Thonjtë fallco, një burim i rrezikshëm infeksioni

Thonjtë fallco mund të ofrojnë një pamje tërheqëse, të pastër, por në bazë të kërkuesve në SHBA, ato mund jenë një burim i rrezikshëm infeksioni.

Lloje të ndryshme bakteresh dhe myku, të cilat janë të njohura për të shkaktuar një sërë infeksionesh, janë gjetur në duart e tre të katërtave të infermiereve që mbajnë thonj fallco. Baktere të ngjashme janë gjetur në duart e vetëm një të tretave të infermiereve që nuk mbajnë thonj fallco.

Për të reduktuar rrezikun e përhapjes së infeksionit, femrat që pëlqejnë thonjtë fallco duhet të përdorin doreza, veçanërisht kur ato janë në kontakt me njerëz të tjerë.