Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Të ushqyerit e fëmijës

Informacion i përgjithshëm

Ushqyerja me gji është e mirë për fëmijën tuaj dhe rekomandohet nga profesionistët e shëndetit. Qumështi i gjirit përmban të gjitha ushqyesit që fëmija juaj ka nevojë dhe është i lehtë për t’u tretur. Ai është ekonomik, i sigurt, i freskët dhe gjithmonë në temperaturën e duhur.

Të ushqyerit me gji mbron fëmijën tuaj ndaj shumë infeksioneve dhe mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të alergji-ve.  Të ushqyerit me gji kursen kohën krahasuar me pastrimin, steril-izimin dhe përgatitjen e shisheve të qumështit. Ajo mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancer-it të gjirit dhe mund t’ju ndihmojë juve që të riktheheni në peshën tuaj para shtatzënisë. Të ushqyerit me gji mund të shtyp ovulacion-in në shumë gra dhe për këtë arsye mund të vonojë një kthim në fertilitet. Ajo gjithashtu mund të inkurajojë lidhjen mes jush dhe fëmijës tuaj për shkak të kontaktit të ngushtë që përfshin.

Ushqyerja me gji është e rekomandueshme për gjashtë muajt e parë të jetës së foshnjës. Qumështi i gjirit mund të vazhdojë krahas ushqimeve të tjera të përshtatshme për dy vjet ose më shumë.

Fillimi i të ushqyerit me gji

Ushqyerja me gji është e lehtë për disa gra, por mund të jetë e ndërlikuar për t’u filluar. Filloni çdo të ushqyer me gjirin e kundërt që keni dhënë në fillim.

Fëmija nuk duhet të thithë vetëm të dalën, por të marrë një pjesë ose të gjithë areolë-n (zonën rreth thimthave). Nëse gjiri është prekur vetëm pak dhe nuk i jepet fëmijës në mënyrën e duhur kjo e bën të ushqyerit më pak efektiv.

Mbarimi i të ushqyerit me gji

Nëse doni t’i jepni fund të ushqyerit me gji të fëmijës tuaj, kjo është më mirë që të bëhet gradualisht. Jepni një ushqim të ri çdo ditë, dhe pas një periudhe kohore, ndryshojeni atë. Nëse gjoksi juaj zmadhohet, dhënia e sa më pak qumësht do t’i bëjë ato që të jenë më të rehatshme.

Tejkalimi i problemeve të të ushqyerit me gji

Refluksi

Pages: 1 2 3