9 Ndryshime pas lindjes për të cilat askush nuk ju tregon

Pas lindjes së fëmijës, ju mund të zbuloni disa gjëra të çuditshme në trupin tuaj, për të cilat askush nuk ju ka paralajmëruar. “Përse askush nuk më tha që do të pikoj urinë?” mund të pyesni. Ose “Si nuk më tha njeri që këmbët e mia do të duken si barka?” Është koha për t’i thënë këto gjëra.

Mospërmbajtja

Është tërësisht e padrejtë, përveç pelenave të ndotura të foshnjës tuaj, ju duhet të merreni edhe me të brendshmet e lagura tuajat.

Si t’ia bëni: Kjo nuk i ndodh kujtdo, por mospërmbajtja e paslindjes është edhe normale, edhe e përkohshme për shumë nëna. Gjatë dhimbjeve të lindjes, koka e foshnjës pengohet tek vagina (pareti anësor i saj). Si rezultat, nervat bëhen përkohësisht të mpira. Për shkak të kësaj mpirje, nervat nuk veprojnë me korrektësi, kështu që ju jo gjithmonë e merrni mesazhin për të urinuar dhe muskujt që ju bëjnë të përmbaheni jo gjithmonë e marrin mesazhin për ta mbajtur urinën.

“Për 16 muaj pasi linda vajzën, m’u desh të mbathja një pecetë sanitar-e dhe në qoftë se ecja shpejt apo bëja ushtrime fizike, fshikza ime do të zbrazej plotësisht”, thotë një nënë e re. “Ishte shumë e sikletshme”.

Një prerje cezariane mund të shkaktojë të njëjtën gjë, sepse ndërhyrja kirurgjik-ale mund të çojë në ndërprerje të përkohshme të fibrave nervore rreth fshikëzës.

Lajmi i mirë është që në të dy rastet, nervat rigjenerohen shpejt. Brenda disa ditësh e deri disa javësh, ju ka të ngjarë që do t’i keni përsëri të thata të brendshmet tuaja. Ndërkohë përdorini pecetat sanitare (të cilat do t’ju nevojiten sidoqoftë për hemorragji-në e paslindjes) dhe shkoni shpesh në banjë edhe nëse nuk e ndjeni nevojën për të shkuar atje. Në qoftë se urinim-i nuk zgjidhet pas disa javësh, bisedoni me mjekun tuaj. Mund të keni një sëmundje të quajtur mospërmbajtja e urinimit nga stresi, të shkaktuar nga muskujt e dyshemesë së pelvisi-t të cilat rrethojnë ureter-in. Në raste të rënda ky problem zgjidhet me një procedurë të thjeshtë kirurgjikale. Më pas çdo gjë është 100% më mirë.

Hemorragjia

Si mund ta lehtësojë një infeksion të ashpër transplantimi fekal

Objektivi është një metodë më e lehtë për të trajtuar Clostridium difficile. Pacientët që vuajnë nga infeksioni i pakëndshëm bakterial i njohur si Clostridium difficile mund të zgjedhin midis antibiotikëve standard dhe një procedure të njohur si transplantim fekal për të trajtuar një çrregullim të sistemit tretës.

Kjo procedurë përfshin mbjelljen e baktereve të mira nga jashtëqitjet e një dhuruesi të shëndetshëm dhe futja e tyre në zorrët e një pacienti të sëmurë.

Procesi ka shpesh sukses atje ku dështon trajtimi me antibiotikë, duke kthyer bakteret e shëndetshme dhe duke bërë të funksionojnë zorrët e marrësit. Por procedura nuk kuptohet mirë dhe është agresive.

“Në themel, ajo çfarë ne po përpiqemi të bëjmë është të kuptojmë përse ky lloj transplantimi funksionon”, thotë Dr. Vincent Young, profesor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Michigan-it. “Ne e dimë se duhet të zëvendësojmë bakteret e pacientit, por nuk dimë se çfarë roli luajnë ata pasi ne e kemi bërë këtë. Mundet që këto baktere që ne përdorim kanë nevojë të jenë të gjalla. Ose mundet që bakteret prodhojnë diçka që ne mund ta izolojmë dhe pastaj t’ua japim drejtpërdrejt pacientëve pa baktere të gjalla. Kjo është shpresa që kemi”.

