Nëse keni vendosur që të filloni një program ushtrimesh, ky do të ishte objektivi më i mirë.  Ju do të fitoni përmirësime në shëndetin mendor dhe fizik.

Akomodoni shëndetin tuaj

Zgjidhni ushtrime që akomodojnë çështjet e shëndetit tuaj. Nëse keni një diagnozë shëndeti, është e këshillueshme që të konsultoheni me doktorin, një psikolog ushtrimesh ose një fizioterapi-st rreth kësaj çështjeje përpara se të filloni të ushtroheni, pasi kjo do të sigurojë që të ushtruarit të përshtatet me nevojat tuaja shëndetësore.

Qëllimet e ushtrimeve

Çdo lloj sasie të ushtruarish është më mirë sesa të mos bërit asgjë. Për përfitime optimal-e, pjesa më e madhe e njerëzve duhet të synojnë që të plotësojnë 30-60 minuta ushtrime të moderuara çdo ditë të javës. Kjo mund të përfshijë një kombinim të ecjes, vrapit, të notuarit, çiklizmit, kërcimit, klasave të ushtrimeve aerobike etj.

Përveç kësaj, pjesa më e madhe e njerëzve duhet të bëjnë disa ushtrime të forcës për të ndihmuar në ruajtjen e masës së muskujve dhe funksionin e tyre. Megjithatë, nëse nuk jeni ushtruar për një kohë, kjo sasi ushtrimesh mund të jetë joreale dhe mund të keni nevojë që t’i ndërtoni gradualisht këto nivele. Edhe sasi të vogla ushtrimesh do të prodhojnë përfitime shëndetësore. Në anën tjetër, ushtruesit me eksperiencë që kanë qenë në formë dhe aktiv për shumë vite mund të kenë përfitime shëndetësore duke bërë ushtrime më të forta, por kjo nuk është e këshillueshme për fillestarët të cilët duhet ta fillojnë rritjen gradualisht.

Sa duhet të ushtrohemi?

Ekzistojnë lloje të ndryshme ushtrimesh, p.sh: aerobia, forca dhe fleksibiliteti. Secila prej këtyre sjell përfitime të ndryshme shëndetësore. Përveç kësaj, sasia e ushtrimeve që bëni mund të përcaktohet nëpërmjet:

  • Intensitetit – sa fortë punoni gjatë ushtrimeve;
  • Kohës – sa zgjat sesioni i të ushtruarit;
  • Frekuentimit – sa shpesh ushtroheni, p.sh. sa sesione në javë.

Pages: 1 2 3 4 5