Të lagurit e krevatit

Është e lagura e krevatit diçka normale?

Lagia e krevatit (urinim i pavullnetshëm natën) është zakonisht një problem i vogël i cili, nëse trajtohet keq, mund të bëhet një problem i madh.

Është e rëndësishme që të përmendet që fëmijët e sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes) “lagin krevatin” dhe pothuajse asnjë adoleshent nuk e bën.

Ashtu sikundër të mësuarit e të ecurit dhe të folurit janë fazë normale e zhvillimit, kështu është edhe të mësuarit për të njohur, ndërkohë që fle, që keni një fshikëz të plotë dhe keni nëvojë që të ngriheni dhe të shkoni në tualet. Se kur kjo ndodh ndryshon nga një fëmijë tek tjetri. Rreth 60% e fëmijëve parashkollorë janë të thatë gjatë natës, nuk urinojnë.

Çfarë e shkakton lagien e krevatit?

Arsyeja që disa fëmijë marrin më shumë kohë se të tjerët për të mos urinuar gjatë natës vjen ndoshta si pasojë e gjumit të thellë.

Këshillat mjekësore, me përjashtim të rasteve të rralla të një problemi fizik siç janë infeksionet, komplikimet diabet-ike, apo problemet mekanike me fshikëzën, duhet të kërkohen.

  • Kur lagia e krevatit fillon pas një kohe relativisht të gjatë mos urinimi;
  • Kur lagia e krevatit në mëngjes kalon moshën 3 – 4 vjeçare; dhe
  • Kur lagia e krevatit ndodh gjatë natës pas moshës 6 – 7 vjeçare.

Shumë njerëz mendojnë që shkaqet emocionale janë përgjegjëse për lagien e krevatit, por kjo shpesh nuk është e saktë, me përjashtim të episodeve të shkurtra që mund të përkojnë me ardhjen e një fëmije në jetë, kalimin në një shtëpi të re ose ngjarjeve të tjera që mund të shkaktojnë ndjenja të përkohshme ose pasigurie tek fëmija.

Si ndikon tek fëmijët e lagura e krevatit?

Tek fëmijët e rritur, një ndihmë mund të jetë e nevojshme pasi lagia e krevatit mund të pengojë disa zhvillime normale sociale si p.sh. të qëndruarit gjatë natës me miqtë ose të ftuarit e miqve për të qëndruar tek to.

Trajtimi i lagies së krevatit

Pages: 1 2