Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Testimi i glukozës në gjak

Informacion i përgjithshëm

Testi i glukozë-s në gjak mat sasinë e glukozës (sheqerit) në gjak. Glukoza vjen nga ngrënia e karbohidrateve dhe është e pranishme në gjakun tonë si burim energjie. Në mënyrë që trupi ynë të funksionojë normalisht, niveli i glukozës në gjak duhet të jetë brenda një norme të caktuar; kjo normë kontrollohet nga një hormon i quajtur insulinë.

Disa njerëz nuk prodhojnë mjaftueshëm insulinë ose nuk i përgjigjen plotësisht  insulinës që prodhon trupi i tyre. Kjo shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në gjak që është quajtur hiperglikemi. Testi i glukozës në gjak, që është në dispozicion nga mjeku juaj dhe disa farmaci (ose mund të bëhet edhe në shtëpi), është një nga testet më të zakonshme të përdorura për diabet-in.

Diabeti është karakterizuar nga hiperglikemia e vazhdueshme që është e keqe për shëndetin afatgjatë (shihni komplikimet afatgjatë të diabetit, më poshtë). Ekzistojnë tre lloje kryesore të diabetit: tipi 1, tipi 2 dhe diabetit në shtatzëni (diabeti gestational).

Tipi 1 i diabetit

Personat që nuk prodhojnë shumë insulinë, ose prodhojnë shumë pak, kanë tipin 1 të diabetit. Ajo zakonisht zhvillohet përpara moshës 40 vjeçare.

Njerëzit me tipin 1 të diabetit kanë nevojë që të injektojnë insulinë dhe duhet të monitorojnë rregullisht nivelin e glukozës në gjak.

Tipi 2 i diabetit

Tipi 2 i diabetit zhvillohet kur trupi ndalon së prodhuari mjaftueshëm insulinë. Ajo gjithashtu mund të zhvillohet kur trupi juaj bëhet më pak i përgjegjshëm ndaj insulinës që ai vetë prodhon (rezistenca e insulinës). Tipi 2 i diabetit është forma më e zakonshme e diabetit dhe zakonisht prek njerëzit në një moshë të madhe.

Disa njerëz me tipin 2 të diabetit mund të kontrollojnë nivelin e glukozës së tyre në gjak  duke alternuar dietën e tyre me humbjen në peshë. Shumë njerëz do të kenë nevojë që të marrin ilaçe oral-e për të trajtuar tipin 2 të diabetit, dhe disa njerëz do të kenë nevojë për injektim insuline.

Jeni më shumë në rrezik ndaj të zhvilluarit të diabetit të tipit 2 nëse:

  • Jeni nga Azia, nga lindja e Mesme dhe jeni mbi 35 vjeç;

Pages: 1 2 3