Trajtimi i insomnia-s (pagjumësisë)

Pilulat e gjumit klasifikohen nga farmacistët si ilaçe që mund të jepen vetëm me recetë. Disa prej tyre janë të kufizuara në vlefshmërinë e tyre sepse kanë rrezik për overdozë ose varësi dhe kërkohet këshillim përpara përdorimit.

Ndërkohë që ilaçet e gjumit mund të ndihmojnë për insomnia-n, ato janë përgjithësisht të rekomanduara për afate të shkurtra përdorimi.

Benzodiazepinat dhe jo benzodiazepinat

Në të quajturat klasa hipnotike të ilaçeve, që përdoren për të trajtuar insomnian, përfshihen benzodiazepinat dhe jo-benzodiazepinat. Mjekët rekomandojnë që këto tipe ilaçesh, të përdoren vetëm për periudha afatshkurtra, jo çdo ditë dhe për më pak se 2 javë.

Shembuj të benzodiazepina-ve janë temazepam (Temaze, Normison), nitrazepam (Mogadon, Alodorm) dhe triazolam (Halcion). Jo-benzodiazepinat përfshijnë zopiclone (Imovane, Imrest) dhe zolpidem (Stilnox, Dormizol). Zolpidem dhe zopiclone tentojnë të shkaktojnë pushim më të gjatë në mëngjes, krahasuar me benzodiazepinat.

Disa ilaçe hipnotike mund të shoqërohen me sjellje potencialisht të rrezikshme të lidhura me gjumin, si ecja në gjumë, dhënia e makinës në gjendje gjumi dhe sjellje të tjera të rrezikshme.

Melatonina

Melatonina është një hormon natyror që nxit gjumin. Ilaçet që përmbajnë melatoninë (tableta Circadinë), mund të jepen me recetë për njerëzit me moshë 55 vjeç e lart për trajtimin e pagjumësisë. Melatonina mund të ndihmojë në arritjen e gjumit, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe përmirësimin e ngritjes në mëngjes. Ajo nuk duhet të përdoret më shumë se 13 javë në mënyrë të vazhdueshme.

Anti-histaminat sedative

Antihistaminikë sedativë jepen nga farmacistët duke përshirë edhe diphenhydraminë (Snuzaid, Unisom SleepGels), doksilaminë (Dozile, Restavit) dhe prometazin (Phenergan).

Edhe pse këto ilaçe mund të jenë efektive, ato nuk duhet që të përdoren në mënyrë të vazhdueshme për më shumë se 5 ditë, sepse toleranca për to zhvillohet shumë shpejt. Ato tregtohen në paketa që përmbajnë një numër ilaçesh vetëm për një javë.

Pages: 1 2