Young dhe ekipi i tij i ka botuar zbulimet e tij në botimin online të maj/qershorit të mBio.

Qendra Amerikane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjes vlerëson se gati 14 000 amerikanë vdesin çdo vit nga Clostridium difficile. Më në rrezik janë të moshuarit që marrin antibiotikë. Besohet që antibiotikët prishin balancën e baktereve në zorrë, duke rritur ndjeshmërinë ndaj infeksionit.

Antibiotikët janë një alternativë e mjekimit të diarre-së dhe të vjellave të rënda dhe shqetësimeve abdominale që mund të pasojnë infeksionin. Sidoqoftë, afërsisht 40% e pacientëve të trajtuar përjetojnë përsëritjen e sëmundjes. Për më tepër, antibiotikët largojnë bakteret e mira së bashku me ato të këqija.

Ulcera peptike

Rreth një në 10 njerëz do të zhvillojnë ulçerë-n peptik-e në një moment të caktuar të jetës së tyre, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë njohuri rreth kësaj.

Çfarë e shkakton ulçerën peptike?

Ulçera është dëmtim i mureve të stomakut, si tek ulçera gastrike, ose në pjesën e sipërme të zorrëve. Ajo është shkaktuar nga një sërë faktorësh, duke përfshirë përdorimin e aspirinave ose ilaçeve të tjera anti-inflamatore, duhanin, alkool-in dhe stresin. Ndonjëherë, shumë acid prodhohet nga stomaku si pjesë e procesit të tretje-s.

ulcera

Shumë kërkime kanë treguar se shumë njerëz me ulçer kanë një infeksion në stomak nga një bakter i quajtur helikobakter pilori, që është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e ulçerës peptike.

Cilat janë simptomat e një ulçere?

Simptomat e zakonshme të një ulçere janë dhimbja në pjesën e sipërme të barkut. Shpesh është si një ndjenjë thike ose djegie, që kalon në pjesën e shpinës. Kjo dhimbje zakonisht ndodh kur stomaku është bosh (disa orë pas ushqimit) dhe zakonisht të ngre nga gjumi në orën 2 ose 3 të mëngjesit. Dhimbja shpesh lirohet nëpërmjet të ngrënit.

Probleme më serioze ndodhin kur ulçera pëson gjakderdhje. Kjo mund të tregohet nga fakti nëse villni gjak ose jo dhe shfaqet nëpërmjet lëvizjes së zorrëve. Në të tilla raste shpeshherë kërkohet kirurgji-a.

Si është diagnostikuar ulçera peptike?

Ulçera diagnostikohet nëpërmjet rrezeve X dhe më zakonisht nëpërmjet endoskopi-së, ku një tub fleksibël teleskopi kalohet në stomak duke lejuar mjekun për të parë se çfarë është duke ndodhur dhe për të marrë nëse është e nevojshme mostra.

Cili është trajtimi për ulçerën peptike?

Kanceri i vezoreve: Alternativat e trajtimit

Trajtimi i kancerit të vezoreve zakonisht përfshin ndërhyrjen kirurgjik-ale dhe kemioterapinë. Ndonjëherë ai përfshin radioterapi-në.

Kirurgjia

Trajtimi parë për kancerin e vezoreve zakonisht është një operacion i quajtur laparotomi. Në këtë operacion bëhet një prerje në abdomen dhe kjo e lejon mjekun të gjejë dhe të largojë sa më shumë kancer që është e mundshme.

