Tërheqja e muskujve. Shkaqet, kujdesi dhe trajtimi

Sforcimi i muskujve apo tërheqja, madje dhe shkëputja e muskulit, i sjell dëme muskujve dhe tendinave që i mbajnë të ngjitur. Ju mund të ushtroni trysni të tepërt mbi  muskujt tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme, duke ngritur pesha në mënyrë të menjëhershme, duke bërë sport apo duke kryer detyrat e punës tuaj. Dëmtimi i muskujve mund të jetë në formë shkëputjeje (e një pjese apo të gjithë) e fibrave të muskujve dhe tendinave të lidhura me to. Shkëputja e muskulit mund të dëmtojë dhe vena të vogla duke shkaktuar gjakderdhje lokale (nxirje) dhe dhimbje (e shkaktuar nga acarimi i mbaresave nervore pranë zonës së dëmtuar). Simptomat e tërheqjes së muskujve.

  • Enjtje, nxirje dhe skuqje ose të çara që shkaktohen nga dëmtimi i muskujve;
  • Dhimbje kur jeni duke pushuar;
  • Dhimbje kur muskuli specifik apo nyjet që lidhen me të vihen në lëvizje;
  • Dobësi të muskulit ose tendinë-s (Ndrydhja është dëmtimi i nyjeve dhe ligament-eve të tyre);
  • Paaftësi e plotë për të vënë në lëvizje muskulin.

Kur duhet të kërkoni kujdes mjekësor

Nëse keni dëmtim serioz të muskulit (ose kur kurim-i në shtëpi nuk jep efekt brenda 24 orëve), kontaktoni me doktorin tuaj. Nëse kur dëmtoheni dëgjoni një zhurmë të mbytur këputjeje, nuk mund të ecni apo keni një ënjtje serioze, dhimbje, temperaturë apo të çara, ju duhet të kontrolloheni në urgjencën e një spitali.

Ekzaminimet dhe testet

Doktori do ju kërkojë historikun tuaj mjekësor dhe do të kryejë një kontroll fizik. Gjatë kontrollit është e rëndësishme të përcaktohet nëse muskuli është shkëputur plotësisht apo pjesërisht. Në rastin e parë, mund të nevojitet një proces më i gjatë shërimi, operacion i mundshëm dhe rikuperim më i komplikuar. Rrezet X apo testet laboratorike, në shumicën e rasteve nuk nevojiten, vetëm nëse ka një histori me traumat apo prova të një infeksioni.

Trajtimi i tërheqjes së muskujve

Pages: 1 2 3