Të ushqyerit me gji të bebes tuaj

Marrja e vendimit për të ushqyer me gji fëmijën tuaj është një nga vendimet më të mira që bëni si nënë. Pothuajse të tëra gratë janë të afta të ushqejnë me gji fëmijën e tyre. Trupi i njeriut adaptohet vetë përgjatë shtatzënisë për të garantuar që shumë nëna do të jenë të afta të prodhojnë mjaftueshëm qumësht për të ushqyer beben e tyre. Megjithatë, pak nëna ose partnerë të tyre, bëjnë pushim gjatë përgatitjes për lindjen e fëmijës për të marrë në konsideratë përgatitjet për të ushqyerit me gji që fillojnë më parë se gjiri të fillojë të zmadhohet në fazat e para të shtatzënisë.

Përvojat e tua të fëmijërisë, sesi ndiheni në lidhje me trupin tuaj dhe cilësinë e marrëdhënieve me familjen tuaj, miqtë dhe partnerin do të ndikojnë në atë se si do të ndiheni në lidhje me përgatitjen e të ushqyerit me gji. Ju mund të ndiheni të shqetësuar për emocionet që ndjeni kur jeni shtatzënë ose jeni në fillim të ushqyerit me gji të bebes për herë të parë. Disa gra ndjejnë se ato janë “plotësuar”, të tjera ndjejnë se janë “nën pushtetin” e fëmijës dhe jeta e tyre nuk është më e tyre.

Të tëra këto emocione janë të vlefshme dhe normale. Të mësuarit me këto ndjenja dhe gjetja e mënyrave për t’u marrë me to, do ndihmojë që të keni një lidhje me fëmijën ndaj të të ushqyerit me gji. Mos harroni, dhënia fizike e qumështit është vetëm një pjesë e të ushqyerit me gji. Balancimi i ndryshimit të formës së trupit, puna dhe pritshmëria juaj për veten dhe partnerin tuaj dhe përvojat e tua të mëparshme do të kontribuojnë në të ushqyerit me gji në mënyrë të suksesshme. Një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të patur kënaqësi gjatë përvojës së të ushqyerit me gji është që të bëni të qartë se ju keni një a dy njerëz që ju vërtet mund t’i llogarisni që t’ju mbështesin në vendimin tuaj për të ushqyer fëmijën me gji.

Ushqimi ideal

Pages: 1 2 3 4 5 6