Të ushtruarit e nyjeve dhe kofshës

Ekziston një keqkuptim popullor sipas të cilit, ju mund të zvogëloni yndyrat në trup duke bërë shumë ushtrime që bëjnë që të punojnë muskujt përreth nyjeve dhe kofshës ose që zvogëlon yndyrat tuaja që ndodhen në bark, duke bërë shumë ushtrime barku nëpërmjet një aparati të vendosur mbi stomaku-n tuaj. Mënyra e vetme për të reduktuar yndyrat e trupit është nëpërmjet ushtrimeve me intensitet të ulët për të paktën 30 minuta në seancë. Trupi në zonën që është duke u ushtruar nuk merr mjaftueshëm yndyra. Të ushtruarit në një pjesë të trupit nuk e mobilizon direkt ose nuk djeg yndyrën e përqëndruar në atë zonë.

Ambalazhimet plastike, masazh-et, rripat vibrues nuk do të reduktojnë të ashtëquajturën yndyrë të trupit (ndonjëherë e quajtur celulit). Këto trajtime zakonisht detyrojnë daljen e lëngut nga indet e zonës që është duke u punuar, kështu që masa e zonës së barkut, ijeve ose kofshëve do të jetë më e vogël vetëm menjëherë pas trajtimit. Megjithatë ajo kthehet shumë shpejt në normalitet pasi lëngu rikthehet në zonë.

Tonifikimi i muskujve

Të ushtruarit e muskujve do të rrisë tonin e tyre. Toni i muskujve është qëndrueshmëria e një muskuli, kur është në pushim, ose aftësia e tij për të mbajtur formën dhe për të mos u varur me gravitetitin. Ushtrimet izoluese, si p.sh. ngritja anësore e këmbës, do t’i japë muskujve qëndrueshmëri dhe formë. Sa më shumë muskuj të ushtroni, aq më të forta do të bëhen ato.

Aparati Ad/ab

Ky aparat do të funksionojë për muskujt e brendshëm të ijeve dhe kofshëve.

  • Uleni veten tuaj në një ndenjëse dhe rregulloni mbështetësen në mënyrë që ta vendosni atë në një pozicion të rehatshëm;
  • Rregullojeni rezistencën në një numër të ulët (tek numri 2, nëse shkalla është nga 1 tek 6). Tërhiqini këmbët dhe kofshët tuaja. Shtyni me kofshët tuaja derisa këmbët tuaja të puthiten bashkë;
  • Sigurohuni që të shtyni dhe tërhiqni me kofshët dhe jo me këmbët tuaja. Nëse përdorni këmbët, ekziston një mundësi që të dëmtoni ligament-et tuaja;

Pages: 1 2