Tipet e artriteve

Ka më shumë se 150 tipe të ndryshme kondicionesh artritik-e. Shpeshtësia, vendi dhe ecuria e artriteve varion shumë nga një person tek tjetri, por në përgjithësi simptomat përfshijnë dhimbje, ënjtje dhe inflamacion të nyjeve.

“Reumatizma” nuk është një sëmundje specifike, por më shumë si një farë termi për të përshkruar një numër problemesh që prekin nyjet, muskujt ose qelizat e buta të trupit. Fjala reumatizëm shpesh përdoret për të përshkruar edhe osteoartrit-et edhe artritet reumatizmale (AR-artrit reumatoid), si dhe kondicione të tjera si bursit-e, fibrosite, dhimbje mesi, shiatik dhe tendonite.

Format më të zakonshme të artriteve janë osteoartritet, artritet reumatizmale dhe cerma.

Osteoartritet

Osteoartriti është një sëmundje e të lëvizurit që shpesh shoqërohet me moshën, dhe më shumë gjendet tek njerëzit me moshë mbi 60 vjeç, por edhe njerëz më të rinj kanë riskun që të preken nga artriti i gjunjëve. Në osteoartrite, kërc-i mbrojtës (që quhet kartilage) që mbulon fundin e kockave dëmtohet, duke shkaktuar dhimbje meqenëse kockat fërkohen së bashku.

Osteoartriti ndodh shpesh në gjunjë, ije, duar e këmbë. Ndonjëherë dhimbjet e kockave sëmbisin fort, ose osteofitet mund të formojnë në fund të kockave të dëmtuara edhe tipe vertebrash. Në raste të tjera, në nyjet e gishtave formohen gunga kockash, të quajtura gungat e Heberden-it ose gungat e Bouchard-it.

Të qenit mbipeshë është një faktor rreziku i dokumentuar për osteoartritet në nyjet që mbajnë peshën e trupit të njeriut siç janë gjunjët dhe ijet. Humbja në peshë mund të reduktojë në mënyrë sinjifikative shansin e zhvillimit të osteoartriteve të gjunjëve dhe mund të pakësojë dhimbjen e gjunjëve tek njerëzit që paraqesin këto kushte.

Artritet reumatizmale

Pages: 1 2 3