Në shumë raste mjeku do të bëjë një biopsi të tumor-it në fillim të operacionit për që qenë i sigurt që ai është kancer. Kjo quhet një “prerje e ngrirë”. Në qoftë se kanceri konfirmohet, atëherë operacioni do të vazhdojë. Operacioni zakonisht heq vezoret dhe tubat fallopianë (tubat uterine), mitrën dhe omentum majus dhe disa nyja limfatike në atë zonë. Gjithashtu mund të hiqet edhe apendicit-i. Ndonjëherë nevojitet të hiqet edhe një pjesë e zorrëve dhe madje edhe fshikëza e urinës.

Mund të tingëllojë që shumë nga pjesët ose organ-et e trupit tuaj hiqen në këtë operacion. Megjithatë këto organe janë fare të vegjël në krahasim me çdo gjë tjetër në abdomen-in dhe pelvisi-n tuaj dhe heqja e tyre nuk le ndonjë hapësirë bosh.

Disa gra mund të mos kenë nevojë për një kirurgji ekstensive. P.sh. një grua e re me një kancer epitelial të vezoreve në fazë të hershme mund të mos ketë nevojë t’i hiqet uterus (mitra) dhe të dy vezoret. Në këtë rast për të është ende e mundur që të ketë fëmijë.

Përcaktimi i fazave të sëmundjes

Pas operacionit, kampionë të një pjese të organeve që janë hequr dërgohen për ekzaminim në laborator. Rezultatet, të kombinuara me disa rezultate të testeve diagnostike japin informacion për llojin dhe shtrirjen e kancerit tuaj. Kjo bën të mundur që mjekët të përcaktojnë fazat e sëmundjes në mënyrë që të munden të përpunojnë trajtimin më të mirë për ju. Në qoftë se kanceri i vezoreve është kufizuar vetëm tek vezoret ose fare pranë tyre, ai mund të quhet i fazës 1 ose 2. Në qoftë se ai është përhapur në organe të tjerë ai mund të jetë i fazës 3 ose 4. Njohja e fazës së sëmundjes e ndihmon mjekun tuaj që të diskutojë me ju zgjedhjet për trajtimin e mëtejshëm.

Cilat janë rreziqet dhe efektet anësore të kirurgjisë së kancerit?

Ekzistojnë rreziqe që shoqërojnë çdo lloj procedure mjekësore dhe kirurgji-a nuk bën përjashtim. Pjesërisht suksesi varet nga lloji i operacionit kirurgjikal që ju do t’i nënshtroheni dhe nga lloji i operacionit si edhe nga përvoja e kirurgut me të. Kohëzgjatja e operacionit dhe lloji i anestezisë së përdorur janë faktorë të tjerë të rëndësishëm. Shëndeti fizik i pacientit ndikon në masë të konsiderueshme mbi procesin dhe rezultatin. Më e rëndësishmja është nëse dobia e pritshme peshon më shumë se rreziqet e mundshme.

Mjekët kryejnë operacione qysh prej një kohe të gjatë. Përparimet në teknikat kirurgjikale dhe në të kuptuarit nga ana jonë të parandalimit të infeksioneve e kanë bërë kirurgjinë moderne më të parrezikshme dhe me më pak të ngjarë të dëmtojë indet e shëndetshme se më parë. Por ende ka gjithmonë një shkallë rreziku të pranishme, pavarësisht se sa e vogël është ajo.

Para se ju të vendosni t’i nënshtroheni një procedure mjekësore, është e rëndësishme që të kuptoni rreziqet. Procedura të ndryshme kanë lloje të ndryshme të rreziqeve dhe të efekteve anësore. Këtu nuk mund të rendisim të gjithë problemet e mundshme të çdo lloj operacioni kirurgjikal. Sigurohuni t’i diskutoni detajet e rastit tuaj me mjekun i cili mund t’u japë një ide më të mirë për atë se cilat janë rreziqet tuaja aktuale.

Gjatë operacionit

Ndërlikimet e mundshme gjatë operacionit mund të shkaktohen nga vetë operacioni, ilaçet e përdorura (anestezi) ose një sëmundje. Përgjithësisht, sa më kompleks të jetë operacioni aq më i madh është rreziku.

