Trajtimi i herpesit gjenital

Herpesi gjenital është një infeksion viral që kryesisht prek lëkurën përreth zonës tuaj gjenitale, të cilën ju mund të bartni gjatë marrëdhënieve seksuale, duke përfshirë edhe seksin oral me një person të infektuar.

Në momentin që infektoheni me virusin e herpesit gjenital, ajo qëndron përgjithmonë në trupin tuaj. Shpeshherë herpesi gjenital ripërsëritet. Njerëz të tjerë nuk kanë fare simptoma dhe as nuk janë në dijeni se ato e kanë virusin në trupin e tyre. Kështu që është e mundur për të transmetuar virusin tek partnerët edhe nëse ju nuk keni simptoma.

Nëse ju keni plagë në zonën tuaj gjenitale ose në zonën anale, pyesni mjekun tuaj në mënyrë që të mund t’ju testojë për herpes gjenital duke përdorur një provëz të marrë në pjesën e lënduar dhe shpeshherë nëpërmjet test-it të gjakut.

Mjeku juaj gjithashtu mund t’ju japë këshilla sesi të mund të menaxhoni jetën tuaj seksuale në mënyrë të sigurt kur ju keni herpes gjenital. Risigurojuni që herpesi gjenital të jetë në gjendje të zakonshme–dhe mos u ndjeni në siklet për të shkuar për kontroll tek mjeku juaj.

Deri më tani nuk ekziston asnjë kurë për herpesin gjenital, por ilaçet antivirale janë të pranishme me recetë nga mjeku juaj për t’ju ndihmuar në trajtimin ose parandalimin e virusit. Ilaçet antivirale ndalojnë virusin e herpesit nga shumëfishimi. Ato duhet të fillohen sa më shpejt, që nga momenti i shfaqjes së simptomave ose ato mund të merren në mënyrë të vazhdueshme për të reduktuar mundësinë e ripërsëritjes së virusit.

Trajtimi episodik i përhapjes së herpesit gjenital

Trajtimi episodik i herpesit gjenital përfshin marrjen e një sërë tabletash antivirale, që duhet të fillohen sa më shpejt që të vihen re simptomat e para, si p.sh. skuqja e lëkurës në pjesën gjenitale. Trajtimi episodik bën që simptomat të jenë më pak të rënda dhe të qëndrojnë për një kohë më të shkurtër.

Trajtimi terapeutik për herpesin gjenital

Pages: 1 2