Të ushqyerit me gji zvogëlon rrezikun e astmës tek fëmijët

Të ushqyerit me gji duket se të mbron kundër zhvillimi të astmës, pavarësisht historisë familjare të alergji-së.

Ndërkohë që disa gjetje të mëparshme sugjeruan që të ushqyerit me gji kishte një efekt mbrojtës, të tjerë treguan se rreziku i astmës në të vërtetë mund të rritet tek fëmijët që ushqehen me gji nga një nënë që ka astmë.

Tani, një studim hollandez i më shumë se 3000 fëmijëve të vlerësuar deri në moshën 8 vjeç për vështirësi në frymëmarrje, funksionin e mushkërive dhe recetat e thithjes së steroideve, kanë gjetur se të ushqyerit me gji ka një efet pozitiv, edhe nëse nëna ka një histori astme ose alergjie (Thorax 2009; 64: 558-59, 604-09).

Kërkuesit zbuluan se fëmijët të ushqyer me gji nga një deri në 16 javë kanë 18% më pak prevalencë për zhvillimin e astmës sesa ato që nuk janë ushqyer ndonjëherë me gji. Prevalenca ishte 40% më pak nëse ushqimi me gji vazhdon në 4 muaj (Prevalenca është përqindja e njerëzve me një gjendje në një popullsi të caktuar në një kohë të dhënë).

Asnjë ndërveprim nuk është vënë re midis të ushqyerit me gji dhe alergjisë së nënës ose babait. Autorët vunë re një rrezik të ulët për sensibilizim-in ndaj alergjen-ëve ajror (substanca që shkaktojnë alergji) ndërmjet fëmijëve që janë ushqyer me gji.

Dietologia Dr. Wendy Oddy, nga Instituti Telethon për Kërkimin e Shëndetit të fëmijëve në Perth, tha se ashtu sikundër astma është një sëmundje komplekse do të ishte e pamundur që ndonjëri prej përcaktuesve të ishte definitiv.

Megjithatë, edhe një efekt i vogël në favor të mbrojtjes kundër sëmundjes mund të ketë implikime të rëndësishme për shëndetin publik, tha ajo.