Mund të jetë papërgjegjshmëri që njerëzit me ekzemë të përdorin produktet për trajtimin e lëkurës që përmbajnë ingredientë ushqimorë, paralajmëroi një specialist.

Specialisti i alergji-së dhe imunologji-së Dr. Raymond Mullins, ka raportuar rastin e një gruaje që kishte qenë duke përdorur sapun me qumësht dhie dhe hidratues për të trajtuar lëkurën e thatë –  dhe më pas kishte vazhduar duke patur episode anafilaksi (një reaksion alergjik kërcënues për jetën) pas ngrënies së djathit të dhisë.

Dr. Mullins, nga Qendra Mjekësore John James në Kanberra, tha që një grua filloi në 2009 të përdorte produktet e lëkurës që rrjedhin nga dhia, dhe më pas  në 2010 zbuloi një “kruarje në gojë” duke ngrënë djathë dhie dhe në 2011 një ënjtje në fyt dhe në gjuhë pas ngrënies së djathit.

“Në fillim të vitit 2012 ajo përjetoi sëmundjen e kosheres (urtikarie), angioedemë (ënjtje të fytyrës dhe të trupit), bronkospazmë (ngushtim i muskulaturës së rrugëve të frymëmarrjes dhe si pasojë vështirësi në frymëmarrje) dhe konfuzion pasi aksidentalisht ajo kishte ngrënë djathë dhie, duke kërkuar trajtim me adrenalinë,” shkroi ai në një letër në Revistën Mjekësore.

Gjithashtu gruaja toleroi në produktet e qumështit, ndërkohë që testet e shpimit të lëkurës provuan pozitivitet ndaj lopës, deles dhe qumështit të dhisë, djathit si edhe për sapunin e bërë nga qumështi i dhisë.

Dr. Mullins tha se ekspozimi i lëkurës së gruas për alergji-të e ushqimeve ndaj produkteve të qumështit të dhisë, mund ta kenë sensibilizuar atë për më vonë në lidhje më gëlltitjet e produkteve të dhisë.