Transmetimi i herpesit gjenital

Virusi i herpesit mund të përhapet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë, veçanërisht gjatë kontaktit intim seksual. Kjo përfshin puthjen, seksin oral dhe kontaktin me organ-et gjenitale ose anus-in. Virusi i herpesit shpeshherë mund të transmetohet edhe nëpërmjet një prerje të lëkurës.

Virusi i herpesit shpeshherë është përhapur nëpërmjet një shpërthimi të plagë-ve të lëkurës. Megjithatë, edhe kur nuk ka simptoma, virusi i herpesit mund të jetë prezent në lëkurë dhe mund të transmetohet tek njerëzit e tjerë që janë në kontakt të ngushtë me personin e infektuar.

Terminologji-a mjekësore për virusin që çlirohet nga sipërfaqja e lëkurës është quajtur përhapje virale. Përhapja virale mund të ndodhë me simptoma (herpes simptomatik) dhe pa simptoma (herpes asimptomatik). Ju mund të mos jeni ose viheni në dijeni se përhapja virale është duke ndodhur. Virusi nuk mund të përhapet kur është inaktiv. Nuk ka asnjë mënyrë për t’a ditur nëse virusi i herpesit është aktiv nëse nuk ka simptoma.

Ju nuk mund ta merrni herpesin gjenital duke ndarë gota me njëri tjetrin, peshqir ose nëpërmjet ndenjësve të tualetit.

A e kam marrë unë herpesin nga partneri im aktual?

Herpesi i tanishëm nuk është marrë domosdoshmërisht nga partneti aktual. Disa njerëz me herpes, për herë të parë mund të mendojnë se ato e kanë marrë herpesin nga partneri i tyre i kohëve të fundit (aktual). Megjithatë, për shkak se herpesi mund të rindodhë, ai mund të jetë marrë edhe nga një kontakt seksual i së shkuarës. P.sh. ju mund ta keni marrë herpesin nga një partner i së shkuarës dhe t’a transmetoni atë tek partneri aktual nëpërmjet përhapjes virale.

Shpesh është e vështirë për të identifikuar se nga është marrë infeksioni. Personi që mund t’jua ketë kaluar juve, mund të mos jetë fare në dijeni për bartjen e herpesit, pasi ato asnjëherë nuk kanë patur simptoma. Kërkimet kanë sugjeruar se është e mundur për të transmetuar herpesin e llojit 2 tek një partner, edhe nëse vetë personi nuk është duke përjetuar simptoma.

A e kaloj unë herpesin tek fëmija im gjatë shtatzënisë?

Pages: 1 2 3