Trajtimi i ri kundra kancerit: Doktorët janë entuziastë

Pjesa më e madhe e produkteve farmaceutike dhe trajtimeve kundër kancerit janë helme, të dizenjuara për të sulmuar, me shpresën për të vrarë qelizat kancerogjene, ose të paktën për të ndaluar rritjen e tyre.

Por shumica e këtyre trajtimeve sulmojnë jo vetëm qelizat kancerogjene por dhe qelizat e shëndetshme. Kështu që njerëzit që përdorin medikamente shpesh vuajnë nga efekte anësore të tmerrshme, për të mos përmendur rrënimin që vetë kanceri është duke shkaktuar. Ata dobësohen dhe humbin fuqinë, flokët dhe ngjyrën e lëkurës.

Evolucioni në terapitë e trajtimit të kancer-it tashmë po ndodh. Ky trajtim quhet “Terapia e targetuar molekulare”. Ai konsiston në përdorimin e ilaçeve që janë të dizenjuara në nivelin molekular të qelizës, për të sulmuar dhe vrarë vetëm qelizat kancerogjene të një lloji specifik kanceri. Këto medikamente prodhohen posaçërisht për të njohur molekula specifike, që janë unike të një lloji të caktuar kanceri.

Medikamenti model (udhëzues) është Glivec ose ndryshe STI571. Ai është aktiv kundër një forme relativisht të rrallë leuçemie (leukemi) – leuçemia kronike mielomike, e cila karakterizohet nga prodhimi i tepërt i qelizave të bardha. Çdo vit, rreth 7000 amerikanë diagnostikohen me këtë sëmundje.

Doktorët janë tejet entuziastë dhe shpresojnë se ky trajtim do të shërbejë si model për prodhimin e medikamenteve të tjera për të kuruar këtë kancer që prek me mijëra njerëz. Vetëm këtë vit 1.3 milionë amerikanë, besohet se do të diagnostikohen me kancer.

“Rëndësia e këtij trajtimi nuk mund të jetë më e  madhe se kaq. Një shënjestër specifike, një medikament i dizenjuar specifikisht për shënjestrën, qelizën e kancerit. Ky është agjenti më efektiv kundër një sëmundjeje”, thotë Paula  Bunn, presidentja e zgjedhur e Shoqatës Amerikanë të Onkologji-së Klinik-e. Ajo shton se kjo është reale, jo fjalë në ajër.

Medikamentet e dizenjuara

Dr. Brian Druker, drejtor i Programit të Leuçemisë në Universitetin e Shkencave të Shëndetit në Oregon, Portland, është shkencëtari kryesor në projektin kërkimor, i cili po zhvillohet nga Novartis Farmaceutics.

Pages: 1 2 3