Trajtimet e të ftohurës

Asgjë nuk mund ta kurojë të ftohurën, por trajtimet mund të lehtësojnë simptomat e pakëndshme.

Një nga simptomat e të ftohurës është kongjestion-i i hundës. Kongjestioni i hundës ngushton enët e gjakut në hundë dhe redukton rrjedhjen e plazma-s nga gjaku deri në hundë, ku ajo shkakton kongjestionin.

Kongjestioni hundor

Kongjestioni hundor, që vjen në formën e sprajit hundor, përfshin oxymetazoline dhe ksilometazoline. Ekzistojnë një sërë markash, që përmbajnë një nga këto përbërës. Ato nuk duhet të përdoren për më gjatë se 5 ditë, pasi bllokimi mund të ndodhë si rezultat i tejkalimit të përdorimit të kongjestionit hundor.

Kongjestioni oral

Tabletat e kongjestionit, që përfshijnë pseudo-ephedrin, ndihmojnë në tharjen e rrjedhjes së hundëve, por mund të shkaktojnë nervozizëm dhe insomnia (pagjumësi), veçanërisht tek fëmijët.

Duhet t’i shmangni këto produkte, nëse keni presion të lartë të gjakut, probleme të zemrës, hipertiroidizëm, diabet ose mospërmbajtje urinar-e. Duhet gjithashtu t’i shmangni, nëse luani në një nivel kombëtar ose ndërkombëtar. Nëse kombinohet me antihistaminat, p.sh. formulat gjatë ditës dhe natës, duhet të kini kujdes gjatë konsumimit të pijeve ose të dhënit të makinës.

Inhalacioni

Inhalacion-i, gjithashtu mund të ndihmojë në lirimin e kongjestionit. Këto përfshijnë përdorimin e vajrave si mente dhe kamfor dhe produktet e inhalimit me avull. Megjithatë, mundohuni të shmangni vajrat dhe avullin tek fëmijët.

Kombinimi i produkteve

Duhet të tregoheni të kujdesshëm, që çdo kombinim produkti për fëmijët nën 12 vjeç të mos përmbajë aspirinë. Ekzistojnë lloje të ndryshme të kombinimeve të produkteve:

    • Kongjestioni dhe paracetamol ose ibuprofen – është një kombinim i dobishëm, nëse keni temperaturë të lehtë dhe dhimbje muskujsh, por është e rëndësishme që të mos merrni doza të tepruara të paracetamolit;

Pages: 1 2