Testi ekzaminues i serumit amësor

Test-i ekzaminues i serum-it amësor, një analizë gjaku e cila mund të tregojë një risk më të lartë se sa i pritshmi për disa defekte të lindjes, bëhet tek shumë gra shtatzëna.

Frika më e natyrshme e atyre grave që presin një fëmijë është që ai mund të mos jetë normal. Natyrisht, fjala “normal” është e vështirë të përkufizohet sepse ne të gjithë jemi nga pak të ndryshëm nga njëri tjetri.

Edhe pse është kështu, shumë njerëz befasohen kur mësojnë se 1 foshnjë në rreth 20 ka një defekt në lindje, domethënë një anomali që është e pranishme që në lindje. Ky term përfshin një larmi gjendjesh shëndetësore që luhaten nga relativisht të vogla dhe që riparohen lehtë, siç është një zhvendosje e këllkut, e deri tek gjendje të tilla shëndetësore nga të cilat një fëmijë mund të mos mbijetojë.

Disa prej këtyre problemeve mund të zbulohen gjatë shtatzënisë, disa gjenden me lindjen e foshnjës dhe të tjerë mund të zbulohen vetëm kur foshnja rritet.

Si funksionon testi ekzaminues i serumit amësor?

Testi ekzaminues i serumit amësor bëhet kur shtatzënia ka arritur në javën e 15 deri të 18. Testi tregon nëse ekziston një risk i shtuar për sindromën Down ose një defekt i tubit të hapur nervor.

Sindroma Down është një anomali e kromozome-ve që ndodh tek fëmijët që kanë defekte të shumëfishta në lindje dhe njëfarë shkalle të dëmtimeve të inteligjencë-s. Ajo ndodh në më pak se 1 në 870 lindje. Është më e zakonshme tek nënat e moshuara, por mund të ndodhë në çdo moshë.

Defekti i tubit të hapur nervor do të thotë që ekziston një mosfunksionim i formimit normal të trurit apo kordës së shpinës. Kjo mund të vijë si rezultat i shumë sëmundjeve, duke përfshirë spina bifida, dhe hidrocefali (ndonjëherë të quajtur ujë në tru). Rreth 1 në 2 000 lindje kanë një defekt të tubit nervor.

Testi ekzaminues i serumit amësor nuk identifikon praninë e këtyre sëmundjeve por tregon se ka një probabilitet të shtuar për to. Më pas mund të bëhen teste të tjerë për ta bërë tablonë më të qartë.

Pages: 1 2