Emërtimi

  • Travilan Dr.Pd.Inj. 500 mg /flakon (IM)
  • Travilan Dr.Pd.Inj. 1 g/flakon (IM)
  • Travilan Dr.Pd .Inj 1 g/flakon (IV)
  • Travilan PD.Sol.Inf. 2 g/flakon

Përbërja

  • Çdo flakon 500 mg përmban 500 mg Ceftriaksone
  • Çdo flakon 1 g përmban 1 g Ceftriaksone
  • Çdo flakon 2 g përmban 2 g Ceftriksone

Indikime

Ceftriaxon indikohet për trajtimin e infeksione të mëposhtme kur dihet që shkaktohet nga një ose më shumë mikro-organizma (shih pikën 5.1)dhe kur kërkohet terapi parentale:

Pneumoni, septikemi (sepsis), meningjit, bone, infeksion i lëkurës ose indeve të buta, infeksione tek pacientët neutropeni-k, Gonorre-a.

profilaksi peri-operative të infeksioneve të lidhura me ndërhyrjet kirurgjik-ale.

Dozimi dhe mënyra e subministrimit

Travilani administrohet si injeksion intramuskular (I.M), injeksion intravenoz (I.V) ose si infusion intravenoz. Doza dhe mënyra e administrimit variojnë nga shkalla e infeksionit, ndjeshmëria e organizmit shkaktar të infeksionit dhe gjendjes së pacientit.

Të rriturit dhe fëmijet mbi 12 vjeç: Doza standarte është 1 g në ditë. Në infeksione të rënda 2-4 g në ditë, e marrë si dozë e vetme çdo 24 orë.

Koha e terapisë varion në bazë të ecurisë së sëmundjes. Si çdo terapi me antibiotikët edhe trajtimi me Travilan, duhet të vazhdojë 48-72 orët e ardhëshme pas përmirësimit të pacientit.

Në raste e gonorre-së akute duhet të subministrohet një dozë 250 mg intramuskulare. Nuk rekomandohet administrimi simultan i probenecid.

Ne profilaksinë peri-operative zakonisht rekomandohet 1 g si injeksion i vetëm muskular ose intravenoz në ndërhyrje kolo-rektal-e 2 g  në rrugë intramuskulare, si injeksion i ngadaltë ose infuzion i ngadaltë intravenoz, i shoqëruar me një agjent kundër baktereve anaerobike.

Nuk është i nevojshëm modifikimi i dozave në pacientë të moshuar nëse funksionet renal-e dhe hepatike janë normale.

Të porsalindurit dhe fëmijët deri në 12 vjeç: Dozat e mëposhtme rekomandohen një herë në ditë.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8