Të fjeturit vetëm është një përfitim shëndetësor për çiftet

Ndërkohë që ndarja e një krevati mund të duket si një shenjë e dukshme e një marrëdhënieje të shëndetshme, ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin e një personi.

Një ekspert britanik i gjumit tha se çiftet duhet të marrin në konsideratë të fjeturën vetëm për të përmirësuar shëndetin e tyre. Dr. Neil Stanley, kreu i Shoqatës Britanike të Gjumit, tregoi se provat e fundit të Festivalit të Shkencës Britanike, ishin duke akumuluar atë humbje potenciale të gjumit nga ndarja e të njëjtit krevat, që mund të sillnin rezultate të dobëta shëndetësore.

Kërkimet e fundit kanë treguar se ekziston një shans prej 50% e të qëndruarit zgjuar kur partneri lëviz, ndërkohë që veçanërisht gratë vuanin nga pagjumësia kur partnerët e tyre gërhisnin, tha ai.

Dr. Stanley tha se, ndërkohë që gjumi ishte shpesh një kontribues për shëndetin e dobët, ai ka qenë gjithashtu i lidhur me depresion-in, sëmundjen kardiovaskular-e, atakun, çrregullimin e mushkërive dhe aksidentet në trafik dhe ato industriale, ashtu sikundër një faktor për pjesën më të madhe të divorceve.

Tradita moderne e ndarjes së të njëjtit krevat bashkëshortor, filloi vetëm në revolucionin industrial, tha ai, me njerëzit e klasës punëtore që ishin të detyruar që të ndanin të njëjtën hapësirë, si rezultat i shtëpive të vogla.

Edhe sot, Dr. Stanley tha se, të dhënat tregojnë se me rritjen e moshës, çiftet fillojnë që të flejnë më vete dhe më shumë se 40% e njerëzve mbi moshën 70 vjeçare flenë më vete.

Ekspertët e tjerë nuk janë dakort.