KancerProstateTrajtime
  • Disfunksioni erektil – Rreth 50% e meshkujve përjetojnë probleme të impotencës. Farat radioaktive të përkohshme kanë shanset më të ulëta të shkaktimit të problemeve të ereksion-it, krahasuar kjo me trajtimet e tjera.
  • Trajtime të tjera

    Trajtimet me ultratingull me intensitet të lartë (HIFU) dhe krioterapi janë opsione të trajtimit të kancerit të prostatës. HIFU shkatërron qelizat kanceroze duke përdorur ngrohtësinë dhe krioterapi-a shkatërron qelizat duke i ngrirë ato. Shumica e gjëndrave të kancerit i rezervojnë këto trajtime për pacientët të cilët nuk duan të bëjnë kirurgjinë ose radioterapinë, ose që nuk janë të përshtatshëm për këto trajtime.

    Terapia hormonale

    Kanceri i prostatës ka nevojë për rritjen e hormoneve mashkullore, testosteron-it. Duke ngadalësuar prodhimin e testosteronit mund të ngadalësohet rritja e kancerit. Ky trajtim quhet trajtimi hormonal.

    Trajtimi hormonal nuk do ta shërojë kancerin e prostatës. Ai mund të ndihmojë me simptomat të shkaktuara nga përhapja e kancerit. Ai do ta vendosi kancerin në një lehtësim të përkohshëm. Ky trajtim zakonisht është dhënë për disa javë përpara radioterapisë dhe mund të vazhdojë pas radioterapisë për të rritur efektivitetin e trajtimit.

    Injektimi hormonal

    Injeksionet e gonadotropina-ve (LHRH) janë përdorur për të kontrolluar prodhimin e testosteroneve. Ato nuk do të kurojnë kancerin por shpesh do të zvogëlojnë për vite rritjen e tij.

    LHRH shpesh është dhënë si një injeksion mujor, 3 mujor ose 6 mujor. Trajtimi mundet gjithashtu të jepet në intervale të parregullta në bazë të nevojave të pacientit. Kjo përqasje mund të ndihmojë në lirimin e efekteve anësore të shkaktuara nga trajtimi.

    Trajtimi hormonal nëpërmjet kirurgjisë

    Pjesa më e madhe e meshkujve zgjedhin injeksionet e LHRH-së në vend të kirurgjisë, megjithatë është gjithashtu e mundur për të zvogëluar nivelet e testosteronit duke larguar testet. Këto lloje kirurgjish qe lidhen me orkeotomi-në janë të pazakonshme, por ato ofrojnë një zgjidhje të përkohshme.

    Pages: 1 2 3 4 5 6 7