Testi Helikobakter pilori: Një test i thjeshtë për mikrobet në stomak

Testi Helicobacter pylori

Zbulimi disa vite më parë i bakterit Helikobakter pilori (HP) ka dhënë si rezultat ndryshime dramatike në mënyrën se si trajtohen ulçerat e stomaku-t.

Çfarë është Helikobakter pilori?

Helikobakter pilori (HP) është një mikrob në formë spirale i cili jeton në stomakun e shumë njerëzve. Disa herë ai nuk shkakton shqetësime por është pothuaj gjithmonë i pranishëm tek personat me ulçerë peptik-e ose duodenal-e. Ai është gjithashtu i pranishëm në veshjen e brendshme të stomakut të shumë pacientëve që kanë kancer të stomakut. Ka pak dyshim që HP duhet fajësuar për shumë nga këta probleme.

Fatmirësisht, zakonisht është e mundshme që ky bakter të çrrënjoset. Po ashtu si shumë baktere mund të eliminohen nga trupi nga antibiotikët siç është penicilin dhe tetraciklinë, po ashtu ne mund të heqim qafe edhe HP. Zakonisht nevojitet një trajtim prej një apo dy javë me një kombinim të tre ilaçeve. Ky trajtim ka një shkallë të lartë suksesi. Kjo e ka bërë jetën shumë më të lehtë për shumë persona me ulçera të cilët më parë duhej t’u nënshtroheshin operacioneve kirurgjik-ale ose të merrnin ilaçe gjatë gjithë jetës së tyre.

Biopsia përballë testimit të frymës

Helikobakter pilori mund të diagnostikohet nga biopsi-të (kampionet) e paretit të stomakut të marra gjatë një investigimi të njohur si endoskopi. Në këtë investigim një instrument, gastroskop-i, futet në stomak për ta lejuar mjekun të kërkojë ulçera të dyshuara ose kancer.

Megjithatë ky test mund të jetë paksa jo komod për disa pacientë dhe prania e HP mund të diagnostikohet në një mënyrë të thjeshtë me anë të testimit të frymës. Personi që i nënshtrohet duhet vetëm të gëlltisë një kapsulë ose të pijë një lëng që përmban një sasi të vogël të një substance radioaktiv-e dhe rreth 10 minuta më pas, të fryjë në një ballon.

Pages: 1 2