KancerProstateTrajtime

Urolog-u dhe onkolog-u që ndjekin rastin tuaj do t’ju këshillojë trajtimin më të mirë pasi të kenë marrë në konsideratë moshën, shëndetin e përgjithshëm dhe shkallën e kancer-it të prostatës (prostata) suaj. Efektet anësore që ju jeni përgatitur për të pranuar janë gjithashtu të rëndësishme.

Mjekët mund t’ju rekomandojë survejimin aktiv, që do të thotë që ju nuk keni trajtim të menjëhershëm, por kanceri juaj monitorohet në mënyrë aktive. Nëse keni trajtim, juve mund t’ju ofrohet një lloj trajtimi ose një kombinim trajtimesh. Kirurgji-a, radioterapi-a ose terapia hormonale mund të përdoren.

Mbikqyrja aktive

Vëzhgimi aktiv do të thotë që mjeku juaj nuk rekomandon asnjë trajtim ose e shtyn atë, por do të monitorojë nga afër kancerin me kontrolle të rregullta.

Ndërkohë që nuk ka asnjë protokoll standard për mbikqyrjen aktive, ajo në përgjithësi përfshin:

  • Testim të shpeshtë të antigjen-it specifik të prostatës PSA (Prostate Antigen Specific), çdo 3-6 muaj;
  • Ekzaminim digital rektal (DRE);
  • Biopsi-të e vazhdueshme për të monitoruar rritjen e kancerit.

Mospasja e një trajtimi të menjëhershëm mund të jetë një alternativë nëse kanceri është i vogël (vëllim i ulët) dhe i ngadaltë në rritje (klasë e ulët).

Survejimi aktiv mund të sugjerohet për burrat mbi 50 vjeç, burra që mund të kenë trajtim, por dëshirojnë të shmangin efektet anësore. Ai mund të jetë një alternativë e mirë në qoftë se efektet e mundshme anësore të trajtimit do të kenë më shumë ndikim në jetën e tyre sesa vetë kanceri. Ju gjithmonë mund të ndryshoni mendjen tuaj dhe të keni trajtime të mëvonshme. Nëse kanceri fillon të rritet, trajtimi zakonisht është ende i mundur me një normë shërimi të mirë.

Jetesa me një kancer të patrajtuar mund t’ju bëjë që të ndiheni të shqetësuar. Ju mund të gjeni të dobishme për të biseduar me urologun tuaj ose onkologun apo të kontaktoni në spital punonjësin social.

Kirurgjia

Pages: 1 2 3 4 5 6 7