Talgan 0.5mg/2ml & 1 mg/2ml, solucion për nebulizator në njësi doze plastike, Budesonide.

Çfarë është TALGAN dhe për çfarë përdoret

Talgan përmban një medikament të quajtur budesonide. Ky i përket grupit të medikamenteve të quajtura kortikosteroide. Vepron në reduktimin dhe parandalimin e enjtjeve dhe inflamacion-it të mushkërive.

Talgan përdoret dhe në trajtimin e astmës. Përdoret gjithashtu në trajtimin e croup tek neonat-ët dhe fëmijë.

Çdo njësi doze është një lëng që mbahet në një kontenitor të vogël plastik. Lëngu vendoset në një makinë që quhet nebulizator. Kjo makineri e shndërron barin në avull, të cilin ju e thithni nëpërmjet një maske që vendoset në pjesën e gojës.

Para se të përdorni Talgan

Mos përdorni Talgan nëse:

Jeni alergji-k (mbindjeshmëri) ndaj budesonide ose ndonjë përbërësi tjetër të TALGAN (të listuar në seksionin: Informacione të mëtejshme).

Tregoni kujdes të veçantë me Talgan

Para se të përdorni Talgan, tregojini mjekut ose farmacistit nëse:

  • Keni infeksion në mushkëri.
  • Jeni ftohur ose keni një infeksion në toraks.
  • Keni problem me veshkat.

Nëse përdorni medikamente të tjera

Lutemi njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse merrni apo keni marrë  medikamente që mund të ndikojnë në mënyrën e veprimit të disa medikamenteve dhe anasjelltas.

Në veçanti, njoftoni mjekun ose farmacistin nëse përdorni ndonjë nga medikamentet e mëposhtme:

  • Medikamente steroidal.
  • Medikamente për trajtimin e infeksioneve fungale (si p.sh. itraconazole and ketoconazole).

Shtatzënia dhe laktacion-i

  • Nëse jeni shtatzënë, ose planifikoni një shtatzëni, konsultohuni me mjekun tuaj para se të përdorni Talgan – mos përdorni Talgan nëse mjeku juaj nuk e rekomandon.
  • Nëse përdorni Talgan dhe zbuloni që jeni shtatzënë, mos e ndërprisni Talgan por konsultohuni me mjekun tuaj urgjentisht.
  • Nëse ushqeni me gji, konsultohuni me mjekun para se të përdorni Talgan.

Përdorimi i makinës dhe makinerive

Talgan nuk afekton aftësinë për përdorimin e makinës ose makinerive.

Përdorimi dhe doza

Përdorimi

Pages: 1 2 3 4 5