Sheqernat e shtuara në dietë: Të lidhura me vdekjet nga sëmundjet e zemrës

Konsumimi i tepërt i sheqernave mund të rrisë rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e zemrës; një zbulim ky që ka bërë të vërshojnë telefonatat drejt qeverive kanadeze dhe amerikane, duke iu kërkuar të vendosin një kufi për sheqernat në dietat e ndryshme.

Për një të rritur, konsumimi i 2000 kalorive në ditë (që do të thotë të pish një pije me gaz në ditë), do ta kalonte nivelin e dhënë nga një studim i fundit amerikan, në lidhje me rritjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskular-e. Autori kryesor i studimit si dhe kryetari dhe themeluesi i Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në Atlanta, Quanche Yang, shpjegon se përqindja shtesë e kalorive nga sheqeri i tepërt e rrit rrezikun e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët analizuan vëzhgimet kombëtare mbi shëndetin dhe dietat nga 1988 deri në 2012 të më shumë se 30000 amerikanëve me moshë mesatare 44 vjeç. Ata vunë re se risku fatal për zemrën rritej në momentin që konsumi i sheqerit të shtuar kalonte 15% të kalorive të marra në total.

Laura Schmidt, një specialiste e programeve shëndetësore në Universitetin e San Franaciskos në Kaliforni (e cila ka shtuar dhe një koment mbi studimin në fjalë), thotë se sheqeri i tepërt jo vetëm na shëndosh por dhe na sëmur.

Më parë sheqeri i përdorur në ushqimet e përpunuara (ëmbëlsira, pije me sheqer etj), ka qenë i lidhur vetëm me risqet për sëmundjet jo fatale të zemrës dhe obezitet-in. Natyrisht këtu nuk përfshihet sheqeri që gjendet tek frutat.

Michael Moss, një gazetar në Nju Jork, shton se sheqeri është mjaft i rëndësishëm për industrinë miliona dollarëshe të ushqimeve të përpunuara.

Dëshira për ushqime e projektuar nga industria

” Industria e ushqimeve është një lob shumë i fuqishëm”, shton Moss. “Kjo është tepër frustruese për konsumatorët, sidomos kur në etiketat e mallrave, vendi  në krah të treguesit të sheqerit është bosh. Nuk ka një tregues nga qeveria që të thotë sa është sasia e sheqerit që duhet të konsumojmë në ditë”.

Tremujori i parë duket se është vendimtar për shëndetin e zemrës së foshnjës

Studimet kanë gjetur se zhvillimi i ngadalshëm i fetus-it lidhet me probleme të mëvonshme kardiovaskulare. Fëmijët që kanë qenë të vegjël gjatë fazave të hershme të zhvillimit të fetusit mund të jenë me një risk të shtuar për problemet e zemrës.

Gjetjet sugjerojnë se tre muaj e parë të shtatzënisë mund të jenë një periudhë vendimtare për shëndetin e zemrës në jetën e mëvonshme. Studiuesit kanë vënë re që tremujori i parë përfshin një periudhë të zhvillimit të shpejtë kur zemra dhe organ-et e tjera të rëndësishme fillojnë të formohen.

Studiuesit vlerësuan rreth 1 200 fëmijë të moshës 6 vjeç për faktorët e riskut kardiovaskular si sasia dhe shpërndarja e yndyrave të trupit, presioni i gjaku-t dhe nivelet e kolesterol-it dhe insulinë-s.

Krahasuar me fëmijët që ishin më të mëdhenj gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë, ata që ishin më të vegjël kishin në masë të konsiderueshme më shumë yndyra dhe dhjamë në abdomen, presion më të lartë të gjakut dhe nivele jo të shëndetshme të kolesterolit.

Qenia i vogël gjatë tremujorit të parë shoqërohej gjithashtu me një risk të shtuar të ekzistencës së këtyre faktorëve kardiovaskularë të riskut gjatë fëmijërisë, sipas një artikulli të botuar online në 23 janar në bjm.com.

Por studimi vetëm sa ka zbuluar një lidhje midis përmasave të vogla gjatë tremujorit të parë dhe problemeve të mundshme në zemër. Ai nuk provoi një lidhje shkak-pasojë.

Nevojiten studime të tjera për të identifikuar përse përmasat e vogla gjatë tremujorit të parë duket se shoqërohen me riskun e shtuar të problemeve të zemrës në fëmijëri, si edhe me pasoja afatgjatë, përfundojnë Vincent Jaddoe, profesor i epidemiologji-së pediatri-ke në Qendrën Mjekësore të Universitetit Erasmus në Rotterdam dhe kolegët e tij.

Ky studim u shtohet provave në rritje se rritja e ngadalshme e fetusit shoqërohet me një risk të shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare dhe problemeve të tjera të shëndetit në jetën e mëvonshme.

