KancerProstateTrajtime
  • Orkeotomi – Largimi i testikujve. Pas kirurgjisë, një protezë plastike mund të vendoset në skrotum për të ruajtur formën.
  • Sub kapsular orkeotomi –  Largimi vetëm i pjesës së brendshme të testikujve. Kjo nuk kërkon protezën.
  • Efektet anësore të terapisë hormonale

    Terapia hormonale mund të shkaktojë efekte anësore për shkak të nivelit të ulët të testosteronit. Kjo përfshin lodhjen, problemet e ereksionit, mungesën e nevojës seksuale, marrjen e peshës, ndjeshmërinë e gjirit, depresion-in dhe humbjen e fortësisë së muskujve. Këto efekte anësore janë shumë sinjifikative, por doktori juaj do t’ju ndihmojë për të minimizuar impaktin.

    Terapia hormonale është gjithashtu e njohur edhe si terapia e privimit androgjenë (ADT).

    Trajtimi paliativ

    Trajtimi paliativ ndihmon për të përmirësuar cilësinë e jetës së njerëzve nëpërmjet zbutjes së simptomave të kancerit, pa u përpjekur për të kuruar sëmundjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit me kancer të avancuar.

    Trajtimet e tjera janë më shumë të bazuara në lehtësimin e dhimbjeve dhe përhapjen e kancerit, por ajo gjithashtu përfshin menaxhimin e simptomave të tjera fizike dhe emocionale. Trajtimi mund të përfshijë kemioterapinë, radioterapinë ose medikamente të tjera.

    Pages: 1 2 3 4 5 6 7