Tru i majtë apo tru i djathtë? Kontrolloni celularin

Kërkuesit kanë gjetur se ana e kokës suaj, që ju zgjidhni për të mbajtur celularin, tregon nëse jeni dominant në anën e djathtë apo të majtë të trurit.

Rezultatet nga 700 persona, në një vëzhgim në lidhje me përdorimin e celularëve, kanë treguar një korrelacion mjaft të madh për dominancën dhe dëgjimin e njerëzve që përdorin celularë. Njerëzit që mbajnë celularin në të djathtë, janë me tru të majtë dominant dhe e kundërta.

Dikush që është dominant me tru nga ana e majtë, thuhet se është më shumë logjik, analitik dhe objektiv, ndërsa dominantët e djathtë, janë më shumë mendimtarë, intuitivë dhe subjektivë.

Më shumë se 70% e njerëzve, e mbajnë celularin në anën në të cilën kanë dhe dorën dominante, kanë pohuar kërkuesit nga Henry Ford Hospital, Detroit. Ata studiuan se shumë njerëz e mbajnë celularin në veshin e djathtë.

“Kjo praktikë duket jologjike për faktin se ka një ndryshim nga dëgjimi me veshin e djathtë, ndërsa shënimet mbahen po me dorën e djathtë”, thanë kërkuesit në një poster të prezantuar në një konferencë të otorinolaringologji-së në San Diego.

Megjithatë, gjetjet e tyre sugjeruan, se mbajtja e celularëve ishte e pritshme nga dominanca hemi-sferike, edhe pse problemet me dëgjimin “ndikojnë në preferencat në të dëgjuar” për përdorimin e celularëve, thanë ata.

Gjetjet e studimit patën implikime të ndryshme, përfshirë atë që të dhënat e ofruara shtesë, treguan që mund të mos ketë lidhje midis përdorimit të telefonave dhe tumor-eve të trurit, kokës dhe qafës.

Bashkautori në studim Dr. Michael Seidman tha se “nëse do të kishte ndonjë lidhje të fortë, atëherë do të kishte shumë njerëz të diagnostikuar me kancer në anën e djathtë të trurit, kokës dhe qafës”.

Një aplikim tjetër nga ky punim, ishte se u bë e mundur që të zhvillohej një opsion më i thjeshtë dhe me më pak kosto për të përcaktuar anën e trurit, ku ndodh gjuha dhe e folura, krahasuar me metodën e përdorimit të test-it Wada që përfshin injektim-in e anestezikut në arterie-n karotid-e.