KancerProstateTrajtime

Doktori mund t’ju sugjerojë kirurgjinë, nëse ju keni kapur herët kancerin e prostatës, jeni në formë për kirurgjinë dhe shpresoni që të jetoni më gjatë sesa 10 vjet. Ekzistojnë lloje të ndryshme kirurgjish për kancerin e prostatës.

Prostatektomia radikale

Prostaktomi-a radikal-e është heqja e gjithë gjëndrës së prostatës, pjesë e uretrës dhe fshikëzës seminale që janë afër gjëndrave.

Kjo kirurgji, zakonisht bëhet nëpërmjet një prerjeje 10–12 cm në pjesën e barkut. Pas heqjes së prostatës, uretra mashkullore ribashkohet në fshikëz. Ju do të keni nevojë për të qëndruar në spital për 3–7 ditë për shërim. Një tub i hollë do të përdoret për të mbledhur urinën dhe ju do të keni nevojë për një kateter për 6–14 ditë pas kirurgjisë.

Ju mund të keni disa efekte anësore nga kirurgjia. Në varësi të punës dhe jetesës, ju do të jeni në gjendje për tu kthyer në aktivitetin normal brenda 4–6 javëve. Pjesa më e madhe e meshkujve mund ti rikthehen ngarjes së makinës brenda disa javëve, por duhet të shmangnin peshat e rënda për 6 javë.

Efektet anësore të kirurgjisë

Kirurgjia mund të shkaktojë disa ose të gjitha nga efektet anësore të mëposhtme:

  • Kontrolli i fshikëzës – Një prostektomi radikale mund t’ju shkaktojë vështirësi në kontrollin e fshikëzës tuaj.  E njohur si mosmbajtje urinare, kjo gjendje zakonisht përmirësohet brenda një viti pas kirurgjisë. Përparimet në teknikat kirurgjik-ale i kanë bërë të pazakonshme problemet e mëdha të kontrollit të urinës. Ekzistojnë ndihma dhe ushtrime për këtë problem dhe mund të jetë e dobishme për të frekuentuar një fizioterapi-st sa më shpejt të jetë e mundur pas operacionit tuaj.

 

Nëse ju keni një urinë të mjegullt ose vini re ndryshime të tjera gjatë urinim-it, duhet të flisni me doktorin tuaj. Ju mund të keni një infeksion urinar.

  • Dëmtimi i nervave – Nervat dhe muskujt e nevojshëm për ereksion dhe kontroll të fshikëzës janë afër prostatës. Ato mund të dëmtohen përgjatë kirurgjisë, duke shkaktuar probleme.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7