Dëshmitë janë në rritje se terapia e zëvendësimit të hormoneve (TZH) rrit rrezikun e kancerit ovarian, përveç rrezikut të mirënjohur të kancerit të gjirit.

Një studim danez i 909,000 grave zbuloi se ato që kishin përdorur TZH kishin një rritje rreziku 38% ndaj të zhvilluarit të kancerit ovarian, krahasuar me ato që nuk i kishin përdorur kurrë, për një periudhë mbi 8 vjeçare. Ato kishin një rrezik të madh prej 44% ndaj kancerit ovarian epitelial (JAMA2009; 302: 298-305).

Rreziku absolut tregoi përafërsisht një kancer shtesë për çdo 8300 gra që marrin terapi të hormoneve çdo vit. Kjo barazohet me 140 raste shtesë, në 8 vitet e fundit.

“Edhe pse kjo përqindje duket e ulët, kanceri ovarian mbetet tejet fatal, kështu që ky urdhër duhet të jetë në përputhje me rrethanat e rrezikut kur të vendoset për të përdorur TZH”, thanë autorët.

Megjithatë, rreziku bie me kalimin e kohës që nga përdorimi i fundit i TZH-së.

Profesor Henry Burger, tha se gjetja ishte në përputhje me provat e mëparshme.

“Ky është një faktor për t’u menduar, dhe tek dikush që, p.sh. për shkak të historisë familjare mendon se është në rrezik të lartë … ju duhet të shikoni për atë pak më me shumë kujdes “, tha ai.

Megjithatë, ai tha se Danimarka ka një normë më të lartë rreziku të kancerit ovarian sesa shumë shtete të tjera, duke përfshirë Australinë, ku kanceri ovarian është një ndër shkaqet më të zakonshme të vdekjeve nga kanceri tek gratë, me 888 vdekje në 2005, dhe në 1300 raste të reja në 2010.

Një zëdhënës i Qendrës Kombëtare të gjirit dhe kancerit ovarian në Sydnei ra dakord se gjetja e konfirmoi lidhjen midis TZH–së dhe kancerit ovarian.