Përdorimet

Të gjitha format e parkinsonizmit (sëmundja Parkinson); si mjet ndihmës gjatë mjekimit me levodopa; tek çrregullimet ekstrapiramidal-e të shkaktuara gjatë medikimit me barna që veprojnë në sistemin nervor qendror.

Kundërpërdorimet

Pacientët me mbindjeshmëri në bar, retension i patrajtueshëm i urinës, glaukoma këndngushtë, obstruksion intestinal.

Efektet anësore

Marrje mendsh, tharje e gojës, turbullim i të parit, konstipacion, aritmi kardiake, retension i urinës, tension intraokular i rritur, ekzantemë, halucinacion, parotit supurativ (në raste të rralla), ileusi paralitik.

Dozimi

Në fillim 1 mg në ditë, doza rritet gradualisht; doza mbajtëse është 5-15 mg në ditë, në doza të ndara.

Format farmaceutike dhe dozat

Tableta: 1 mg, 2 mg, 5 mg.