Operacionet e vegjël dhe marrja e kampioneve për biopsi zakonisht paraqesin më pak rrezik se sa një operacion i madh. Dhimbja në vendin e operuar është problemi më i zakonshëm. Infeksionet dhe reaksionet ndaj ilaçeve të përdorura për të mpirë zonën e trajtuar (anestezi lokale), janë po ashtu të mundshme. Ndërlikimet në operacionet e mëdha nuk janë të zakonshme, por mund të përfshijnë:

Hemorragjia

Norfloxacin, F.C Tablet  400 mg.

Çfarë është Fluseminali dhe për çfarë përdoret

Fluseminali ёshtё njё medikament i emёrtuar norfloxacin. Ēshtё njё antibiotik qё vepron kundёr njё game tё gjerё bakteresh. Fluseminali pёrdoret kundёr infeksioneve tё traktit urinar.

Pёrpara se tё pёrdorni Fluseminal

Mos pёrdorni Fluseminal nёse:

  • Keni mbindjeshmёri  ndaj norfloxacin apo ndonjё pёrbёrёsi  tjetёr tё Fluseminalit.
  • Gjatё shtatzёnisё  (shih “Shtatzёnia dhe ushqimi me gji”).
  • Keni patur reaksion ndaj njё medikamenti tё ngjashёm nё tё shkuarёn.
  • Pacienti ёshtё fёmijё.

Mos pёrdorni Fluseminal nё rastet e sipёr pёrmendura. Nёse keni dyshime konsultohuni me mjekun ose farmacistin  tuaj.

Kujdes nё pёrdorimin e Fluseminalit

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj nёse :

  • Keni patur ndonjёherё konvulsion-e.
  • Keni vuajtur nga sёmundje qё shkaktojnё  konvulsione, p.sh. epilepsi.
  • Nёse vuani nga miastenia gravis qё shkakton dobёsim tё muskujve.
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga anemi-a e shkaktuar nga mungesa e G-6–PD .
  • Ju apo pjestarё tё familjes vuani nga aritmia.

Diarrea

Diarre-a ёshtё njё problem i zakonshёm qё mund tё shkaktohet nga antibiotikёt, problem i cili zgjidhet  me ndёrprerjen e antibiotikut. Mund  tё ndodhё qё gjatё pёrdorimit tё antibiotikut, te disa pacientё mund tё verifikohet gjak në jashtёqitje (me apo pa spazma stomaku), problemi mund tё vazhdojё edhe pas njё periudhe ndёrprerje tё antibiotikut. Nёse kjo ndodh konsultohuni me mjekun tuaj sa mё shpejt tё jetё e mundur.

Nёse pёrdorni ilaçe tё tjera

Vini nё dijeni mjekun tuaj nёse jeni duke pёrdorur apo keni pёrdorur sё fundmi medikamente tё tjera, pёrfshirё edhe ato ilaçe qё merren pa recetё. Kjo sepse disa ilaçe mund tё ndёrhyjnё nё veprimin e Fluseminalit ose anasjelltas. Disa medikamente mund tё reduktojne sasinё e pёrthithur tё Fluseminalit. Mos merrni asnjё nga medikamentet e listuara mё poshtё nё dy orёt nё vijim pasi tё keni pёrdorur Fluseminalin:

  • Antacidet – qё pёrdoren nё trajtimin e dispepsi-t ose urthit.
  • Sucralfate – qё pёrdoret nё trajtimin e ulçerё-s ose gastrit-it.
Kontrolli i të përzierave dhe të vjellave të kemioterapisë

Ilaçe të reja dhe terapitë alternative mund të ndihmojnë të reduktohen, ose eliminohen efektet anësore të kemioterapisë.