Përfitimet shëndetësore të puthjes

Thonë se gjithmonë do të mbani mend puthjen tuaj të parë dhe meqë puthja është aktivitet që njerëzve u pëlqen, ato e shijojnë së tepërmi. Imagjinoni sikur nëpërmjet puthjes të gjeni rrugën drejt shëndetit më të mirë. Nga përmirësimi i dhëmbëve e deri tek djegia e kalorive, puthjet ju sjellin më shumë se një kënaqësi. Pra, gjeni një person të veçantë dhe nëpërmjet puthjeve, ecni në rrugën tuaj, drejt një shëndeti më të mirë.

1. Puthjet përmirësojnë dhëmbët

Hulumtimet shkencore tregojnë se pështyma e prodhuar nga puthjet e shpeshta mund të përmirësojë dhëmbët tuaj. Pështyma mund të parandalojë dhe zvogëlojë formimin e pllakëzave. Puthjet mund t’ju kursejnë takimet me dentist-in dhe tingullin e atij gërmimi të tmerrshëm.

2. Jepini vetes një jetë më të gjatë nëpërmjet puthjeve

Individët që puthin më shumë, jetojnë më gjatë. Hulumtimet theksojnë se të puthurit e gjysmës tuaj çdo mëngjes, mund t’i shtojë vite jetës suaj. Një puthje e thjeshtë mirëmëngjesi mund të shtojë pesë vjet në jetën tuaj.

3. Digjni kalori ndërkohë që puthni

Një puthje e thjeshtë, e ëmbël mund të djegë gjashtë deri në dymbëdhjetë kalori. Puthjet më të nxehta, djegin më shumë kalori. Imagjinoni që mund të digjni deri në 300 kalori ndërsa jeni duke bërë dashuri me gjysmën tuaj? Dashuria, nuk ka qenë kurrë kaq e mirë .

4. Puthjet janë të mrekullueshme për zemrën tuaj

Puthja është një aktivitet që prodhon adrenalinë. Adrenalina e bën zemrën të pompojë më shumë gjak dhe të përmirësojë qarkullimin e tij. Efektet që puthja shkakton në zemrën tuaj janë shumë të ngjashme me ato të ushtrimeve aerobike, si vrapi apo çiklizmi.

5. Largoni stresin me një puthje

Një moment i shkurtër puthjeje me të dashurin/dashurën tuaj, do të reduktojë stresin, tensionin dhe do ju japë një ndjesi mirëqenieje. Një nga hormonet që shkakton stres (krotikal), në fakt, gjatë një puthjeje pasionante, ulet ndjeshëm. Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme në zyrë ose kudo, harrojeni atë me një puthje.

6. Puthjet ju bëjnë të dukeni gjithmonë mirë

Ngrënia e peshkut: Pro-të dhe Kundra-t

Është e rëndësishme të dini se çfarë peshku të merrni dhe çfarë nuk duhet të hani kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Ushqimet e detit dhe peshku janë të mbushur me proteina, vitamina dhe acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën, lëndë ushqyese të rëndësishme kur jeni në dietën e para shtatzënisë. Por kur ju përpiqeni të mbeteni shtatzënë, ju duhet të keni kujdes me peshkun që ju gatuani, sepse disa lloje peshku përmbajnë nivele shumë të larta dhe të rrezikshme të metalit të rëndë – merkurit, një toksinë e cila dëmton sistemin nervor. Ja disa nga mënyrat për t’i shpëtuar këtij rreziku:

Përpiquni të mos i kaloni sasitë e peshkut me të cilat ushqeheni. Sipas ekspert-ëve, sasia e peshkut me përmbajtje të ulët të merkurit që mund të konsumoni në një javë kur jeni shtatzënë apo përpiqeni të mbeteni shtatzënë duhet të jetë rreth 350 gram, sepse përmban shumë proteina të shëndetshme për foshnjën. Mirë është që të konsumoni rreth dy deri tre racione peshk në javë.

Njiheni peshkun që konsumoni. Ekspertët thonë që karkalecat e detit, salmoni etj. janë zgjedhje të mira, ndërsa peshku shpatë, peshkaqeni, skumbria kanë përmbajtje të lartë të merkurit dhe duhen eliminuar nga dieta juaj. Peshku ton, edhe ai ka një përmbajtje të lartë merkuri, por mund të konsumohet në gjysmën e sasisë së përmendur më sipër.

Transplantimet e zemrës

Një transplantim i zemrës është zëvendësimi i zemrës së sëmurë ose të dëmtuar të një personi me një zemër normale të dikujt që ka vdekur (një dhurues).

