Testi PSA (Prostate Antigen Specific) mat sasinë e antigjen-it specifik të prostatës në gjak. PSA është një proteinë e prodhuar nga prostata, një gjëndër me madhësi sa një top golfi që qëndron poshtë fshikëzës së urinës së mashkullit. Ajo ndihmon për të bërë likuid-e farën (lëngu që prodhohet kur ejakuloni). Një sasi e vogël e PSA-së hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kjo mund të evidentohet nga një test PSA-je. Nivelet e PSA-së në gjak mund të jenë më të larta se sa normalja nëse keni gjendje të caktuara si infeksion prostate, inflamacion, zmadhim ose kancer.

Kush duhet të bëjë një test PSA?

Testi PSA rekomandohet nga disa ekspert-ë si një metodë e kontrollit të kancerit të prostatës tek meshkujt e shëndetshëm. Megjithatë, organizatat mjekësore kanë këndvështrime të ndryshme në rekomandimet e tyre në lidhje me përfitimet e ekzaminimit të PSA-së dhe në lidhje me atë se cilët meshkuj dhe në çfarë moshe duhet t’a bëjnë atë.

Në përgjithësi mjekët besojnë se meshkujt që duan të shikojnë rrezikun e kancerit të prostatës duhet të bëjnë një test PSA-je si bazë, së bashku me një ekzaminim rektal digital (DRE), një ekzaminim ku mjeku fut një gisht të mbuluar me dorezë në rektum për të parë anormalitetet në prostatë, kjo në moshën rreth të dyzetave. Më tej duhen bërë teste, çdo vit ose më shpesh (në varësi të rezultateve të testeve) për të monitoruar ndryshimet. Shoqata e Urolog-ëve gjithashtu rekomandon ekzaminimin e meshkujve të shendetshëm të moshave 55-69 vjeç.

Kohët e fundit, mjaft mjekë besojnë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar testin PSA si një test rutinë për kancerin e prostatës tek meshkujt e shëndetshëm. Të dhëna të vlefshme sugjerojnë se vdekjet nga kanceri i prostatës nuk janë reduktuar dhe dëmet e investigimit dhe trajtimit mund të tejkalojnë rrezikun e pasjes së një kanceri të padiagnostikuar ose të patrajtuar. Ata rekomandojnë se meshkujt duhet të flasin me mjekun në lidhje me rreziqet dhe përfitimet e testimit PSA përpara sesa të vendosin nëse duhet të bëjnë këtë test apo jo.

Pages: 1 2 3 4