Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Tendosjet dhe ndrydhjet

Informacion i përgjithshëm

Tendosjet dhe ndrydhjet ose plagosjet e indeve të buta janë të zakonshme tek ata që luajnë sport. Trajtojini plagosjet shpejt duke përdorur mënyrën PAKNR (RICER – shikoni “Këshillat e trajtimit”), që reduktojnë dhimbjen dhe ënjtjen.

Evitoni stresin eksesiv në plagë dhe jepini kohë që të shërohet për të parandaluar vazhdimësinë e dëmtimit. Fizioterapi-stët dhe mjekët mund të japin këshilla për mënyrën më të mirë për të rimarrë veten.

Tendosjet

Tendosjet ndodhin kur një ligament (një tip qelizash fibroz-e që lidhin kockat me njëra tjetrën) dëmtohet. Kjo shkaktohet nga përdredhjet e shpejta dhe të dhunshme të nyjeve, siç janë kyçet e duarve, të këmbëve dhe gjunjët. Simptomat përfshijnë dhimbje, ënjtje, mavijosje dhe humbje të lëvizjes. Nëse tendosja nuk shërohet plotësisht, ka një shans të madh që e njëjta plagosje të ndodhë përsëri.

Ndrydhjet

Ndrydhja ndodh kur një muskul apo tendinë (një tip qelizash fibroze që lidhin muskujt me kockat) tërhiqet e përdridhet shumë dhe dëmtohet. Ndrydhja ndodh zakonisht kur ushtrohet presion në muskujt e tendosur dhe të dobët, si ato të këmbëve dhe të kuadriceps-it. Muskujt mund të jenë pre e ndrydhjeve nëse ata nuk nxehen mirë ose kur janë të lodhur. Edhe ndrydhjet duhet që të shërohen plotësisht sepse ato mund të shkaktojnë dhimbje dhe dobësi.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse dhimbja nga plagosja nuk përmirësohet pas disa orësh trajtimi;
  • Nëse dhimbja ose ënjtja vazhdon, përkeqësohet ose nuk përmirësohet për 2 ditë;
  • Nëse dhimbja vazhdon 5-7 ditë pas plagosjes;
  • Nëse plagosja duket se ka sjellë deformim;
  • Nëse zona rreth plagosjes është shumë e irrituar;
  • Nëse keni humbje të lëvizjes, mpirje ose nuk jeni të aftë të mbani pesha;
  • Nëse keni simptoma të tjera si ethe ose të dridhura;
  • Nëse keni gjendje të tjera mjekësore; dhe
  • Nëse jeni shtatzënë ose ushqeni me gji, mund të evitoni ilaçe të caktuara.

Këshilla mbi trajtimin

Trajtim i hershëm për tendosjet dhe ndrydhjet

Terapia PAKNR (RICER) është shumë e rëndësishme në 48 orët e para pas plagosjeve apo ndrydhjeve.

Pages: 1 2