Testi i gjakut të fshehur në jashtëqitje

Ky është një test i cili mund të zbulojë gjurmë të vogla të gjakut në jashtëqitje, gjurmë të tilla të vogla që nuk mund të shihen me sy të lirë. Testi mund të tregojë praninë e një sëmundje në një fazë relativisht të hershme kur jashtëqitja mund të duket normale.

Përdoren zakonisht dy lloje të testimit të gjakut të fshehur në jashtëqitje, një test kimik (bazuar në reaksionin ndaj asaj pjese të hemoglobinë-s që mbart oksigjenin në qelizat e kuqe të gjakut) dhe një test imunologjik (përdorim i antitrup-ave që njohin hemoglobinën).

Çfarë do të thotë prania e gjakut në jashtëqitje?

Gjaku në jashtëqitjen tuaj tregon që ka një hemorragji diku në sistemin tuaj të tretje-s. Çdo hemorragji nga zorra ose gjaku në jashtëqitje duhet të ndiqet me kujdes nga mjeku. Ndonjëherë kjo lloj hemorragjie mund të shkaktohet nga hemorroidet, por mund të jetë edhe shenjë e një sëmundje serioze, siç është kancer-i kolo-rektal, prandaj është e rëndësishme të vizitoheni e ta diskutoni këtë me mjekun tuaj.

Kush duhet t’i nënshtrohet këtij testi?

Ky test përdoret për ekzaminimin e kancerit të zorrës ose për të përcaktuar nëse ka ndonjë hemorragji në sistemin tuaj tretës në qoftë se keni simptoma abdominale.

Zakonisht testi nuk u bëhet personave të cilët tashmë e shohin gjakun në jashtëqitjen e tyre ose të cilët tashmë kanë simptoma si anemi, ndryshime të vazhdueshme në regjim-in e jashtëqitjes, humbje të pashpjegueshme të peshës ose hemorragji rektale. Në këto raste do të bëhen investigime më në thellësi.

Si kryet testi për gjakun e fshehur në jashtëqitje

Për disa lloje të këtij testi, duhet të shmangni disa ushqime dhe ilaçe disa ditë para dhe gjatë gjithë periudhës së testimit. Në qoftë se udhëzimet përmbajnë kufizime të dietës, sigurohuni që t’i ndiqni ato në mënyrë që rezultati të jetë i besueshëm.

Duhet ta shmangni bërjen e testimit gjatë apo brenda 3 ditësh nga një periodë menstrual-e, në qoftë se keni hemorroide që rrjedhin gjak ose në qoftë se gjaku shihet me sy në urinën tuaj. Në këtë rast duhet të vizitoheni pa vonesë nga mjeku.

Pages: 1 2