Trajtimi i kancerit të qafës së mitrës

Shumë vite të trajtimit të pacientëve me kancer dhe testimit të trajtimeve në klinika, kanë ndihmuar mjekët të dinë se çfarë është e mundshme për të funksionuar për një lloj dhe fazë të veçantë kanceri. Mjeku juaj do t’ju këshillojë për trajtimin më të mirë për kancerin tuaj. Kjo do të varet nga rezultatet e test-eve tuaja, ku kanceri ekziston dhe nëse ai është i përhapur, moshën tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm dhe atë që ju dëshironi.

Trajtimet për kancerin e qafës së mitrës përfshijnë kirurgjinë, kemioterapinë, radioterapi-në ose një kombinim të këtyre trajtimeve.

Cone biopsia

Disa lloje të hershëm të kancerit të qafës së mitrës, mund të trajtohen me Cone biopsi-a. Megjithatë, kujdesi i madh është i nevojshëm për t’u siguruar, që të gjitha qelizat e kancerit janë larguar, kështu që margjinat e indeve të hequra janë ekzaminuar me kujdes. Shumica e grave që bëjnë Cone biopsi, nuk do të kenë efekte anësore afatgjatë.

Histerektomia

Histerektomi do të thotë heqje e uterus (mitra) me kirurgji.

Ekzistojnë dy lloje histerektomie:

  • Histerektomi e përgjithshme, në të cilën uterusi, që përfshin qafën e mitrës është hequr;
  • Histerektomi radikal-e, në të cilën uterusi, qafa e mitrës, ligament-et mbështetëse dhe pjesa e sipërme tek vagina janë hequr. Vezoret zakonisht nuk janë hequr tek gratë që akoma kanë perioda. Autopsi në nyja limfatike gjithashtu mund të bëhet gjatë një histerektomie radikale për kancerin e qafës së mitrës.

Për të dyja llojet e histerektomisë, do të keni nevojë për një anestezi të përgjithshme.

Histerektomia radikale është një operacion më i gjatë dhe merr më shumë kohë për shërim.

Kur të zgjoheni pas kirurgjisë, do të keni në zonën e caktuar shumë tuba. Ju do të keni një pikatore intravenoz-e, që do t’ju japë lëngje dhe ilaçe. Në legenin tuaj, mund të keni një tub, për disa ditë. Gjithashtu, do të keni një kateter, të vënë në fshikëzën tuaj për të larguar tharjen e urinës. Pasi të përmirësoheni nga operacioni, këto tuba do të hiqen.

Pas operacionit

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10