Transplantimi i parë i zemrës së njeriut u krye në Afrikën e Jugut në vitin 1967. Që atëherë transplantimet e zemrës nuk janë më procedura eksperimental-e, por trajtime të stabilizuara mjekësore për sëmundje të avancuara të zemrës.

Kush ka nevojë për një transplantim të zemrës?

Personat që kanë pasur një mosfunksionim të zemrës mund të kenë nevojë për një transplantim të zemrës. Mosfunksionimi i zemrës, që ndodh kur zemra është dëmtuar rëndë nga sëmundja e arterie-ve koronare ose një kardiomiopati (kardio-miopati, një sëmundje që dobëson muskulin e zemrës), do të thotë që zemra nuk është në gjendje të pompojë siç duhet. Shkaqe të tjera të mosfunksionimit të zemrës mund të përfshijnë infeksione virusale, valvul-a të zemrës që pikojnë apo bllokohen ose forma gjenetike të sëmundjes së zemrës.

Megjithëse trajtimi me anë të medikamenteve mund t’i ndihmojë disa njerëz me mosfunksionim të zemrës, të tjerë nuk kanë dobi dhe për këta transplantimi mund të jetë alternativa më e mirë.

Në total, transplantimi i zemrës është një procedurë përgjithësisht e suksesshme. Vlerësohet se transplantimi i zemrës pritet që të jetojë mesatarisht nga 10 në 20 vjet. Pas transplantimit, 90% e pacientëve jetojnë pas një viti dhe pas 10 vjetësh, 70% e pacientëve janë ende gjallë.

Para se dikush të pranohet për një transplantim duhet që organ-et e tjera siç janë veshkat dhe mëlçia të funksionojnë normalisht. Personi duhet të ketë hequr dorë nga duhani dhe alkool-i tepruar dhe i gatshëm të kërkojë një zemër të re.

Cilat janë kriteret për ata që u bëhet transplantimi?

Zakonisht për të qenë të pranueshëm për një transplantim të zemrës duhet që pacientët të:

  • Vijnë nga një sëmundje e zemrës në fazën e fundit;
  • Të jenë mirë me shëndet, përveç sëmundjes së zemrës;
  • Të ketë gjasa që vdesin po nuk bënë transplantimin;
Pozicionet e fjetjes gjatë shtatzënisë

Pyetje: “Unë zakonisht fle përmbys, por tashmë që po bëhem më e madhe, duket se do të kem probleme. A është e parrezikshme të fle në shpinë gjatë shtatzënisë?”

Çfarë tersi, tani që ju keni nevojë më shumë se kurrë për një gjumë të mirë natën, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të arrihet (ja sepse pagjumësia është një simptomë kaq e zakonshme e shtatzënisë). Qëndrimi komod në shtrat nuk është më i kollajshëm, veçanërisht në qoftë se pozicioni juaj i preferuar është përmbys dhe barku juaj është në madhësi sa një shalqi.

Por para se të zgjidhni një pozicion  tjetër për të fjetur, merrni mendimin e ekspert-ëve. Ata rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos shtrihen të flenë në shpinë gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë sepse pesha e mitrës dhe e foshnjës në rritje, shtyp venën që çon gjakun në zemër nga zonat e poshtme të trupit tuaj. Në qoftë se ajo shtypet mund të ndërhyjë në qarkullimin optimal të gjakut (dhe qarkullimi i gjakut është miku më i mirë i shtatzënisë).

Pra, çfarë pozicioni duhet të jetë më i miri për një grua shtatzënë? Ekspertët thonë që pozicioni më i mirë është në krah. Megjithëse ka pak rëndësi se çfarë krahu do të zgjidhni, shtrirja në krahun e majtë lejon rrjedhje maksimale të gjakut dhe mund të reduktojë ënjtjen e këmbëve. Për ta ndjerë veten rehat në këtë pozicion përdorni sa më shumë jastëkë. Mund të provoni të vendosni një jastëk midis këmbëve, një nën bel  dhe një pas shpinës tuaj, ose çdo lloj kombinimi të improvizuar që ju lejon të flini sa më mirë.

Sëmundja e indit lidhës

Sëmundja e indit lidhës i referohet një grupi sëmundjesh që përfshijnë indin e pasur me proteina që i mbështet organ-et dhe pjesë të tjera të trupit. Shembuj të indit lidhës janë dhjami, kockat dhe kërc-et. Këto sëmundje shpesh prekin nyjet, muskujt dhe lëkurën, por ato po ashtu mund të prekin organe të tjerë si dhe sisteme organesh, duke përfshirë sytë, zemrën, mushkëritë, veshkat, traktin gastrointestinal dhe enët e gjakut.

Janë më shumë se 200 çrregullime që prekin indin lidhës, shkaqet dhe simptomat e tyre specifike ndryshojnë sipas llojeve të ndryshme.