Jo shumë kohë më parë, të përzierat dhe të vjellat që të gjymtojnë ishin rutinë për personat që i nënshtroheshin kemioterapisë. Por në saje të ilaçeve të reja dhe trajtimeve të tjera, nuk është më kështu. “Ne kemi bërë një përparim të madh”, thotë Dr. Karen Syrjala, drejtoreshë e Qendrës Kërkimore për Kancerin në Seattle. “Ne kemi shumë më pak të përziera dhe të vjella tani, edhe pse po përdorim doza më të mëdha të kemioterapisë se më parë”. Për arsye se ne mundemi që t’i kontrollojmë efektet anësore, trajtimi i kancer-it në vetvete është bërë shumë më agresiv.

Medikamentet kundër të përzierave, janë kaq të efektshme sa që ekspert-ët e kanë zhvendosur fokusin e tyre nga trajtimi i të përzierave drejt parandalimit agresiv të tyre. Objektivi i tyre standard tashmë është të parandalohen të përzierat para se të ndodhin dhe jo të pritet sa të fillojnë dhe pastaj të trajtohen ato.

Natyrisht, jo të gjithë rastet e të përzierave dhe të vjellave mund të parandalohen, 70-80% të njerëzve që i nënshtrohen kemioterapisë ende përballen me njëfarë rreziku. Por në saje të një trajtimi më të mirë shumica e njerëzve në kemioterapi mund të bëjnë jetë normale, duke punuar dhe duke u kujdesur për familjet e tyre.

“Ju mund të mos ndiheni shumë mirë gjatë gjithë kohës”, thotë Dr. Carmen Escalante, përgjegjëse e katedrës së mjekësisë intern-e në Universitetin e Teksasit. “Por ju vazhdoni aktivitetin tuaj. Dhe ky është një përmirësim i madh i kemioterapisë së përdorur”.

Efektet anësore të kemioterapisë: Sa serioze janë ato?

Për njerëzit që nuk janë përballur me to, të përzierat dhe të vjellat e shkaktuara nga kemioterapia duken shumë më tepër se efekte anësore.

Kemioterapia mund të shkaktojë disa lloj të përzierash e të vjellash:

  • Të përziera dhe të vjella akute zhvillohen brenda disa orësh të kemioterapisë;
  • Të përziera e të vjella të vonuara mund të fillojnë më shumë se 24 orë pas trajtimit;

Zhvillimi më dramatik këtë javë janë refleks-et. Gishtat e foshnjës do të hapen e mbyllen së shpejti, gishtat e këmbëve do të përkulen, muskujt e syve do të shtrëngohen dhe goja do të bëjë lëvizje thithëse. Në fakt, në qoftë se e vini gishtin në bark, foshnja do të përpëlitet duke reaguar, megjithëse ju nuk do të jeni në gjendje ta ndjeni këtë. Zorrët e rritura me shpejtësi sa arrijnë kordonin e kërthizës (kordoni umbilikal), do të fillojnë të lëvizin në zgavrën abdominale dhe veshkat do të fillojnë të nxjerrin jashtë urinë në fshikëzën e urinës. 2

Ndërkohë qelizat nervore shumëfishohen me shpejtësi dhe në trurin e foshnjës tuaj formohen me vrull nyje nervore. Fytyra e saj duket pa diskutim njerëzore, sytë janë zhvendosur nga anët në ballë dhe veshët janë pikërisht atje ku duhet të jenë. Nga maja e kokës në të ndenjura, foshnja juaj e ardhshme është vetëm pak më shumë se 5 cm e gjatë (afërsisht në përmasat e një limoni) dhe peshon 14.15 gram.

Si po ndryshon jeta juaj:

Mitra juaj është rritur deri në atë pikë ku mjeku kujdestar tashmë mund të ndjejë majën e saj (bazën) poshtë në abdomen-in tuaj, pikërisht mbi kockën pubik-e. Ju tashmë mund të jeni në rrobat e amësisë, veçanërisht në qoftë se kjo nuk është shtatzënia juaj e parë. Në qoftë se jeni ende mjaft e vogël dhe ende jo e gatshme për veshjen e amësisë, padyshim që e keni vënë re se mesi ju është trashur dhe jeni më rehat me një veshje të çlirët, më pak kufizuese.