Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Testimi i glukozës në gjak

  • Jeni me prejardhje evropiane dhe jeni mbi 40 vjeç;
  • Jeni mbipeshë, sidomos nëse e mbani peshën tuaj të tepërt rreth kyçit dhe nuk ushtroheni rregullisht;
  • Jeni mbi 50 vjeç dhe keni presion të lartë të gjakut;
  • Keni një histori familjare me diabet;
  • Jeni mbi 65 vjeç;
  • Keni patur diabet gjatë shtatzënisë ose i keni dhënë jetë një fëmije me peshë të madhe, që peshon më shumë se 4 kg.
  • Diabeti gestational (diabeti në shtatzëni)

    Diabet-i gestational ndodh kur një grua shtatzënë nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të përballuar nevojat në rritje të trupit të saj gjatë shtatzënisë. Ajo prek rreth 4 deri në 8% të grave shtatzëna, me një rritje të rrezikut tek gratë mbi 30 vjeç dhe me diabet në familje.

    Diabeti gestational nganjëherë mund të kontrollohet me ndryshimet e dietës, por disa gra kanë nevojë për injeksion-e insuline. Gratë, në tremujorin e dytë duhet të kontrollohen në mënyrë rutinore për diabet gestational. Diabeti gestational duhet të zgjidhet vetë pas shtatzënisë, por ekziston një rritje e zhvillimit të rrezikut të diabetit në të ardhmen.

    Simptomat e diabetit:

    • Etje e vazhdueshme;
    • Urinim i shpeshtë;
    • Lodhje;
    • Dobësi;
    • Humbje e madhe peshe (vetëm për tipin 1 të diabetit);
    • Përsëritje e infeksioneve të lëkurës;
    • Infeksione fungale;
    • Shërim i ngadaltë i infeksioneve;
    • Mpirje e duarve dhe këmbëve ose ndjesi shpimi gjilpërash;
    • Vizion i mjegullt ose i paqartë.

    Simptomat e diabetit tip 1 shpesh janë të rënda dhe në përgjithësi çojnë në një diagnostikim të shpejtë. Sidoqoftë, njerëzit me diabet të tipit 2 kanë  në përgjithësi simptoma të buta ose nuk kanë fare simptoma. Shumë nga këto janë të padiagnostikuara dhe nuk e kuptojnë se ata e kanë këtë gjendje.

    Ndërlikimet afatgjata të diabetit

    Nëse diabet-i nuk trajtohet, njerëzit janë në rrezik ndaj të zhvilluarit të komplikacion-eve dhe ndaj pranisë së një sasie të madhe sheqeri në gjak. Prandaj edhe njerëzit duan që niveli i glukozës së tyre në gjak të kontrollohet, veçanërisht nëse ato kanë rrezik ndaj të zhvilluarit të diabetit të tipit 2.

    Pages: 1 2 3