Urtikaria është një skuqje e kruajtshme, e karakterizuar nga një ngritje e vogël mbi sipërfaqen e lëkurës. Urtikaria zakonisht shkaktohet nga një alergji ndaj një substance të caktuar, p.sh. ndaj një ushqimi ose mjekimi të caktuar.

Shmangia e shkaqeve të njohura

Është e rëndësishme të shmangni çfarëdolloj shkaku të njohur ose dyshues që shkakton urtikarie-n. Ndërkohë që shpesh është i mundur përcaktimi i shkakut të urtikaries akute – urtikaria që zgjat me orë, ditë ose disa javë. Shkaku i urtikaries kronike, që zgjat më shumë sesa 6 javë, dhe mund të zgjasë me muaj ose vite, shpeshherë është i panjohur.

Mos filloni një dietë përjashtimi derisa shkaku kryesor i shkaktimit të jetë konfirmuar. Salicilitet, gjenden jo vetëm në aspirinë por edhe në fruta dhe ushqime të caktuara.

Antihistaminikët oral

Antihistaminikë-t oral përbëjnë zakonisht trajtimin kryesor për urtikarien. Ato mund të lirojnë kruarjen dhe të kontrollojnë skuqjen në pjesën më të madhe të njerëzve. Preferohen antihistaminat jo-sedative, sepse ato janë efektive, kanë pak efekte anësore dhe zakonisht nuk shkaktojnë marrje mendsh.

Antihistaminikët sedativë (lloji që ju sjell marrje mendsh) duhet të përdoret vetëm nëse kruarja është shumë e fortë dhe qetësimi do të jetë i dobishëm (p.sh. gjatë natës). Është shumë e rëndësishme që ju të jeni në dijeni për efektet sedative dhe ndaj rrezikut të dhënies së makinës gjatë marrjes së këtyre ilaçeve.

Përgatitjet anti-kruarje

Aplikimi i locioneve dhe kremrave anti-kruarje, siç është locioni kalamin mund të sjellë qëtësim. Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për këshilla.

Mjekimet e përdorura për urtikarien e rëndë

Injeksioni i antihistaminikëve është kërkuar për të trajtuar urtikarien e rëndë, që përfshin qepallat e syve dhe buzët. Mjekimet me kortikosteroide janë përdorur për të trajtuar rastet më të rënda sesa urtikaria. Kortikosteroidet orale mund të ndihmojnë për ënjtjen, kruarjen dhe skuqjen.

Pages: 1 2