Çrregullimet e trashëguara të indit lidhës

Disa sëmundje të indit lidhës, shpesh të quajtura çrregullime të trashëguara të indit lidhës, janë rezultat i ndryshimeve në disa gene. Shumë prej tyre janë fare të rralla. Më poshtë po japim disa nga më të zakonshmet:

Sindroma Ehlers-Danlos

Në të vërtetë një grup prej më shumë se 10 çrregullimesh, karakterizohen nga nyje tepër të ndjeshme, lëkurë e tendosur dhe rritje anormal-e e indit të mbresave. Simptomat mund të jenë nga më të butat deri tek ato sakatuese. Varësisht nga format specifike, simptomat mund të përfshijnë:

  • Një shpinë të lakuar;
  • Enë të dobëta të gjakut;
  • Mishra të dhëmbëve që rrjedhin gjak;
  • Probleme me mushkëritë, valvul-at e zemrës ose tretje-n.

Epidermolisisbullosa (EB)

Personat me këtë sëmundje kanë një lëkurë që është kaq e brishtë, saqë ajo shqyhet apo bëhet me flluska si rezultat i goditjeve më të vogla, apo edhe nga fërkimi me rrobat. Disa forma të EB mund të prekin sistemin tretës, atë të frymëmarrjes, muskujt ose fshikëzën e urinës. Shkaktuar nga defektet e disa proteinave në lëkurë, EB zakonisht është evidente në lindje.

Sindroma Marfan

Udhëheqës Vizual: Mënyra për të skalitur trupin tuaj prej nëne të re duke përdorur shkallët

[ssba_hide]
Udhëheqës Vizual: Stërvitja 20 minutëshe e një nëne të zënë me punë

[ssba_hide]
Dëmtimi i palcës kurrizore: Teknikat e shpëtimit

Në të gjitha rastet e ndihmës së shpejtë, ndihmësi duhet të marrë menjëherë hapat e mëposhtme:

Nëse ekziston rreziku i jetës së pacientit, trajtoni si fillim rrezikun, rrugët e frymëmarrjes, frymëmarrjen dhe qarkullimin.

  • RREZIKU: Nëse është i pranishëm, largoni rrezikun ose largoni pacientin nga mjedisi i rrezikshëm.
  • PËRGJIGJIA: Kontrolloni gjendjen e koshiencës së pacientit.
  • RRUGËT E FRYMËMARRJES: Sigurohuni që rrugët e frymëmarrjes të pacientit janë të pastra – largoni të vjellat, gjaku-n, etj.
  • FRYMËMARRJA: Sigurohuni që personi është duke marrë frymë.
  • QARKULLIMI: Sigurohuni që zemra e pacientit është duke rrahur dhe nëse ka gjakderdhje të shumtë, kontrolloni gjakderdhjen nëpërmjet presionit të drejtpërdrejtë.

Mbani mend:

Pas një aksidenti, parandaloni dëmtimet sekondar-e të palcës kurrizore duke MOS E LËVIZUR PACIENTIN nëse dyshohet për palcën kurrizore, përveç nëse ekziston një arsye jetë-kërcënuese për të vepruar në këtë mënyrë. Kërcënimi i jetës merr përparësi mbi dëmtimet e mundshme kurrizore.

  • Mos e lëvizni pacientin;
  • Këshilloni të tjerët për të mos e lëvizur pacientin;
  • Dërgoni dikë për të marrë ose kërkuar autoambulancën për të ardhur;
  • Risigurojeni pacientin;
  • Mundohuni që të gjeni emrin dhe adresën e pacientit;
  • Prisni ardhjen e ambulancës.

Dëmtimet e mundshme të palcës, duhet të supozohen në rastet e mëposhtme:

  • Çdo aksidenti me makinë me më shumë se 75 km/orë;
  • Çdo goditjeje, që i bëhet kalimtarit nga makina, që ecën me më shumë se 30 km/orë;
  • Çdo rënie e rëndësishme, duke përfshirë rëniet tek të moshuarit;
  • Çdo aksidenti që ndodh gjatë zhytjes;
  • Çdo dëmtimi që vjen nga një aksident me motor;
  • Çdo pacienti me trauma të pandërgjegjshme ose dëmtime të rënda në kokë dhe qafë;
  • Çdo lëndimi, p.sh. një plumbi në zonën e palcës kurrizore;
  • Çdo traumë në qafë dhe shpinë, nëse është e lidhur me sëmundje të shkuara të palcës kurrizore;
  • Çdo shenje fizike ose simptomash, që janë të lidhura me palcën, p.sh. pozicioni i pacientit u gjet në dhimbje ose ndjeshmëri rreth zonës së palcës kurrizore.