Testet e kancerit të prostatës

Dy testet për kancerin e prostatës (prostata) janë ekzaminimi digital rektal (DRE) dhe antigjen-i specifik i prostatës PSA (Prostate Antigen Specific). Meshkujt që duan të testohen zakonisht i përdorin të dy testet, por ato nuk janë 100% të sakta.

Ekzaminimi digital rektal (DRE)

Në DRE, mjeku vendos dorën në një dorezë e cila kalon në anus dhe ndjen muret e rektumit për gjëndra apo zgjerim të prostatës. Por ndërkohë që pjesa më e madhe e parregullsive të gjetura në këtë mënyrë nuk janë kancer, shumë kancera nuk arrijnë të identifikohen pasi nuk arrijnë që të preken.

Antigjeni specifik i prostatës (PSA)

Testi i gjaku-t PSA mat një proteinë në prostatë që njihet me emrin antigjeni specifik i prostatës (PSA). Një nivel më i lartë se normalja e PSA-së zakonisht do të thotë se ka një problem të prostatës. Kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht duhet të jetë kancer. Nivelet e përgjithshme të PSA-së tek burrat në përgjithësi rriten me rritjen e moshës, kështu që çfarë është normale për të në moshën 70 vjeçare ka qenë më pak normale në moshën 40 vjeçare.

Testi PSA mund të japë dy alarme të rreme (dy të tretat e meshkujve që i kanë nivelet e PSA-së të rritura nuk kanë kancer të prostatës) dhe mungesën (disa burra me kancer të prostatës nuk i kanë të rritura nivelet e PSA-së). Dhe testi nuk mund të tregojë diferencën midis rritjes së ngadaltë të formave të kancerit të prostatës që rrallë vrasin dhe format më agresive që mund të jenë fatale.

Ultratingulli transrektal

Nëse ndonjëra nga testet ju sugjeron se keni probleme të prostatës, janë të pranishme edhe teste të tjera, që zakonisht fillojnë më ultratingullin transrektal (TRUS), ku një tub vendoset në rektum për të bërë fotot ultratingull të kancerit të prostatës, si dhe biopsi-a e gjilpërës, ku një mostër e prostatës marret me anën e gjilpërës për tu ekzaminuar për qelizat kanceroze.