë janë formuar por bebes së syrit (pjesës së ngjyrosur), ende i mungon pigmenti. 2

Në qoftë se do të mund të shihni brenda mitrës, ju do të ishit në gjendje të dallonit qimet e holla që i mbulojnë trupin dhe rrudhat e thella në lëkurë, të cilat do të mbeten deri sa të mbushen me yndyrë. Brenda barkut, pankreas-i, thelbësor për prodhimin e disa hormoneve të rëndësishme, po zhvillohet vazhdimisht.

Si po ndryshon jeta juaj:

Në këtë fazë, ju mund të gjeni që barku juaj po bëhet një magnet për duart. Është fare e rregullt t’u thoni njerëzve që prekin barkun tuaj, se do të donit që më mirë të mos e bënin këtë gjë. Dhe në qoftë se njerëzit ju thonë që dukeni më e madhe apo më e vogël se sa do të duhej, kujtohuni që çdo grua shton, dhe e tregon këtë në një shkallë apo në një tjetrën.

E rëndësishme është të bëni vizita të rregullta tek mjeku për t’u siguruar që rritja e foshnjës të jetë normale. Ju mund të vini re shenja tendosjeje në abdomen-in tuaj, ndërkohë që ai zgjerohet për t’i bërë vend foshnjës.

paktën gjysma e grave shtatzënë kanë shenja të tendosjes në kohën që lindin. Këto vija të vogla të lëkurës, të endura në mënyra të ndryshme, mund të luhaten nga rozë në kafe të errët (varësisht nga ngjyra e lëkurës). Megjithëse ato zakonisht shfaqen në bark, mund të jenë edhe në mollaqe, kofshë apo ije dhe gjinj. Nuk ka ndonjë provë që ndonjë lëng për fërkim të ndihmojë për të penguar shenjat e tendosjes, por mbajtja e lagësht e lëkurës mund të ndihmojë për kruajtjet.

Trupi ndryshon jo vetëm në bark.

Ju e prisnit që barku t’ju rritej, ndoshta edhe gjinjtë, por ndryshimet e mëposhtme fizike mund t’ju zënë në befasi. Ashtu si edhe për shumë ndryshime të pamjes tuaj gjatë shtatzënisë, hormonet luajnë rol në shumicën e tyre.