Vetëm një sasi e vogël e ushtrimeve fizike javore mund të zvogëlojë dhimbjet kronike muskulare (afatgjata), lidhur me obezitetin, sugjeron një studim.

Duke u mbështetur në të dhënat nga 30.000 të rritur në Norvegji, kërkuesit vlerësuan se njerëzit me obezitet kanë një rrezik 20% në rritje të dhimbjes kronike në shpinë, si dhe në qafë ose supe.

Autorët gjetën se orët e të ushtruarit fizik që ndërmerren çdo javë ishin linear-e dhe të lidhura me rrezikun e dhimbjes kronike në pjesët e trupit – sa më të shumta të jenë orët e të ushtruarit, aq më i vogël është rreziku i dhimbjes.

Pjesëmarrësit e studimit, të moshës 20 vjeçare ose më të rritur, plotësuan pyetësorin rreth frekuentimit të aktivitetit fizik dhe muskujve dhe simptomave të nyjeve dhe kishin masën e tyre të trupit dhe matjet e lartësisë të regjistruara.

Të ushtruarit në rreth një ose 2 orë për javë kompensonte, në një farë mase, efektin e kundërt të indeksit të lartë të masës trupore BMI (Body Mass Index) që ishte në një rrezik të dhimbjeve kronike, zbuluan kërkuesit.

“Megjithatë, analizat e një intensiteti të lartë të të ushtruarit në krahasim me të ushtruarit në një intensitet të ulët nuk është se shfaqën ndryshime të mëdha (efekte)”, thanë ata.

Ata konkluduan se të akumuluarit e 1-2 orëve të të ushtruarit fizik nga ushtrime të ulëta në të modeduara për një afat kohor mbi 7 ditë “për shumicën e njerëzve duhet të jetë e menaxhueshme”, do të ketë një përfitim shëndetësor publik të rëndësishëm sikundër edhe një ndikim në ekonomi duke reduktuar sëmundjet.