Testi i Ovulacionit

Nëse dëshironi që të mbeteni shtatzënë, një kalendar ovulimi mund të ju ndihmojë që të përcaktoni kohën më të mirë për të provuar për një fëmijë.

Ovulimi i referohet lirimit të vezës nga vezoret e gruas, dhe ka tendencë që të ndodhë rreth 14 ditë përpara periodës tuaj pasardhëse. Ju jeni më pjellor përgjatë kohës së ovulimit. Ndërkohë që veza mbijeton vetëm për 24 orë pasi është liruar, sperma zakonisht jeton brënda traktit gjenital femëror për rreth 3 ditë (dhe ndonjëherë për mbi 5 ditë). Kjo nënkupton që sperma e depozituar në traktet gjenitale shumë ditë përpara ovulimit mund të jetë gjallë dhe mund të fekondojë vezën në momentin kur ajo lëshohet.

Ndiqni këto hapa për të parë kalendarin tuaj të ovulimit dhe për të zbuluar se kur jeni më fertil.

1. Vendosni datën e ditës së parë të periudhës së menstruacioneve tuaja të fundit.

/ / DITA/MUAJI/VITI

Dita e para e menstruacioneve tuaja, që është dita e parë e gjakderdhjes, i referohet ditës së parë të ciklit tuaj menstrual.
2. Vendosni kohëzgjatjjen e ciklit tuaj të zakonshëm (në ditë).

ditë

Për të përcaktuar kohëzgjatjen e ciklit tuaj, numëroni numrin e ditëve nga dita e parë e menstruacioneve tuaja (dita 1) deri në ditën e parë të fillimit të menstruacioneve tuaja të ardhshme. Mbani mënd, jo të gjitha femrat e kanë ciklin menstrual 28 – ditor.
Llogaritë Anullo