Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

E ftohura

Informacion i përgjithshëm

E ftohura është një infeksion i shkaktuar nga një virus. Zakonisht zgjat dy deri në tre ditë dhe nuk shkakton sëmundje serioze tek njerëzit e shëndetshëm. Simptomat përfshijnë kullimin ose bllokimin e hundëve, kollën, teshtitjen, ethet, dhimbjen e kokës, dhimbjen e veshit, dhimbjen dhe skuqjen e fytit, si dhe lotimin e syve.

Ndonjëherë të ftohurit ngatërrohet me gripin. Gripi është një gjendje më serioze, veçanërisht tek të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndeti. Shumë simptoma janë të njëjta me ato të të ftohurit, por zakonisht karakterizohet nga të paturit e një temperature më të lartë. Mund të jenë të pranishme gjithashtu edhe të dridhurat, lodhja, dhimbja e muskujve dhe nyjeve, dhe gjithashtu disa njerëz kanë probleme të frymëmarrjes.

Nëse shpesh vuani nga teshtitja dhe rrjedhja e hundëve gjatë pranverës apo verës kjo mund të jetë më tepër një shenjë e etheve të barit, sesa e një të ftohuri.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse keni temperaturë të lartë (mbi 39° C);
  • Nëse keni vështirësi frymëmarrjeje ose merrni frymë me zor;
  • Nëse nxirrni mukus të ngjyrosur (gjithashtu mukusi jeshil ose i verdhë nuk do të thotë që ju domosdoshmërisht keni nevojë për antibiotikët);
  • Nëse keni dhimbje të fortë veshi ose dhimbje sinus-esh;
  • Nëse keni një shkarkesë të hundës që është e trashë dhe me ngjyrë ose vjen vetëm nga njëra hundë;
  • Nëse e ftohura ka zgjatur më shumë sesa një javë;
  • Nëse keni ngurtësi, të vjella ose dhimbje qafe.

Jo të gjitha mënyrat e përdorura janë të përshtatshme për të gjithë. Pyesni farmacistin tuaj për këshillë:

  • Nëse personi me të ftohurën është një bebe ose fëmijë;
  • Nëse keni presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, stomaku-t ose probleme të tretje-s, probleme të veshkave, astmë, mbajtje urinar-e, glaukoma, probleme të tiroideve ose diabet;
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji;
  • Nëse jeni të moshuar;
  • Nëse jeni duke marrë ilaçe për gjendje të tjera.

Këshillat e trajtimit

  • Pini sa më shumë lëngje, qëndroni ngrohtë dhe mundojuni që të pushoni;
  • Mundojuni të mos përhapni të ftohurin tek të tjerët:

Pages: 1 2